52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Shefi pro rus i Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksandar Vulin, dha dorëheqje të premten, katër muaj pasi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara, për përfshirje në veprimtari korruptive dhe destabilizuese, që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmë Moskës në veprimtaritë keqdashëse dhe për lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet të trafikut të drogës.
Në tekstin e dorëheqjes së tij shpërndarë mediave serbe ai tha se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po e kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë. Unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe trysnisë ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejojë veten të jem shkaktar i shantazheve dhe trysnisë ndaj Serbisë dhe botës serbe”.
Më tej ai tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe që mund të krahasohen vetëm me ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914, duke ju referuar ngjarjeve që çuan në Luftën e Parë Botërore.
Në muajin korrik Shtetet e Bashkuara thanë se veprimet e Vulinit kanë çuar përpara korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse të Serbisë. Këto veprime përfshijnë shfrytëzimin e autoritetit të tij për përfitime personale dhe përfshirjen në një rrjet të trafikut të drogës.
Ai, thuhej në vendimin për sanksionimin e tij, ka përdorur postet e tij publike për të mbështetur Rusinë, duke lehtësuar veprimtaritë keqdashëse të Rusisë që dëmtojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe duke i ofruar Rusisë një platformë për të çuar më tej ndikimin e saj në rajon.
Aleksandar Vulin, një politikan pro rus ka shërbyer si ministër i Brendshëm i Serbisë në qeverinë e mëparshme dhe mbante postin e ministrit të Mbrojtjes më herët. Asnjë nga këto institucione qeveritare serbe nuk është objektiv i sanksioneve të sotme amerikane.
Në dhjetor të vitit 2022 ai mori detyrën e drejtorit Agjencisë serbe të zbulimit.
Si ministër i Brendshëm i Serbisë, Vulin vizitoi Moskën në muajin gusht të vitit të kaluar, një vizitë e rrallë nga një zyrtar shtetëror evropian, që nënvizoi refuzimin e Beogradit për t'iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Serbia, e cila kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, prej vitesh po shmanget nga rruga e saj drejt BE-së duke u orientuar drejt aleatit tradicional sllav, Rusisë, si dhe Kinës.
Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia duhet të braktisë përpjekjet e saj të anëtarësimit në BE dhe t'i drejtohet Moskës, duke i sulmuar shpesh shtetet fqinje të Serbisë dhe udhëheqësit e tyre dhe duke i quajtur me emra përçmues. Atij i është ndaluar hyrja në Kroaci, anëtare e BE-së.
Ai e ka mbrojtur krijimin e të ashtuquajturës "Bota Serbe" - një kopje e “Botës Ruse”, që do të bashkonte të gjithë serbët në Ballkan nën një flamur të udhëhequr nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Ai iu referua kësaj ideje edhe në tekstin e dorëheqjes./ REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha para deputetë...
Koreja e Veriut konfirmoi më 3 nëntor se po mbyll disa pre...
Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të land...
Sam Bankman-Fried, i cili dikur drejtonte një nga shkë...
Prej disa ditësh, Italia është përfshirë nga moti i keq, d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur zg...
Luftimet e ashpra mes Izraelit dhe Hamasit kanë thelluar s...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërr...
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça kanë ndërpre...
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është ...
Forcat izraelite njoftuan të enjten se kanë rrethuar Gazën...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një paketë ndihme ...
Të paktën shtatë persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra j...
Sipas një raporti të ri të OKB-së, njerëzit po i shfrytëzo...
Vladimir Putini nuk është më ai i pari. Ka kaluar tashmë m...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po harton një stra...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një takim të zh...
Ndarja, veçanërisht në fund të vitit është e vështirë ...
Ekziston një kërcënim i keq nga hapësira që në fakt i ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...