Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një ish-diplomat amerikan i tha një gjykatësi federal të enjten se do të pranojë fajësinë për akuzat se ka punuar për dekada si agjent sekret për Kubën komuniste, një zgjidhje e papritur e shpejtë e një çështjeje që prokurorët e kishin quajtur një nga tradhtitë më të rënda në historinë e Shërbimit të Huaj të Departamentit të Shtetit.
Prokurorët dhe avokati i ish-diplomatit 73 vjeçar Manuel Rocha thanë se marrëveshja për pranimin e fajësisë përfshin një dënim, për të cilin është rënë dakord, por ata nuk zbuluan detaje të tjera në një seancë në gjykatë që u mbajt të enjten. Ai do të kthehet në gjykatë më 12 prill, kur është planifikuar të zyrtarizojë pranimin e fajësisë dhe të marrë dënimin.
"Jam dakord", tha zoti Rocha, me pranga në duar dhe këmbë, kur u pyet nga gjykatësja Beth Bloom nëse dëshiron të ndryshojë deklarimin e pafajësisë. Prokurorët, në këmbim, ranë dakord të heqin dorë nga 13 akuza, përfshirë ato për transferime të paligjshme të parave dhe dhënien e deklaratave të rreme.
Seanca e shkurtër nuk hodhi dritë të re mbi pyetjen që ka rezultuar e pashpjegueshme që nga arrestimi i zotit Rocha në dhjetor: Çfarë bëri ai saktësisht për të ndihmuar Kubën ndërsa punonte në Departamentin e Shtetit për dy dekada? Ai ka shërbyer si ambasador në Bolivi dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në ambasadat në Argjentinë, Meksikë, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Seksionin e Interesave të Shteteve të Bashkuara në Havanë.
"Ambasador Rocha", siç preferonte të quhej ai, ishte i njohur në mesin e elitës së Majemit për stilin e tij aristokratik, pothuajse mbretëror, që përshtatej me nivelin e tij të lartë të arsimimit në universitetet më të mira të Amerikës. Pas largimit nga Departamenti i Shtetit ai punoi si këshilltar special i komandantit të Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara dhe së fundmi si një mbështetës i fortë i ish Presidentit Donald Trump dhe i vijës së ashpër ndaj Kubës, një personazh që miqtë dhe prokurorët thonë se zoti Rocha e adoptoi për të fshehur besnikërinë e tij të vërtetë.
Peter Lapp, i cili mbikëqyri operacionet e FBI-së kundër Kubës midis viteve 1998 dhe 2005, tha se nga zgjidhja e shpejtë e çështjes përfiton jo vetëm zoti Rocha, por edhe qeveria, e cila do të mësojë shumë rreth depërtimit të Kubës në qarqet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Zakonisht në rastet e kundërzbulimit, i pandehuri akuzohet për spiunazh. Por zoti Rocha u akuzua për krimet më të vogla të veprimit si agjent i huaj, të cilat mbartin dënime maksimale nga pesë deri në 10 vjet burg, duke e bërë më të lehtë për prokurorët dhe zotin Rocha që të arrijnë një marrëveshje.
"Është një zgjidhje e favorshme për të dyja palët", tha zoti Lapp, i cili drejtoi hetimin ndaj zonjës Ana Montes, zyrtarja më e lartë amerikane e dënuar ndonjëherë për spiunazh për Kubën. "Ai merr një shpërblim të konsiderueshëm dhe mundësinë për të parë përsëri familjen e tij dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të kryejnë një vlerësim të plotë të dëmit që nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e tij."
Por marrëveshja u kritikua nga komunitetin kuban dhe disa ekspertë ligjorë që thanë se dënimi ndaj tij mund të jetë shumë i lehtë.
"Çdo dënim që e lejon atë të shohë përsëri dritën e ditës nuk do të ishte drejtësi", tha Carlos Trujillo, një avokat në Majemi që ka shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Shteteve Amerikane gjatë administratës së Presidentit Trump. "Ai është një spiun i një armiku të huaj që u ka rrezikuar jetën amerikanëve."
Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentonte për këtë çështje./ VOA
Gjykatësja federale që mbikëqyr çështjen penale ndaj ish-p...
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha...
Në një studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kër...
Fermerët gjermanë kanë zhvilluar një protestë të pazakontë...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar katër dronë rusë mbi...
Mijëra persona me lule në duar, të rrethuar nga forcat e s...
Këtë të premte u mbajt ceremonia mortore për opozitari rus...
Bashkimi Evropian tha se për Serbinë do të ketë pasoja për...
Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk...
Për një nga familjet më të pasura të Indisë, një martesë n...
Makina e varrimit që mban arkivolin e Alexei Navalny-t...
Sa para ka Bundeswehri për avionë, tanke dhe pajisje të re...
Në Sicili është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi r...
Më shumë se një miliard njerëz janë duke jetuar me obe...
Sot do të kryhet ceremonia mortore për liderin e opozi...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Të paktën 43 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr ...
Aleatët politikë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) nuk kanë parë ndonjë shenjë se ...
Së paku 19 ushtarë rusë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u pl...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...