Moti ekstrem në SHBA/ 7 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme
Më shumë se 60 milionë amerikanë janë nën kontrollin e një...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Koreja e Veriut ka testuar një raketë gjatë vizitës së tij në Seul më 6 janar. Sipas tij, ky veprim i Phenianit është përkujtues për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Uashingtonit, Koresë së Jugut dhe Japonisë për t’iu kundërvënë Veriut.
Koreja e Veriut gjuajti një raketë balistike me rreze të mesme veprimi rreth mesditës, sipas kohës lokale, e cila fluturoi mbi 1.100 kilometra në lindje para se të binte në det, tha ushtria e Seulit.
Disa orë pas këtij testimi, Blinken gjatë një konference për media tha se ky veprim i Phenianit vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, përfshirë ndarjen në kohë reale të të dhënave për raketat, por edhe mbajtjen e stërvitjeve trepalëshe ushtarake.
“Testimi i sotëm është përkujtesë për të gjithë ne se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë”, theksoi kryediplomati amerikan.
Blinken paralajmëroi kundër thellimit të raporteve mes Phenianit dhe Moskës. Ai tha se Uashingtoni beson që Rusia po synon që të ndajë hapësirën dhe teknologjinë e satelitëve me Korenë e Veriut në këmbim të ndihmës për luftën në Ukrainë, ku më shumë se 1.000 ushtarë të Koresë së Veriut thuhet se janë vrarë apo plagosur.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili përfundon mandatin këtë muaj, ka thelluar bashkëpunimin me Korenë e Jugut dhe Japoninë, pavarësisht mospajtimeve mes fqinjëve aziatikë.
Si trazirat politike në Korenë e Jugut, ashtu edhe rikthimi në Shtëpinë e Bardhë i Donald Trump-it, kanë rritur pikëpyetjet nëse ky bashkëpunim do të vazhdojë.
Ligjvënësit në Korenë e Jugut kanë votuar muajin e kaluar për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol dhe e kanë pezulluar atë nga detyra, pasi më 3 dhjetor ai shpalli gjendje të luftës. Tani, Gjykata Kushtetuese është ajo që vendos nëse ai do të shkarkohet.
Nëse Yoon largohet nga posti i presidentit, zgjedhjet presidenciale do të mbahen dhe liberalët – që vlerësohet se mund të fitojnë – kanë qenë kritikë të përpjekjeve të Yoon-it për partneritetin me Tokion.
Blinken tha po ashtu se përderisa Uashingtoni ka “shqetësime të thella” për veprimet e Yoon-it, është i bindur se institucionet jugkoreane do t’ia dalin.
Ndryshe, lëshimi i raketës nga Pheniani ishte i pari që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, kur lëshoi të paktën shtatë raketa balistike me rreze të mesme veprimi.
Edhe është e paqartë se çfarë lloji të raketës ka testuar Koreja e Veriut, por ky shtet vitin e kaluar testoi një raketë që funksiononte me karburante të ngurta dhe Pheniani tha se ishte raketë hipersonike, e dizajnuar që të shmangë mbrojtjen kundërajrore.
Raketat me karburante të ngurta janë më të lehta dhe më të sigurta për të operuar, nuk kanë nevojë për shumë mbështetje logjistike dhe më vështirë detektohen nga sistemet e mbrojtjes./ Rel
Më shumë se 60 milionë amerikanë janë nën kontrollin e një...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka informuar Kongresin...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se luftimet...
Të dërrmuara nga sulmet, të mbingarkuara dhe pothuajse të ...
Ministri i Financave në Siri, Mohammed Abazeed, ka thë...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të dielën se...
Për shkak të motit të keq, me reshje bore dhe shi janë anu...
Zyrtarët e Nju Jorkut kanë vendosur tarifë për makinat që ...
Moti i keq ka goditur Britaninë e Madhe, jo vetem Shtetet ...
Qeveria e Serbisë e ka miratuar një vendim për themelim të...
Ish-Kryeministri grek Kostas Simitis, i cili udhëhoqi vend...
Giorgia Meloni mbërriti në Mar-a-Lago në orën 19:29 me orë...
Ushtria ukrainase ka nisur ofensivë të re në rajonin rus K...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një stuhi ...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka realizuar...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se do të...
Zyrtarët e Nju Jorkut kanë vendosur tarifë për makinat që ...
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, milia...
Përse ndodhet statuja e Karl Marksit në Kemnic (Chemnitz)? P...
Tomiko Itooka, e shpallur si gruaja më e vjetër të botë, s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...