Presidentja maqedonase përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska...

Grenlanda e ka bërë të qartë se nuk është në shitje, tha të martën kryeministrja daneze Mette Frederiksen, në përgjigje të fiksimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për blerjen e ishullit masiv të Arktikut.
Frederiksen tha se kryeministri i Grenlandës, Mute Egede “ka qenë shumë, shumë i qartë … se ka shumë mbështetje në mesin e popullit të Grenlandës që Grenlanda nuk është në shitje dhe nuk do të jetë as në të ardhmen”.
Reagimet e lideres daneze vijnë pasi Trumpi lëshoi idenë e blerjes së Grenlandës nga Danimarka muajin e kaluar, duke e quajtur blerjen amerikane të territorit të Arktikut një “domosdoshmëri absolute”. Propozimin e njëjtë, Trumpi e bëri edhe në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë, raporton “Politico”, transmeton Klankosova.tv.
Djali i madh i Trumpit, Donald Trump Jr., zbarkoi në Grenlandë të martën në atë që ai e quajti një vizitë private. Por shoqëruesi i tij përfshinte aktivistin konservator Charlie Kirk dhe drejtorin e personelit të Trumpit, Sergio Gor. Trumpi Senior i cilësoi ata si përfaqësues të tij.
“Nga njëra anë, unë jam vërtet e lumtur për rritjen e interesit amerikan në Grenlandë”, tha Frederiksen në një intervistë të martën me transmetuesin danez TV 2. “Por sigurisht që është e rëndësishme që ajo të ndodhë me vendim të grenlandezëve”.
Grenlanda, ishulli më i madh në botë me një popullsi prej rreth 60,000 banorësh, ishte një koloni daneze derisa u bë vetëqeverisëse me parlamentin e saj në vitin 1979. Mbetet një territor i Danimarkës, me Kopenhagën që ushtron kontroll mbi politikën e saj të jashtme dhe të mbrojtjes.
Ndërsa fuqitë globale kërkojnë të zgjerojnë shtrirjen e tyre në Arktik, Grenlanda e pasur me minerale – ku gjendet një bazë ushtarake amerikane — është e lakmuar për vlerën e saj strategjike në siguri dhe tregti.
Sipas një marrëveshjeje të vitit 2009 me Danimarkën, Grenlanda mund të shpallë pavarësinë vetëm pas një referendumi të suksesshëm – për të cilin udhëheqësi i saj Egede duket se la të kuptohej, gjatë fjalimit të tij të Vitit të Ri, se mund të mbahej së bashku me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të ishullit në prill./Klankosova
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska...
Koreja e Veriut tha se prova më e fundit e saj ishte me ra...
Administrata e Presidentit Biden hoqi të hënën kufizimet n...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dekla...
Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse Kirill, i cili festoi Kr...
Politikani francez i ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le P...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka dalë në gj...
Stuhia dimërore që ka pushtuar një pjesë të shteteve të SH...
Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të p...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hën...
Një dron rus ka sulmuar një atubus civil në qytetin jugor ...
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser ka de...
Kongresi amerikan e ka certifikuar edhe formalisht fitoren...
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau njoftoi këtë të hë...
Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie...
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e ka mand...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi të hën...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau nëpërmjet një konf...
Ndërsa shumë shtete në Lindje të SHBA parashikojnë reshje ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Korej...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...