Vijojnë zjarret në Los Anxhelos, favorizohen nga era
Vatrat e zjarreve vijojnë të jenë aktive në disa zona të L...

Presidenti Joe Biden tha të enjten gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë se ai ka vënë në gatishmëri burime federale dhe ka miratuar fonde shtesë për të ndihmuar Kaliforninë të luftojë zjarret shkatërruese, duke thënë se ato ishin "zjarret më të rënda që kanë goditur Los Anxhelosin.”
Fondet e reja do të mbulojnë 100% të kostos për 180 ditë për heqjen e materialeve të rrezikshme, strehimin e përkohshëm, pagat e personelit të ndërhyrjes së shpejtë dhe masat për të mbrojtur jetën e banorëve të prekur nga zjarret, tha ai.
"Ne nuk do të heqim dorë nga këto plane", tha Presidenti Biden. “Ne presim një ndërprerje të përkohshme të erërave të forta, por në disa zona, erërat e forta ka të ngjarë të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.”
Ndërsa Biden po ia jepte fjalën Nënpresidentes Kamala Harris, ai vuri në dukje se ajo ishte "e prekur drejtpërdrejt" nga pasojat e zjarreve. Zonja Harris ka qenë senatore e Kalifornisë dhe shtëpia e saj atje ndodhet në zonën e evakuimit, por nuk është e qartë nëse është dëmtuar nga zjarret. Ajo e cilësoi situatën në Los Anxhelos si "apokaliptike".
“Kjo do të ketë ndikim për shumë muaj dhe vite në vijim”, tha ajo.
Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Sipas zyrtarëve, numri i viktimave pritet të rritet ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit fillojnë të kontrollojnë rrënojat e shtëpiva të djegura. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit.
Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarrin në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e mirënjohur ‘Hollywood Hills’, që vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit. Në mes të shumë shtëpive që janë djegur në tërësi përfshihen edhe rezidencat e një mori yjesh të njohura të Hollivudit.
Mbi 180 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kalifornia po kalon atë që njihet si sezoni i zjarreve në male. Ky sezon megjithatë ka filluar më herët dhe do të marrë fund më vonë si pasojë e rritjes së temperaturave dhe thatësirës për shkak të ndryshimeve mjedisore./ Voa
Vatrat e zjarreve vijojnë të jenë aktive në disa zona të L...
Ish-shefi i ushtrisë së Libanit Joseph Aoun, zgjedhja ...
Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapl...
Rreth njëzet persona janë arrestuar në Los Anxhelos pë...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e hodhi ...
Gjykata e Apelit e Nju Jorkut refuzoi të bllokojë ve...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mblodhi sot ho...
Parlamenti i Libanit e ka emëruar të enjten shefin e u...
Zjarri masiv ka prekur kodrat ikonike të Holliwood-it dhe ...
Pesë për qind e produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zgje...
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikan...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Zyrtarët ukrainas njoftuan së të paktën 13 njerëz janë vra...
Singapori ka rimarrë pozicionin e tij si vendi me p...
Qyteti i Los Anxhelosit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme...
Në Austri, Ministri i Jashtëm Alexander Schallenber...
Nga shkurti, në Kosovë do të nisë imunizimi i djemve me va...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi përdorim...
Deklarata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi Groen...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...