Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët në Shtetet e Bashkuara, miratoi të premten një projektligj prej 430 miliardë dollarësh që shihet si paketa më e madhe për klimën në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Ajo përbën një fitore të madhe legjislative për Presidentin Joe Biden përpara zgjedhjeve për Kongresin më 8 nëntor.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e quajti atë “një fitore të madhe për familjet amerikane”.
Legjislacioni që përfshin fonde për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të ulur çmimet e barnave me recetë, synon të ulë sasinë e çliruar të gazeve që shkaktojnë efektin serrë në vend.
Ai gjithashtu parashikon masa që korporatat dhe personat me pasuri të mëdha të paguajnë taksat në përputhje me fitimet. Demokratët thonë se paketa do të ndihmojë në luftën kundër inflacionit, duke ulur deficitin federal.
Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi paketën me 220 vota pro dhe 207 kundër, në përputhje me linjat partiake. Senati e miratoi legjislacionin të dielën e kaluar pas një seance maratonë 27-orëshe.
Projekt-ligji pret tani nënshkrimin e presidentit Biden, për të hyrë në fuqi. Zoti Biden tha se do ta nënshkruajë atë javën e ardhshme.
Demokratët shpresojnë që legjislacioni t'i ndihmojë në votimet e nëntorit, kur votuesit do të përcaktojnë balancën e pushtetit në Kongres përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Zoti Biden planifikon të udhëtojë në të gjithë vendin për të paraqitur projektligjin, si edhe një sërë fitoresh të tjera legjislative në një kohë kur shumë votues janë të indinjuar në mes të inflacionit në rritje.
Rreth gjysma e amerikanëve e mbështesin legjislacionin për klimën dhe çmimin e ilaçeve, përfshirë 69% të demokratëve dhe 34% të republikanëve, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të kryer më 3 dhe 4 gusht.
Republikanët e kundërshtojnë legjislacionin, duke paralajmëruar se ai do të eliminojë vende pune duke rritur taksat e korporatave, do të nxisë më tej inflacionin me shpenzimet qeveritare dhe do të pengojë zhvillimin e barnave të reja./ VOA
Ministri i Jashtëm i Tajvanit thotë në një intervistë ...
Politologia Besa Sharrah thotë se kontrolli i FBI-së n...
Pas sulmit me thikë, shkrimtari Salman Rushdie, u shtr...
Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e trotinetëv...
Greqia është tronditur nga një tragjedi e ndodhur në n...
Presidenti i Ukrainës ripërsëriti thirrjen e tij për a...
Edhe dy anije të mbushura me drithëra u larguan nga Ukrain...
Në vitin 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes...
Një profesor i historisë thotë se nëse lejohen shamiat atë...
Sulmi me thikë kundër shkrimtarit Salman Rushdie gjatë një...
Nënpresidenti i Paraguait, Hugo Velazquez, të premten tha ...
FBI-ja gjeti dokumente të klasifikuara "tepër sekret" nga ...
Ishte vetëmbrojtje apo tejkalim i kompetencave policore? K...
Në masakrën në Cetinjë të Malit të Zi janë vrarë 11 person...
Romancieri me origjinë indiane, Salman Rushdie, i cili...
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të prem...
Nënpresidenti i Paraguajit, Hugo Velazquez të premten ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zor...
Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil a...
Pothuajse 60 për qind e gazetarëve afganë kanë humbur punën ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...