Nga Monza, Milan tek Ancelotti/ Reagimet për humbjen e Berlusconi-t
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, u nda nga j...

Presidenti Joe Biden pritet të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg.
Takimi vjen ndërsa gara për të gjetur pasardhësin e tij është nxehur.
Zoti Stoltenberg, ka udhëhequr aleancën ushtarake që nga viti 2014, periudhë gjatë së cilës mandati i tij është zgjatur tri herë. Por në fillim të këtij viti, ai bëri të ditur se në fund të shtatorit do të largohet.
Përpjekjet për zëvendësimin e tij janë intensifikuar ndërsa udhëheqësit e aleancës ushtarake prej 31 anëtarësh, mblidhen muajin e ardhshëm për takimin vjetor të nivelit të lartë, që mbahet në Vilnius të Lituanisë.
Javën e kaluar, Kryeministri britanik Rishi Sunak i përmendi Presidentit Biden, Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace, si kandidat të mundshëm. Presidenti amerikan u takua gjithashtu edhe me Kryeministren daneze Mette Frederiksen, një tjetër pretendente e mundshme.
Gjatë një konferencë shtypi me në krah zotin Sunak, zoti Biden e quajti zotin Wallace një person "shumë të kualifikuar", por vuri në dukje se diskutimet për të gjetur një kandidat "konsensual’, për të zëvendësuar zotin Stoltenberg, po vazhdon. Opinioni i Presidentit Biden ka peshë të madhe pasi Shtetet e Bashkuara shpenzojnë për mbrojtjen, më shumë se çdo vend tjetër anëtar i aleancës.
Zonja Frederiksen u përpoq të anashkalonte çështjen e kandidimit të saj të mundshëm për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s pas takimit me Presidentin Biden javën e kaluar. Ajo nuk pranoi të thoshte nëse kishte diskutuar mbi këtë çështje me të, por u tha gazetarëve se nuk donte t’u jepte zë spekulimeve lidhur me NATO-n. Aleanca nuk ka pasur kurrë një sekretare të përgjithshme grua.
Danimarka ka mbetur pas me objektivin e shpallur të NATO-s, për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për ushtrinë, deri në vitin 2030. Por në fund të muajit të kaluar qeveria e këtij vendi, njoftoi se synonte, që gjatë dekadës së ardhshme, të investonte rreth 20.6 miliardë dollarë për mbrojtjen, për shkak të kërcënimeve serioze ndaj sigurisë.
Zoti Biden dhe zoti Stoltenberg pritet gjithashtu të diskutojnë rreth agresionit rus në Ukrainë si dhe mbi përpjekjet për të bindur Turqinë, një vend anëtar i NATO-s, të heqë dorë nga bllokimi që i ka bërë anëtarësimit të Suedisë në aleancë./ VOA
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, u nda nga j...
Një komision deputetësh thotë se ka "pak prova" se shqipta...
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është ndarë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,...
Protestat janë rikthyer sërish në veri të Kosovës në komun...
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka ndërruar...
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogr...
Ndërsa disa shtete të armëve bërthamore u përqendruan në m...
Politikania suedeze 43-vjeçare, Karoline Nordengrip, është...
Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagos...
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të së diel...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova qëndron...
Pjesëtarë të grupit militant Shteti Islamik (IS), sulmuan ...
Pas një fushate elektorale të gjatë dhe përçarëse, preside...
Trazirat e javëve të fundit në Kosovën e Veriut, për shkak...
Për një njeri që bën vazhdimisht deklarata idiote, Emanuel...
Askush nga kjo anë e botës nuk e di se si do të përfundojë...
Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njer...
Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur ishullin kryesor më...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...