Rregull i ri në Sri Lanka/ Turistët nga disa shtete mund të marrin vizë 30-ditore falas
Nga parqet kombëtare plot me kafshë të egra dhe Vendet e T...

Në qytetin port Saint-Malo në Bretanjë, që zakonisht në këtë periudhë të vitit është ende relativisht i freskët, termometri të martën (26.05.2026) arriti sërish 34 gradë. Temperatura të ngjashme të larta ka edhe në Rennes. Banorët vendas dhe turistët e habitur kanë përjetuar tashmë netët e para tropikale të vitit, madje ende pafilluar vera.
Katou Blaise, infermiere në urgjencën e spitalit universitar në Rennes, thotë: "Po na sjellin shumë persona të moshuar që janë të dehidratuar.”
Edhe në qytetin perëndimor francez Nantes, shërbimi meteorologjik francez mati temperaturën 36 gradë – dukshëm më shumë se një ditë më parë, kur me 34,3 gradë u vendos një rekord i ri për muajin maj në këtë qytet. Rekordet e mëparshme për këtë periudhë po tejkalohen njëra pas tjetrës – në Brest, Angers dhe edhe në Bergerac në jugperëndim të Francës.
Vlera historike
Shërbimi shtetëror meteorologjik Météo-France konstatoi gjithashtu në nivel kombëtar se të hënën u regjistruan temperaturat më të larta ndonjëherë për një muaj maj që nga fillimi i matjeve në Francë.
Klimatologu Matthieu Sorel nga Météo-France tha për agjencinë e lajmeve AFP: "Po flasim për një episod të jashtëzakonshëm, historikisht të paprecedent. Të gjitha superlativat janë të justifikuara për të përshkruar këtë fazë aktuale meteorologjike.”
Në Météo-France theksohet se këto nivele të nxehtësisë në këtë periudhë të vitit janë një pasojë e qartë e ndryshimeve klimatike. Para 30 apo 40 vitesh, temperatura të tilla në muajin maj nuk do të kishin qenë të mundshme.
Valë e të nxehtit edhe në Britaninë e Madhe
Ndërkohë që shumë britanikë po gëzohen për temperaturat rekord në maj, shërbimi meteorologjik kombëtar shpreh shqetësim dhe paralajmëron se kjo është një dëshmi konkrete se si ndjehen efektet e ndryshimeve klimatike.
Pesë të vdekur nga aksidentet në ujë
Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon, foli për shtatë raste vdekjesh që "mund të lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me valën aktuale të të nxehtit”. Pesë prej tyre kanë ndodhur gjatë aksidenteve në ujë, ndërsa dy të tjera gjatë aktiviteteve sportive në Paris dhe në zonën e Lionit.
Një ditë më parë, autoritetet kishin njoftuar se në brigjet e Atlantikut një gjermane 56-vjeçare kishte humbur jetën gjatë festës së Rrëshajëve, pasi ishte tërhequr nga rrymat e fuqishme në det.
Edhe në zonën e Parisit, shumë njerëz janë drejtuar drejt lumenjve dhe liqeneve, duke shkaktuar situata të rrezikshme.
Ndikimi edhe ndaj French Open
Edhe turneu i tenisit French Open në Paris po ndikohet nga temperaturat e larta, të cilat po vështirësojnë lojtarët dhe publikun. Në fushat e Roland Garros u matën 33 gradë. Media franceze po pyet nëse ndeshjet duhet të ndërpriten shpesh apo nëse turneu mund të vazhdojë normalisht në këto kushte.
Përveç kësaj, me rritjen e temperaturave po përkeqësohet edhe cilësia e ajrit. Në zonën e Parisit dhe në luginën e Rhonës janë tejkaluar kufijtë e ozonit. Në jug të Francës, zjarrfikësit kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar ndaj zjarreve në pyje, duke paralajmëruar se niveli i rrezikut tashmë i ngjan atij të muajit korrik.
Temperaturat pritet të rriten edhe më tej
Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Riss, paralajmëroi se kjo valë e të nxehtit paraqet rrezik edhe për të rinjtë, veçanërisht për sportistët. Tetë departamente janë tashmë në nivelin e dytë më të lartë të paralajmërimit për nxehtësi, dhe numri pritet të rritet në 13.
Për të enjten (28.05.2026), kryeministri Sébastien Lecornu ka thirrur një mbledhje të qeverisë për të bërë një vlerësim të parë të situatës. Ndërkohë, vala e të nxehtit po përhapet më tej drejt jugperëndimit të Francës. Météo-France njoftoi se temperaturat mund të arrijnë "lokalisht 38 deri në 39 gradë” në ditët në vijim./ DW
Nga parqet kombëtare plot me kafshë të egra dhe Vendet e T...
NASA zgjedh Blue Origin të Jeff Bezos për misionin e parë hë...
Ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch, njoftoi...
Mbi 103 artikuj luksozë, duke përfshirë bizhuteri të çmuar...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndau disa kritika në...
Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, është rithyer ...
Ulrich Siegmund, kreu i partisë Alternativa për Gjermaninë...
Rreth 50 vende dënuan atë që ata e konsideruan si kërcënim...
Autoritetet kineze kanë ekzekutuar një burrë për vrasjen e...
Par një periudhe rreth tre mujore në bllokim total, rrjeti...
Izraeli ka nisur një valë intensive sulmesh në të gjithë L...
Delegacioni i kongresistëve amerikanë, që vizitoi Luginën ...
Një ditë më parë ushtria amerikane kreu "sulme vetëmbrojtë...
Katër njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën të ma...
Gjermania mezi guxon të luajë një rol ndërmjetësues në luf...
Rusia ka kërcënuar të nisë një valë të re sulmesh sistemat...
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur lidhur me planet...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar ...
Ushtria amerikane ka njoftuar se kishte kryer sulme “vetëm...
Pelegrinazhi vjetor i Haxhit ka filluar zyrtarisht këtë të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...