Zjarr masiv në Spanjë/ Evakuohen 1,500 banorë
Një zjarr masiv në verilindje të Spanjës u përhap me s...

Diskutimi sapo është ndezur: A është e mundur që qytetarët rusë si turistë të bëjnë pushime në Spanjë apo Francë, në një kohë që ushtria ruse në Ukrainë vret mijëra gra dhe fëmijë? Në asnjë mënyrë mendojnë gjithnjë e më shumë vetë në BE.
Vërtet, vendet e hapësirës Shengen duhet t'ua mohojnë rusëve vizat turistike deri në një moment tjetër. Të paktën për sa kohë që Moska mban të pushtuara pjesë të Ukrainës. Pasi deri më tani miliona rusë e mbështesin luftën, ose bëjnë sikur ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë pushtim me armë. Atyre u duhet bërë e qartë, se kështu ata nuk janë të mirëpritur në Europë.
Për shumë moskovitë ndoshta është normale të shijojnë jetën në kafene e restorante në një kohë që bashkëvendasit e tyre i lyejnë duart me gjak, po në botën e civilizuar kjo nuk është normale.
Sigurisht: T'ua mohosh në mënyrë të përgjithshme vizën turistike rusëve është të paktën pjesërisht e padrejtë. Sepse kjo prek edhe të pafajshmit, njerëz që nuk e mbështesin luftën në Ukrainë, por nuk kanë guximin të protestojnë kundër saj. Por "dëme të tilla kolaterale" është vështirë t'i pengosh.
Edhe argumenti që përdoret, se në një rast të tillë rusët do të kërkojnë më shumë mbështetje te Kremlini. Le ta kërkojnë. Po pushime në Cote'd Azur apo blerje në bulevardin "Champs Elysee" nuk duhet të ketë për momentin. Ajo që mbetet është shija e keqe e të qenurit "ulur në bankën e të akuzuarit". Por pikërisht kjo duhet arritur si efekt. Sepse rusët në një kohë të tillë lufte nuk duhet të trajtohen më si një popull normal, ashtu si u trajtuan gjermanët në vitet 1930 deri në 1945 dhe në vitet që pasuan.
Nga ana tjetër për fundin e vizave turistike flasin edhe aspekte të sigurisë. Me një vizë të tillë udhëtoi rusi Vadim Kraskov në Berlin për të vrarë pa iu dridhur syri një azilkërkues nga Gjeorgjia, me gjasë me porosi të shërbimit sekret FSB. Kjo e bën Rusinë, si e kanë përcaktuar edhe politikanë gjermanë për çështjet e jashtme, "shtet të terrorit". Europa duhet mbrojtur nga një shtet i tillë.
Rregulla të njësuara për të gjitha shtetet e zonës Shengen
E megjithatë persona të veçantë nga Rusia duhet të kenë mundësinë të vijnë sërish në tokën europiane. Gjermania dhe Europa kanë një problem demografik dhe shumë sipërmarrje kërkojnë prej vitesh fuqi të kualifikuar punëtore. Në vitet e kaluara miliona rusë, të rinj të kualifikuar mirë janë larguar nga vendi. Kjo duhet mbështetur. Edhe studentë rusë apo studiues që duan të vazhdojnë punën të lirë në perëndim mund të vjnë. Opozitarë rusë po ashtu. Në një kuadër të caktuar duhet të jenë të mundura edhe vizitat për arsye familjare.
Rëndësi ka që qeveritë e vendeve të BE të aplikojnë të njëjtat rregulla, ashtu si edhe kur të vijë dita tek heqja e sanksioneve, nëse arrihet një paqe e përhershme. Prej muajsh shumica e gjermanëve e mbështet furnizimin me armë të rënda në Ukrainë. Një pakicë është kundër, të paktën duke iu referuar historisë gjermane. Pikërisht këta do ta përshëndesnin mohimin e vizave turistike për rusët. Një formë e tillë sanksionimi tregon shpejt efekt, e nuk kushton jetë njeriu.
Ndalimin e vizave turistike nuk mund ta injorojnë as mediat që flasin njësoj në Rusi. Në fillim ato do të tallen me këtë, pastaj do t'u rendisin rusëve favoret që ke, kur je në vendlindje. Si atëherë në Bashkimin Sovjetik.
Dhe do të thonë në fund, se kafenetë dhe restorantet e Moskës pikërisht për këtë do të vezullojnë më shumë.../DW
Një zjarr masiv në verilindje të Spanjës u përhap me s...
Prodhimi i orizit në luginën e lumit Po të Italisë ësh...
Shkrimtari Salman Rushdie është "në rrugën e rimëkëmbj...
Një delegacion i Kongresit amerikan mbërriti të dielën...
Një ceremoni përkujtimore u mbajt të dielën në Cetinje të ...
Ukraina synon më shumë depo armësh ruse, ndërsa frika për ...
Bashkimi Europian ka akuzuar talibanët se "kanë dështuar t...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se forcat ...
Të paktën 41 vetë humbën jetën dhe 45 u plagosën nga një z...
Sipas shifrave zyrtare, prindërit i financojnë fëmijët e t...
Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara të qeverisë ameri...
Një sulm terrorist me armë zjarri në Izrael ka shkaktuar p...
Hadi Matar, i dyshuari për sulmin me thikë ndaj shkrim...
Pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pronar...
Sulmi me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie u dënua...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarj...
Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ruse ka bombarduar ...
Gazetarja në Malin e Zi, Ilmira Lika, ka treguar detaj...
Bota varet nga anijet e mallrave për shpërndarjen e sh...
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët në Shtete...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...