Rusia thotë se do të vazhdojë projektet e saj të naftës e gazit, pavarësisht sanksioneve amerikane
Ministria e Jashtme ruse denoncoi të shtunën sanksionet e ...

Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga zjarret që e kanë shkatërruar zonën e Los Anxhelosit, është rritur në 16, ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve po luftojnë për ta parandaluar përhapjen e zjarreve para se erërat e fuqishme të rikthehen.
Druhet se rikthimi i mundshëm i erërave të fuqishme mund t’i devijojë flakët drejt disa prej vendeve më të famshme të qytetit.
Pesë njerëz humbën jetën nga zjarri “Palisades” dhe 11 të tjerë nga zjarri “Eaton”, thanë zyrtarët në Los Anxhelos të shtunën mbrëma.
Para së shtunës natën, numri i konfirmuar i humbjeve të jetëve ishte 11, por zyrtarët thanë se prisnin që ky numër të rritej derisa ekipet po i vazhdonin kërkimet nëpër lagjet e bëra rrafsh me tokën.
Autoritetet e kanë hapur një qendër ku njerëzit mund t’i raportojnë të zhdukurit.
Druhet se erërat mund t’i lëviznin zjarret drejt Muzeut “J. Paul Getty” dhe Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos.
Të shtunën në mbrëmje, Cal Fire raportoi se zjarret “Palisades”, “Eaton”, “Kenneth” dhe “Hurst” i kanë djegur rreth 160 kilometra katrorë tokë në Los Anxhelos.
Në një përmbledhje të postuar online të shtunën në mbrëmje, Michael Traum nga Zyra e Shërbimeve të Emergjencave të Kalifornisë tha se 150.000 njerëz në qarkun e Los Anxhelosit janë nën urdhra evakuimi, dhe se më shumë se 700 njerëz janë strehuar në nëntë qendra strehimi.
Cal Fire tha se zjarri “Palisades” është lokalizuar vetëm 11 për qind dhe ai “Eaton” 15 për qind, që nënkupton se lufta për shuarjen e këtyre zjarreve vazhdon.
“Kushtet e motit janë ende kritike dhe një raund tjetër i erërave të forta pritet të fillojë të hënën,” tha Traum.
Kostoja historike
Zjarret që filluan të martën në veri të qendrës së Los Anxhelosit, kanë djegur më shumë se 12.000 struktura.
Zjarrfikësit për herë të parë shënuan përparim të premten pasdite në zjarrin “Eaton” në veri të Pasadenës, i cili ka djegur më shumë se 7.000 struktura, një term që përfshin shtëpi, ndërtesa banimi, biznese, ndërtesa ndihmëse dhe automjete.
Shumica e urdhrave të evakuimit për zonën u hoqën, thanë zyrtarët.
Ende nuk dihet shkaktari i këtyre zjarreve, të cilat cilësohen si më të mëdhatë në Los Anxhelos, dhe vlerësimet fillestare tregojnë se këto zjarret me gjasë kanë shkaktuar dëmet më të mëdha si kurrë më parë.
Sipas një vlerësimi fillestar nga AccuWeather dëmet dhe humbjet ekonomike deri më tani janë mes 135 dhe 150 miliardë dollarë./REL
Ministria e Jashtme ruse denoncoi të shtunën sanksionet e ...
Ndërsa Presidentit Joe Biden i mbaron mandati më 20 janar,...
Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Preside...
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz pë...
Hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë n...
Në një episod të podcastit "The Joe Rogan Experience" ...
Guvernatori i Kalifornisë ka bërë thirrje të hetohet se si...
Me Rusinë nuk ka "biznes të zakonshëm", tha Departamenti a...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimi...
Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaj...
Protestuesit u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera...
Mijëra mbështetës të kandidatit të krahut të djathtë, Căli...
Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar rebelët Huth...
Shtetet e Bashkuara përfshinë të premten Industrinë Naftës...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të en...
Presidenti Joe Biden tha të enjten gjatë një takimi me anë...
Vatrat e zjarreve vijojnë të jenë aktive në disa zona të L...
Ish-shefi i ushtrisë së Libanit Joseph Aoun, zgjedhja ...
Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapl...
Rreth njëzet persona janë arrestuar në Los Anxhelos pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...