Irani kërcënon hapur: Nëse i afrohet Hormuzit, do e godasim anijen amerikane 'Lincoln'
Irani ka kërcënuar se do të godasë anijen aeroplanmbajtëse...

Një terminal i madh rus për eksporte të naftës është goditur sërish nga dronët, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë, teksa Ukraina pretendon se sulmet e saj e kanë kufizuar rëndë kapacitetin e Rusisë për të përfituar nga rritja globale e çmimeve të energjisë.
Qendra Ust-Luga, në brigjet jugore të Gjirit të Finlandës, afër Shën Petersburgut, është dëmtuar dhe i është vënë flaka në sulmet e 29 marsit, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Aleksandr Drozdenko.
Ai nuk e ka identifikuar vendin prej nga është nisur droni dhe Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina ka nisur më shumë se 345 dronë përgjatë natës në drejtim të Rusisë.
Kjo është të paktën hera e dytë që Ust-Luga është goditur brenda ditësh. Imazhet satelitore të 27 marsit tregojnë tym dhe flakë duke dalë prej qendrës.
Primorsk, një tjetër terminal i madh për eksporte në brigjet veriore të gjirit, është goditur po ashtu një javë më parë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është në një udhëtim në Lindje të Mesme – dhe po bën përpjekje për t’i çuar përpara kapacitetet e Kievit për luftërat me dronë – ka thënë më 28 mars se rreth 40 për qind e kapaciteteve të eksportit në Ust Luga është goditur rëndë.
Ai ka thënë se Ukraina do të ndalojë së shënjestruari objektet ruse nëse Moska nuk e godet më infrastrukturën ukrainase të energjisë, e cila është dëmtuar goxha shumë në dimër.
Me qasje në Detin Baltik, Primorsk dhe Ust-Luga janë dy prej terminaleve më të mëdha për eksportim të naftës ruse në tregjet perëndimore. Javën e kaluar, Reuters ka raportuar se fushata ukrainase mund të ketë vënë jashtë funksionit 40 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të eksportit rus.
Edhe gazsjellësi i madh Druzhba, që kalon nëpër territorin ukrainas, nuk ka qenë në punë që disa muaj.
“Ky është kërcënimi më serioz për eksportet e naftës ruse dhe produkteve ruse prej nisjes së luftës”, ka thënë analisti i energjisë, Boris Aronshtein.
Rusia, në anën tjetër, ka vazhduar të sulmojë Ukrainën, duke nisur më shumë se 400 dronë dhe raketa në qendra të ndryshme të shtetit, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Dhjetëra persona janë plagosur në rajonin Harkiv, sipas autoriteteve.
Në rajonin e Odesas, dronët e kanë goditur një objekt të energjisë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë qyteza të afërta, sipas ekipeve të emergjencës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL
Irani ka kërcënuar se do të godasë anijen aeroplanmbajtëse...
Papa Leo XIV tha sot se Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësv...
Një termët me magnitudë 4,3 Rihter u regjistrua këtë të di...
Mbreti Charles ka urdhëruar që vëllai i tij Andrew Mountba...
Ekzistojnë disa deklarata kontradiktore të zyrtarëve të hu...
Anija ushtarake amerikane USS Tripoli është dërguar në Lin...
Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe në...
Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga ‘Washington Post’,...
Gjigandi zviceran Nestle njoftoi ditën e sotme se një ngar...
Njëzet e dy emigrantë kanë humbur jetën në brigjet greke p...
Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije nën flamurin pakis...
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nëntë ndihmës m...
Policia franceze ka parandaluar ditën e sotme një sulm me ...
Aeroporti kryesor i Kuvajtit është goditur nga një seri dr...
Për herë të parë pas pesë shekujsh, një Papë ka zhvilluar ...
Forcat ajrore izraelite kanë deklaruar nisjen e një hetimi...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se fo...
Ministria e Brendshme e Polonisë tha se do të zgjasë kontr...
Ukraina ka nënshkruar sot një marrëveshje të re mbrojtjeje...
Komuna e Prishtinës i ka larguar nga sheshi kryesor i krye...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...