Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Pas sulmit me thikë, shkrimtari Salman Rushdie, u shtrua në spital dhe është në oksigjen (ventilator), ku i janë dëmtuar nervat dhe mëlçia.
Andrew Wylie, agjenti i Rushdies, tha në një deklaratë se shkrimtari i është nënshtruar një operacioni pas dëmtimeve që ka pësuar dhe se ka gjasë të humbasë njërin sy.
Autori i librit “Vargjet Satanike”, me origjinë indiane, i cili para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij, u sulmua me thikë, më 12 gusht, gjatë një seminari në skenën e Institutit Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut.

Policia identifikoi sulmuesin, Hadi Matar, 24-vjeçar, nga Nju Xhersi dhe e arrestoi atë në vendin e ngjarjes.
Deri tani asnjë akuzë nuk është ngritur kundër tij dhe sipas policisë ende nuk dihen motivet e sulmit.
Institutit Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut, vendi ku u sulmua ai, është i njohur për serinë e leksioneve të verës, ku Rushdie ka folur aty edhe më parë.
I dyshuari hyri në skenë ndërsa Rushdie po prezantohej dhe e sulmoi atë dhe moderatorin Henry Reese, tha Policia e Shtetit të Nju Jorkut në një deklaratë.
"Rushdie pësoi plagë të dukshme me thikë në qafë dhe u transportua me helikopter në një spital të zonës. Gjendja e tij ende nuk dihet", thuhet në deklaratë.
Reese pësoi një dëmtim të lehtë në kokë.

Rushdie, i cili ka lindur në një familje muslimane indiane, është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij të katërt, "Vargjet Satanike", për të cilin disa muslimanë thanë se përmbante pasazhe blasfemuese. Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.
Një vit më vonë, Ayatollah Ruhollah Khomeini, asokohe lideri suprem i Iranit, shpalli një “fetva”, ose dekret fetar, duke u bërë thirrje muslimanëve të vrisnin shkrimtarin për blasfemi.
Irani më vonë u tërhoq nga urdhri dhe Rushdie ka jetuar relativisht i pashqetësuar në vitet e fundit.
Rushdie ishte në Institutin Chautauqua për të marrë pjesë në një diskutim rreth shërbimit të Shteteve të Bashkuara si azili për shkrimtarët dhe artistët në mërgim dhe "si një shtëpi për lirinë e shprehjes krijuese", sipas faqes së internetit të institucionit.
Rushdie ka lindur në Mumbai të Indisë. Ai ka nënshtetësi britanike dhe amerikane dhe jeton në Nju Jork që nga viti 2000, sipas Politico./ REL
Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e trotinetëv...
Greqia është tronditur nga një tragjedi e ndodhur në n...
Presidenti i Ukrainës ripërsëriti thirrjen e tij për a...
Edhe dy anije të mbushura me drithëra u larguan nga Ukrain...
Në vitin 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes...
Një profesor i historisë thotë se nëse lejohen shamiat atë...
Sulmi me thikë kundër shkrimtarit Salman Rushdie gjatë një...
Nënpresidenti i Paraguait, Hugo Velazquez, të premten tha ...
FBI-ja gjeti dokumente të klasifikuara "tepër sekret" nga ...
Ishte vetëmbrojtje apo tejkalim i kompetencave policore? K...
Në masakrën në Cetinjë të Malit të Zi janë vrarë 11 person...
Romancieri me origjinë indiane, Salman Rushdie, i cili...
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të prem...
Nënpresidenti i Paraguajit, Hugo Velazquez të premten ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zor...
Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil a...
Pothuajse 60 për qind e gazetarëve afganë kanë humbur punën ...
Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie për t...
Vuk Boriloviç është identifikuar si autori i ngjarjes ...
Shkrimtari Salman Rushdie u sulmua të premten teksa is...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...