"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar ka hequr dorë nga fletëthirrja drejtuar ish-presidentit Donald Trump për të dëshmuar. Ky hap vjen ndërsa komisioni ka përfunduar punën dhe po përgatitet të shpërndahet javën e ardhshme.
Ligjvënësi demokrat Bennie Thompson, në cilësinë e kryetarit të komisionit, i shkroi të mërkurën një letër avokatit të zotit Trump, David Warrington, ku e njoftonte rreth vendimit.
“Siç mund ta dini, Komisioni ka përfunduar seancat dëgjimore, ka publikuar raportin përfundimtar dhe puna e tij shumë shpejt po shkon drejt fundit”, shkruante zoti Thompson. “Ndaj Komisioni nuk mund të ndjekë informacionin specifik që do të sigurohej nëpërmjet kësaj fletëthirrjeje”.
Gjatë seancës së tij të fundit që u mbajt përpara zgjedhjeve për Kongresin, në tetor, Komisioni votoi për thirrjen zyrtarisht për të dëshmuar të zotit Trump. Ligjvënësit kërkuan gjithashtu dokumente nga ish-presidenti, ndërsa kishin hetuar rolin e tij në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, si dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Ligjvënësit në komision kanë pranuar se sigurimi i dëshmisë do të ishte diçka e vështirë për t'u arritur, kjo nisur dhe nga fakti që në janar kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve do të kalonte në duart e republikanëve. Por vendimi i komisionit në atë kohë dukej se kishte më shumë një vlerë politike dhe simbolike.
"Ne jemi të detyruar të kërkojmë përgjigje drejtpërdrejt nga njeriu që e vuri në lëvizje gjithë këtë gjë", tha gjatë seancës së fundit ligjvënësja Liz Cheney, nënkryetare e komisionit dhe një nga dy republikanët e komisionit prej nëntë anëtarësh. "Çdo amerikan ka të drejtë t'i dëgjojë këto përgjigje".
Por zoti Trump paditi në muajin nëntor komisionin duke e refuzuar dëshminë. Në padinë e tij ai shprehej se në të kaluarën ish-presidentët kanë pranuar vullnetarisht të japin dëshmi ose dokumente në përgjigje të thirrjeve të Kongresit, por "asnjë president apo ish-president, nuk është detyruar ndonjëherë ta bëjë një gjë të tillë".
Ligjvënësit i kërkuan ish-presidentit t’u vinte në dispozicion komunikimet personale të tij me anëtarë të Kongresit, si dhe përfaqësues të grupeve ekstremiste. Avokatët e zotit Trump thanë se ajo ishte një kërkesë e gjerë dhe e cilësuan atë si shkelje, bazuar në amendamentit e parë të kushtetutës.
Pavarësisht se komisionit nuk siguroi dot dëshminë e ish-presidentit ai intervistoi më shumë se 1000 dëshmitarë, si dhe shumicën e ndihmësve dhe aleatëve më të afërt të zotit në Shtëpinë e Bardhë. Shumë dëshmitarë dhanë detaje thelbësore në lidhje me përpjekjet e tij për të ndikuar zyrtarë federalë e shtetërorë si dhe ligjvënës, në përpjekjet për të përmbysur rezultatin. Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë, që ishin me zotin Trump më 6 janar, dëshmuan para komisionit mbi rezistencën që bëri ish-presidenti për t'i kërkuar turmës së dhunshme të mbështetësve të tij, që të largoheshin nga Kapitoli.
Në raportin përfundimtar të lëshuar javën e kaluar, komisioni doli në përfundimin se zoti Trump u angazhua në një "komplot shumëplanësh për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe se nuk veproi ndaj dhunës”. Komisioni rekomandoi gjithashtu që Departamenti i Drejtësisë të hetojë ish-presidentin për katër krime të veçanta, veprën penale për mbështetjen e një rebelimi.
Të mërkurën në mbrëmje në një postim në mediat sociale zoti Trump dhe avokatët e tij e interpretuan këtë veprim të komisionit si fitore. “Ata ndoshta e bënë këtë sepse e dinin që unë nuk bërë asgjë të keqe, ose sepse do të humbisnin në gjykatë”, shkruante zoti Trump. Ai i quajti anëtarët e komisionit "banditë politikë".
Në Twitter, avokati i zotit Trump, Harmeet Dhillon shkruante se komisioni kishte “valëvitur flamurin e dorëzimit” siç dhe e cilësoi ai./ VOA
Grupi ndërkombëtar i njohur si “Anonymous” ka publikua...
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar fillimit të ...
Pas tërheqjes së barrikadave në veri të Kosovë të shumta k...
Qeveria e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga kryemi...
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të...
Rusia sulmoi Ukrainën me një breshëri raketash të enjt...
Ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudare, i ci...
Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në analizën e saj ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit që zhvi...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një vendim...
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta...
Barrikadat në pikën kufitare të Merdares janë hequr më...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një takim me pë...
Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mi...
Forcat ruse kanë infensifikuar sulmet në qytetin jugor...
Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Sirisë dhe Rusisë kanë z...
Andrew Tate është një nga personazhet më virale në rrj...
Urdhri i Gjykatë së Lartë për të mbajtur përkohësisht ...
Presidenti Joe Biden tha se Gjykata e Lartë nuk do të ...
Ukraina bëri sot të ditur se Rusia sulmoi me raketa ob...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...