Rritet në 16 numri i humbjeve të jetëve nga zjarret në Los Anxhelos
Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga ...

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, i cili udhëhoqi çështjet federale kundër zotit Donald Trump me akuzat për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 dhe keqpërdorim të dokumenteve të fshehta, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa presidenti i zgjedhur republikan përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Prokurori Smith dha dorëheqjen të premten nga Departamenti i Drejtësisë, sipas një dokumenti drejtuar gjykatëses së qarkut të SHBA-së, Aileen Cannon, duke i kërkuar asaj të hiqte një urdhër që ajo lëshoi për bllokimin e publikimit të raportit të tij përfundimtar.
Njoftimi për dorëheqjen e z. Smith u bë me një shënim në dosje, ku thuhej se Prokurori i Posaçëm kishte përfunduar punën e tij, kishte dorëzuar raportin e tij përfundimtar më 7 janar dhe është "ndarë" nga Departamenti i Drejtësisë me 10 janar.
Një ish-prokuror për krimet e luftës, z. Smith ngriti dy nga katër çështjet penale me të cilat z. Trump u përball pas largimit nga detyra. Çështja e dokumenteve të fshehta, u pushua në muajin korrik nga një gjykatëse që ishte emëruar nga vetë zoti Trump kur ai ishte president. Gjykata e Lartë e SHBA-së me tre gjyqtarë të emëruar nga zoti Trump, gjeti se ish-presidentët kanë imunitet të gjerë nga ndjekja penale për akte zyrtare.
Pasi zoti Trump mposhti nënpresidenten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit, prokurori Smith hoqi dorë nga të dyja rastet, duke iu referuar një praktike të hershme të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilës, presidentët që janë duke ushtruar detyrën, nuk mund të jenë subjekt i hetimeve federale.
Largimi i prokurorit Smith është një tjetër dëshmi e rënies së çështjeve penale kundër zotit Trump, të cilat mund të përfundojnë pa asnjë pasojë ligjore për presidentin e ardhshëm dhe në kohën kur u ngritën nxitën një reagim që ndihmoi në rikthimin e tij politik.
Dorëheqja e prokurorit Smith nga Departamenti i Drejtësisë, ishte e pritshme. Zoti Trump, i cili e ka quajtur shpesh Smithin "të çmendur" kishte thënë se do ta pushonte menjëherë pasi të merrte detyrën më 20 janar dhe ka sugjeruar se ai mund të ndëshkojë zotin Smith dhe të tjerët që e hetuan atë, pasi të kthehet në detyrë.
Donald Trump në vitin 2023 u përball me ndjekje penale, së pari në Nju Jork, ku u akuzua për përpjekjen për të fshehur një pagesë të heshtur një aktore filamsh për të rritur gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016. Ai u akuzua po ashtu për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të fshehta pas largimit nga detyra dhe për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij të vitit 2020, një fushatë që shkaktoi sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol. Prokurorët në Gjeorgji akuzuan gjithashtu zotin Trump për përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në atë shtet.
Zoti Trump mohoi çfarëdo keqbërjeje dhe sulmoi prokuroritë për përpjkeje politikisht të motivuara për të dëmtuar fushatën e tij. Ai mblodhi miliona kontribute nga paraqitjet në gjykatë dhe i përdori rastet për të çuar përpara një rrëfim të fuqishëm se struktura politike ishte rreshtuar kundër tij dhe mbështetësve të tij.
Departamenti i Drejtësisë mohoi vlerësimet e tilla duke thënë se rastet drejtoheshin nga prokurorë të karrierës që vepronin pa ndikime politike./VOA
Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga ...
Ministria e Jashtme ruse denoncoi të shtunën sanksionet e ...
Ndërsa Presidentit Joe Biden i mbaron mandati më 20 janar,...
Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Preside...
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz pë...
Hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë n...
Në një episod të podcastit "The Joe Rogan Experience" ...
Guvernatori i Kalifornisë ka bërë thirrje të hetohet se si...
Me Rusinë nuk ka "biznes të zakonshëm", tha Departamenti a...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimi...
Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaj...
Protestuesit u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera...
Mijëra mbështetës të kandidatit të krahut të djathtë, Căli...
Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar rebelët Huth...
Shtetet e Bashkuara përfshinë të premten Industrinë Naftës...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të en...
Presidenti Joe Biden tha të enjten gjatë një takimi me anë...
Vatrat e zjarreve vijojnë të jenë aktive në disa zona të L...
Ish-shefi i ushtrisë së Libanit Joseph Aoun, zgjedhja ...
Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapl...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...