Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dekla...

Administrata e Presidentit Biden hoqi të hënën kufizimet ndaj Indisë në fushën e energjisë bërthamore, që përkoi me vizitën e këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan në Nju Deli. Zoti Sullivan e cilësoi bashkëpunim Indi-SHBA “jetik” për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Indo-Paqësorit. Ekspertët e sigurisë presin që bashkëpunimi me Indinë të vazhdojë edhe gjatë presidencës së republikanit Donald Trump.
Ambiciet e Indisë për energji bërthamore përballen me më pak kufizime tani, tha këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, në Nju Deli.
"Shtetet e Bashkuara tani po finalizojnë hapat e nevojshëm për të hequr rregulloret e vjetra që kanë penguar bashkëpunimin bërthamor civil midis entiteteve kryesore bërthamore të Indisë dhe kompanive amerikane. Dokumentet zyrtare do të miratohen së shpejti dhe kjo do të jetë një mundësi për të tejkaluar disa nga fërkimet e së kaluarës”, tha ai.
Rregullat indiane më parë krijonin pengesa për kompanitë amerikane që shpresonin të ndërtonin termocentrale në Indi, sepse sipas tyre përgjegj[sia në rast aksidentesh binte mbi ndërtuesin ose furnizuesin e termocentraleve bërthamore.
Presidenti Joe Biden i ka ngritur në nivel më të lartë marrëdhëniet e Uashingtonit me Nju Delin. Në shtator ai priti kryeministrin Narendra Modi në shtëpinë e tij për mbledhjen e parë të udhëheqësve të katër vendeve, që synojnë të jenë si kundërpeshë ndaj Pekinit.
Analistët në Uashington thonë se vizita e zotit Sullivan filloi me një njoftim të rëndësishëm mbi bashkëpunimin në sektorët e hapësirës, mbrojtjes dhe fusha të tjera, që synojnë të theksojnë për administratën e ardhshme amerikane rëndësinë që kanë marrëdhëniet me Indinë.
"Mendoj se kjo vërtet thekson me forcë faktin se India ka përparësi të madhe, madje më të madhe se disa nga partneritetet tona të tjera", thotë eksperti Rick Rossow nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Partneriteti është rritur pavarësisht dallimeve mes dy vendeve mbi çështjet si lidhjet e vazhdueshme të Indisë me Moskën pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Eksperti amerikan Rossow beson se bashkëpunimi në fushën e sigurisë do të vazhdojë dhe ai përmend raportin e mirë personal të Presidentit të zgjedhur Trump me kryeministrin indian Modi. Tensionet këtë radhë mund të jenë në sferën ekonomike.
“Do të keni më pak mbështetje për investimet e jashtme, shumë më tepër trysni ndaj Indisë për të blerë mallra amerikane, si hidrokarbure apo pajisje të mbrojtjes, mbi të cilat qeveria e Indisë në fakt ka kontroll. Pra, ana ekonomike është ajo ku unë jam pak më i shqetësuar. Mendoj se India do të jetë më mirë se shumë nga partneritetet tona kryesore në katër vitet e ardhshme", thotë ai.
Dy vendet po i forcojnë këto marrëdhënie në janar./VOA
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dekla...
Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse Kirill, i cili festoi Kr...
Politikani francez i ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le P...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka dalë në gj...
Stuhia dimërore që ka pushtuar një pjesë të shteteve të SH...
Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të p...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hën...
Një dron rus ka sulmuar një atubus civil në qytetin jugor ...
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser ka de...
Kongresi amerikan e ka certifikuar edhe formalisht fitoren...
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau njoftoi këtë të hë...
Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie...
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e ka mand...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi të hën...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau nëpërmjet një konf...
Ndërsa shumë shtete në Lindje të SHBA parashikojnë reshje ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Korej...
Më shumë se 60 milionë amerikanë janë nën kontrollin e një...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka informuar Kongresin...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se luftimet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...