52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të landeve dhe kancelarit Olaf Scholz për temën e refugjatëve dhe azilkërkuesve, që ka për qëllim parandalimin e ardhjes së personave që nuk kanë të drejtë azili, si dhe dëbimin e atyre që janë refuzuar, mediat gjermane raportojnë për historitë e kërkesave të përsëritura për azil nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Gazeta "Berlinit Tagesspiegel" dhe disa media të tjera gjermane, përfshirë "Süddeutsche Zeitung" dhe "Bild", shkruajnë se ende ka një numër të madh të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që kërkojnë azil në mënyrë të përsëritur, megjithëse është pothuajse e pamundur që këto kërkesa të zgjidhen pozitivisht.

"Nga disa mbiemra, punëtorët në qendrën e pritjes së refugjatëve në Berlin tashmë e dinë se çfarë vjen më pas: zero mundësi për t'u dhënë azil. Por këto kërkesa shoqërohen me disa muaj ndihmë sociale të ndjekura dhe në fund kërkesa refuzohet. Vitin tjetër, e njëjta histori përsëritet”, shkruan Tagesspiegel, duke cituar burime në disa lande gjermane.
"Kryesisht në pranverë, emigrantët kthehen në vendet e tyre të origjinës, kalojnë verën atje dhe kthehen në vjeshtë për të aplikuar sërish për azil”, shkruan e përditshmja gjermane. Kjo është e mundur për shkak të ligjit gjerman të azilit, i cili nuk e kufizon numrin e kërkesave për azil për të njëjtin person. Sepse, siç argumentohet, që nga kërkesa e fundit e bërë dhe refuzuar, situata mund të ketë ndryshuar për aplikantin dhe është e nevojshme t'i jepet një mundësi e re dhe të rishqyrtojë kërkesën." Kemi raste që i njëjti person bën kërkesë shtatë apo tetë herë” , thotë një punonjëse e qendrës së pritjes.

Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) flet për 13.000 aplikime të përsëritura vetëm këtë vit. Shumica më e madhe e aplikantëve vijnë nga vendet e përmendura të Ballkanit Perëndimor, edhe pse këto vende janë shpallur si vende të sigurta të origjinës, nga mesi i dekadës së fundit. E kjo e bën pothuajse të pamundur që një person nga këto vende të marrë përgjigje pozitive të kërkesave për azil. Përqindja e kërkesave për azil të zgjidhura pozitivisht për shtetasit e këtyre vendeve është nën një përqind.
"Familje të plota nga këto vende lëvizin çdo vit midis vendeve të tyre të origjinës dhe akomodimit për azilkërkuesit në Gjermani," raporton për Tagesspiegel një punonjës i qendrës së pritjes në landin e Saksonisë së Poshtme. Udhëtimi është gjithashtu i mundur për shkak të heqjes së regjimit të vizave, sepse (përveç Kosovës) shtetasit e këtyre vendeve mund të shkojnë ku të duan në vendet e Bashkimit Evropian. Numri i azilkërkuesve nga Ballkani është ende i lartë pavarësisht programeve të punësimit për banorët e Ballkanit Perëndimor, të cilat Gjermania i prezantoi në vitin 2015 dhe që mundëson punësim relativisht të lehtë në Gjermani.
Aktualisht po diskutohet nëse refugjatët dhe azilkërkuesve duhet të marrin ndihma sociale, e kjo ndihmë për familjet me disa fëmijë mund shkojë në mbi dy mijë euro në muaj (në para të gatshme), ose ata marrin edhe kupona për ushqim dhe nevoja të tjera. Heqja e këtyre ndihmave, siç besojnë gjithnjë e më shumë politikanë do të zvogëlonte atraktivitetin e Gjermanisë për azilkërkuesit.
Një problem tjetër është edhe fakti se këto kërkesa të përsëritura i ngarkojnë shërbimet për përpunimin e kërkesave, të cilat tashmë janë në kufi të kapacitetit të tyre për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve nga vende të tjera si Ukraina, Turqia, Siria dhe Afganistani./ DW
Sam Bankman-Fried, i cili dikur drejtonte një nga shkë...
Prej disa ditësh, Italia është përfshirë nga moti i keq, d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur zg...
Luftimet e ashpra mes Izraelit dhe Hamasit kanë thelluar s...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërr...
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça kanë ndërpre...
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është ...
Forcat izraelite njoftuan të enjten se kanë rrethuar Gazën...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një paketë ndihme ...
Të paktën shtatë persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra j...
Sipas një raporti të ri të OKB-së, njerëzit po i shfrytëzo...
Vladimir Putini nuk është më ai i pari. Ka kaluar tashmë m...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po harton një stra...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një takim të zh...
Ndarja, veçanërisht në fund të vitit është e vështirë ...
Ekziston një kërcënim i keq nga hapësira që në fakt i ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një...
Firmat e ndërtimit në Izrael thonë se i kanë kërkuar qever...
Trupat tokësore izraelite vazhdojnë përparimin drejt qytet...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë sërish d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...