Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake dhe ekonomike për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën, gjatë një konference shtypi të mbajtur të martën në Florida, ku ai trajtoi një sërë çështjesh. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton se komentet e zotit Trump u bënë disa orë pasi djali i tij Donald Trump Jr., zhvilloi një vizitë të papritur në Groenlandë.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të kontrollojnë si Groenlandën, territorin gjysmë-autonom danez ashtu edhe kanalin e Panamasë, që lidh Detin e Karaibeve me Oqeanin Paqësor.
Në një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të martën, zoti Trump u pyet nëse për arritjen e këtij qëllimi, do të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake apo ekonomike.
"Jo, nuk mund t'ju siguroj për asnjërën prej të dyjave, por ajo që mund të them është se kemi nevojë për to, për çështje që lidhen me sigurinë ekonomike", tha zoti Trump.
Javën e kaluar, Panamaja festoi 25 vjetorin e tranferimit të kontrollit të Kanalit të Panamasë nga Shtetet e Bashkuara tek autoritet e këtij vendi.
“Kanali do të mbetet në duart tona përgjithmonë. Sot ne shohim flamurin panamez të valëvitet lirisht, sikur të kishte qenë gjithmonë aty”, tha President i Panamasë José Raúl Mulino.
Ndërkohë prej vitit 1941, Shtetet e Bashkuara kanë një bazë ushtarake në Groenlandë, një territor i Mbretërisë së Danimarkës, por që gëzon një autonomi të gjerë.
“Askush nuk e di nëse Danimarka gëzon ndonjë të drejtë ligjore mbi këtë territor, edhe nëse e ka, duhet të heqë dorë, sepse për ne është i nevojshëm për çështje të sigurisë kombëtare si dhe për mbrojtjen e botës së lirë. Nuk keni nevojë as për dylbi për të parë anije kineze e ruse kudo (në Groenlandë). Nuk do ta lejojmë të ndodhë”, tha Presidenti i zgjedhur Donald Trump.
Por Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka thënë vazhdimisht se Groenlanda nuk është për shitje.
Ajo e përsëriti këtë qëndrim edhe të martën, ndërsa djali i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump Jr., mbërriti për një vizitë të paparalajmëruar në këtë territor.
"Po e bëj shumë të qartë, Groenlanda i takon popullit tonë", tha ajo.
Gjatë konferencës për shtyp në Mar-a-Lago, zoti Trump u pyet gjithashtu nëse do të përdorte forcën ushtarake për të aneksuar Kanadanë, për të cilën ka sugjeruar se duhet të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara.
“Jo…por do të përdorim forcën ekonomike. Nëse heqim qafe atë vijë të vendosur artificialisht mes Kanadasë dhe Shteteve te Bashkuara, dhe do ta shohim si duket, do të ishte diçka me vlerë dhe gjithashtu do të ishte shumë më mirë për sigurinë kombëtare. Mos harroni, ne në thelb mbrojmë Kanadanë”, tha ai.
Në një postim në mediat sociale Kryeministri kanadez në largim, Justin Trudeau, shkruante se "nuk ekziston asnjë mundësi që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara".
Mbetet e paqartë nëse presidenti i zgjedhur amerikan po synon që të bëjë përpara me këto kërcënime, duke i realizuar ato, apo t’i përdorë si taktika negocimi si pjesë e politikës së tij Amerika e Para, ndërsa përgatitet të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar.
“Ne jetojmë në një botë ku shumë nga këto vendime nuk merren në baza të njëanshme. Por edhe nëse administrata Trump do donte të ishte ekspansioniste e të sulmonte vende të tjera, sa realist do të ishte realizimi i këtyre qëllimeve?!", thotë Thessalia Merivaki, eksperte në Universitetin Georgetown.
Zoti Trump përsëriti kërcënimin e tij për të vendosur një tarifë prej 25% ndaj mallrave kanadeze dhe meksikane, nëse të dyja vendet nuk forcojnë sigurinë në kufirin e tyre me Shtetet e Bashkuara.
Ai tha se gjithashtu se pasi të marrë detyrën do të riemërtorjë Gjirin e Meksikës, duke e quajtur atë Gjiri i Amerikës./VOA
Deklarata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi Groen...
Nga 1 janar 2025 nuk mund të zhdoganohen vetura më të v...
Policia e Kosovës më 8 janar mbylli Administratën Tatim...
Los Anxhelos-i shpall gjendjen e jashtëzakonshme pasi një ...
Vala e madhe e rritjes së çmimeve në Gjermani është thyer,...
Trump kërkon nga partnerët e NATO-s rritjen e kontributit ...
Dy persona kanë humbur jetën gjatë të shtënave me armë...
Droga ‘kaptagon’ që njihet si “kokaina e të varfërve” sigu...
Një gjykatëse federale bllokoi përkohësisht publikimin...
Administrata e Presidentit Joe Biden pritet të njoftojë nj...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi përd...
Një 14-vjeçar është vrarë me thikë në një autobus dykatësh...
Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervi...
Grenlanda e ka bërë të qartë se nuk është në shitje, tha t...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska...
Koreja e Veriut tha se prova më e fundit e saj ishte me ra...
Administrata e Presidentit Biden hoqi të hënën kufizimet n...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dekla...
Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse Kirill, i cili festoi Kr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...