web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Është një gjigant burokratik”/ Kryeministrja italiane Meloni kritikon Bashkimin Europian

26 Maj 2026, 19:08, Kosova & Bota CNA

“Është një gjigant burokratik”/ Kryeministrja

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndau disa kritika në adresë të Bashkimin Europian.

Duke folur në asamblesë vjetore të shoqatës së industrisë, Meloni tha se BE është shumë burokratik dhe jo mjaftueshëm i vendosur në skenën globale.

“Dobësia e madhe dhe kryesore që na prek drejtpërdrejt është struktura aktuale e Bashkimit Europian, një gjigant burokratik që shumë shpesh ka sakrifikuar konkurrueshmërinë dhe rritjen strategjike në altarin e qasjeve ideologjike dhe teknokratike”, tha Meloni sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

Meloni tha se ishte e gatshme t’i vinte në praktikë këto parime në nivel të brendshëm, duke propozuar nisjen e një projekti të përbashkët me konfindustrinë për të reformuar burokracinë e Italisë./CNA





Lajmet e fundit nga