Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Ndërsa Presidentit Joe Biden i mbaron mandati më 20 janar, ndihmësit e tij po punojnë me ekipin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të mundësuar një armëpushim në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, analistët thonë se ultimatumi i zotit Trump për armëpushim nuk ka gjasa të ndryshojë çështjet e pazgjidhura në tryezën e negociatave.
Vdekjet dhe shkatërrimi vazhdojnë të jenë një realitet i përditshëm për palestinezët në Gazë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë bërë trysni për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Presidentit Biden i mbaron mandati më 20 janar.
“Po shohim disa përparime. Shpresojmë se do të kemi një shkëmbim të burgosurish. Hamasi po e pengon këtë shkëmbim. Por unë mendoj se mund të arrihet. Duhet ta realizojmë”, tha Presidenti Joe Biden.
Ekipi i presidentit amerikan po vazhdon koordinimin me administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. I dërguari i Presidentit Biden, Amos Hochstein, po vazhdon përpjekjet diplomatike në rajon. Këtë javë, i dërguari i zotit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, po zhvillon bisedime me zyrtarët e Katarit, të cilët janë ndërmjetës të Hamasit.
“Në fakt, unë besoj se po punojmë së bashku në një mënyrë vërtet të mirë. Por është presidenti, reputacioni i tij, gjërat që ai ka thënë, ato që e drejtojnë këtë negociatë”, tha Steve Witkoff, i dërguari i presidentit të ardhshëm amerikan për Lindjen e Mesme.
Në fillim të javës, zoti Trump përsëriti ultimatumin e tij për një marrëveshje që do të lironte pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi.
“Nëse ata nuk lirohen deri sa të marr detyrën, tmerri do të pasojë në Lindjen e Mesme”.
Analistët thonë se ultimatumi i zotit Trump nuk ka gjasa të ndikojë tek Hamasi, pasi grupi i cilësuar terrorist nga Shtetet e Bashkuara, vazhdon të goditet nga fushata ushtarake izraelite. Ata thonë se nuk ka gjasa të ndikojë tek çështjet e pazgjidhura në tryezën e negociatave.
Zëri i Amerikës bisedoi me ish negociatorin amerikan për Lindjen e Mesme, Aaron David Miller, i cili aktualisht punon me institutin “Carnegie Endowment for International Peace”.
“Numri i të burgosurve që do të lirohen, sa pengje, prova që janë gjallë, vendndodhja e pengjeve të gjalla, sa do të lirohen në fazën e parë [të armëpushimit]? Këto janë çështje që kanë shumë pak të bëjnë me politikën e ardhshme të administratës Trump.”
Të enjten, Presidenti Biden përshëndeti zgjedhjen nga parlamenti libanez të zotit Joseph Aoun si presidentin e ardhshëm të vendit, duke i dhënë fund një vakumi shumëvjeçar të qeverisjes dhe një lufte mbi njëvjeçare midis Izraelit dhe Hezbollahut./ Voa
Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Preside...
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz pë...
Hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë n...
Në një episod të podcastit "The Joe Rogan Experience" ...
Guvernatori i Kalifornisë ka bërë thirrje të hetohet se si...
Me Rusinë nuk ka "biznes të zakonshëm", tha Departamenti a...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimi...
Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaj...
Protestuesit u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera...
Mijëra mbështetës të kandidatit të krahut të djathtë, Căli...
Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar rebelët Huth...
Shtetet e Bashkuara përfshinë të premten Industrinë Naftës...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të en...
Presidenti Joe Biden tha të enjten gjatë një takimi me anë...
Vatrat e zjarreve vijojnë të jenë aktive në disa zona të L...
Ish-shefi i ushtrisë së Libanit Joseph Aoun, zgjedhja ...
Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapl...
Rreth njëzet persona janë arrestuar në Los Anxhelos pë...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e hodhi ...
Gjykata e Apelit e Nju Jorkut refuzoi të bllokojë ve...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...