Zelensky: Lehtësimi i sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës ruse nuk ndihmon për paqen
Gjatë një vizite në Francë, Presidenti ukrainas Volodymyr ...

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbisë i kërkohet të bëjë zgjedhje të qarta strategjike në rrugën e saj evropiane, pasi Beogradi bleu raketa balistike supersonike nga Kina.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se “kjo përfshin shmangien e varësive strategjike që nuk janë në përputhje me këtë qëllim”.
Zëdhënësi shtoi se “një rrugë e besueshme evropiane nënkupton përkushtim ndaj stabilitetit rajonal dhe një mirëkuptim të përbashkët për sfidat e sigurisë me të cilat përballet kontinenti ynë”.
Të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranoi se vendi i tij ka blerë nga Kina raketa CM-400 me fuqi të madhe shkatërruese, duke nxitur reagime nga vendet fqinje.
Me këtë blerje, Serbia u bë vendi i parë, pas Pakistanit, që siguroi nga Kina raketa CM-400.
Sipas regjistrave të armëve, të disponueshëm ndërkombëtarisht, Serbia është i vetmi vend në Evropë që i zotëron ato, ndërsa është i rrethuar nga shtete anëtare të NATO-s.
NATO nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.
Ndërkohë, Andrej Pllenkoviq, kryeministri i Kroacisë, e cila është anëtare e përhershme e aleancës ushtarake, njoftoi se do t’i njoftojë për këtë edhe anëtarët e tjerë të NATO-s.
“Do të bisedojmë me partnerët tanë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe do t’i paralajmërojmë për këtë lloj armatimi që është një risi në arsenalin e ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq të enjten.
Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i tha të premten Radios Evropa e Lirë se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndrojnë, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende.
“Blerjet nga Rusia dhe Kina janë bërë që disa vite dhe vazhdojnë të bëhen, pra nuk lidhet me ndonjë kërcënim aktual për Serbinë…asnjë shtet fqinj i Serbisë në asnjë rast nuk ka shfaqur ndonjë qëllim agresiv apo sulmues në raport me Serbinë”, theksoi Maqedonci.
Ai shtoi se Serbia është “ajo e cila shfaq pretendime territoriale ndaj Kosovës”.
Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).
Ndaj kësaj blerjeje të Serbisë ka reaguar kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, i cili paralajmëroi se për këtë çështje do të diskutojë me aleancën e NATO-s.
Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.
Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.
Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë./ Rel
Gjatë një vizite në Francë, Presidenti ukrainas Volodymyr ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Sekretari i Mbrojtjes i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, P...
Analistët thonë se konflikti në Lindjen e Mesme mund të je...
Dy diplomatë të Iranit kanë kërkuar azil politik në vendet...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot në një intervi...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një përjashtim të përkoh...
Një avion ushtarak amerikan Boeing KC-135 Stratotanker u r...
Një ish-reper ka fituar zgjedhjet parlamentare në Nepal dh...
Presidenti amerikan Donald Trump, në një aktivitet në Shtë...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se su...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas sulmit ...
Në përgjigje të ftesës nga Presidenti turk Rexhep Tajip Er...
Anija kozmike Van Allen Probe me peshë më shumë se 600 kg ...
Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë tha s...
Lufta SHBA-Izrael me Iranin ka treguar qartë në mënyrë të ...
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoft...
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është...
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë fjalës...
Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në një s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...