Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të premten më 1 mars, shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill.
Pendarovski tha se kandidaturën e shpalli pas mbështetjes publike që ka marrë nga qytetarë të shumtë dhe personalitete të ndryshme për t’u nominuar edhe për një mandat në krye të shtetit.
Kandidatura e tij do të ketë mbështetjen edhe të Lidhjes Social Demokrate (LSDM)në pushtet, e cila edhe e kishte zgjedhur si kandidat për president para pesë vjetësh.
“Arsyeja e parë e kandidimit është se po e përfundoj mandatin e presidentit pa asnjë aferë korruptive, pa asnjë gabim strategjik, asnjë rast të nepotizmit lidhur me familjen apo bashkëpunëtorët e mi”, tha Pendarovski.
“Isha koordinator nacional për NATO-n dhe gjatë mandatit tim të parë u bëmë anëtare e Aleancës Veriatlantike. Gjatë mandatit të dytë pres që të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.
Marrëdhëniet ndëretnike, sipas Pendarovskit, mbeten shtylla e kohezionit dhe e stabilitetit të brendshëm, andaj edhe kërkoi mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike në zgjedhjet presidenciale.
“Unë jam maqedon, por në këto pesë vjet të mandatit tim nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që përkatësia ime etnike të ketë qenë arsyeje që dikë ta favorizoj apo degradoj”, theksoi Pendarovski.
Duke komentuar kërkesën e partive shqiptare që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga Kuvendi, Pandarovski tha se është kundër një kërkese të tillë, pasi zgjedhja e presidentit në Kuvend nuk do t’i jepte kreut të shtetit fuqinë që merr nga populli përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.
”Unë gjatë mandatit tim kam refuzuar disa kërkesa të partive politike dhe jam i bindur se sikur të isha zgjedhur në Kuvend, po atë ditë do të shkarkohesha nga pozita e presidentit”, tha Pendarovski.
Përveç Pendarovski-t, kandidaturat për zgjedhjet presidenciale i kanë shpallur edhe tetë kandidatë të tjerë, por prej tyre deri tani 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të marrë pjesë në garën zgjedhore i kanë grumbulluar Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arben Taravari, kandidat i opozitës së bashkuar shqiptare, Biljana Vankovska nga partia E Majta dhe Maksim Dimitrievski nga Partia ZNAM (Për Maqedoninë tonë).
VMRO DPMNE-ja, në opozitë, kandidaturën e Biljana Siljanovska-Davkovës do të shpallë të shtunën, më 2 mars.
Afati i paraqitjes së kandidaturave për zgjedhjet presidenciale skadon më 8 mars.
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj./ REL
Për një nga familjet më të pasura të Indisë, një martesë n...
Makina e varrimit që mban arkivolin e Alexei Navalny-t...
Sa para ka Bundeswehri për avionë, tanke dhe pajisje të re...
Në Sicili është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi r...
Më shumë se një miliard njerëz janë duke jetuar me obe...
Sot do të kryhet ceremonia mortore për liderin e opozi...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Të paktën 43 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr ...
Aleatët politikë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) nuk kanë parë ndonjë shenjë se ...
Së paku 19 ushtarë rusë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u pl...
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha të enj...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi të shqyrto...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të enjten të përmbus...
Presidenti Joe Biden “vazhdon të jetë i aftë për të kr...
Bashkimi Evropian tha të enjten se raporti i OSBE/ODIHR-it...
Mohammad Mustafa, i cili pritet të bëhet kryeministër ...
Më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazë...
Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për...
Fluturimi në Evropë është në nivelin më të sigurt që n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...