Trump: Po konsideroj mundësinë për një sulm të kufizuar ndaj Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se...

Gjykata Supreme amerikane ka vendosur që presidenti amerikan, Donald Trump, ka tejkaluar autoritetin e tij kur ka vendosur një sërë tarifash që tronditën tregtinë globale, duke bllokuar një mjet kyç që udhëheqësi amerikan kishte përdorur për të çuar përpara agjendën e tij ekonomike.
Gjykata Supreme, me shumicë konservatore, vendosi me rezultat gjashtë me tre, duke theksuar në aktgjykim se Ligji për fuqitë ndërkombëtare ekonomike në raste emergjente (IEEPA) “nuk e autorizon presidentin që të vendosë tarifa”.
Trump ka nisur vendosjen e tarifave të gjera pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, duke vendosur detyrime të reja doganore ndaj pothuajse të gjithë partnerëve tregtarë të SHBA-së.
Këto përfshinin tarifa “reciproke” për praktikat tregtare që Uashingtoni i konsideron si të padrejta. Me tarifë të tillë reciproke prej 10 për qind u godit edhe Kosova, por edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, disa edhe me tarifa më të larta.
Më 1 gusht, Kosova hoqi tarifën ndaj mallrave amerikane prej 10 për qind.
Po ashtu, SHBA-ja vendosi tarifa të veçanta ndaj partnerëve të mëdhenj të saj si Meksika, Kanadaja e Kina, për shkak të kontrabandës së drogës dhe emigracionit.
Gjykata në vendimin e saj tha se “nëse Kongresi do të kishte për qëllim t’i jepte kompetencë të veçantë për të vendosur tarifa” përmes IEEPA-së, “do ta kishte bërë këtë, ashtu siç ka vepruar vazhdimisht në ligje të tjera për tarifat”.
Ky vendim nuk ndikon në detyrimet specifike për sektorë të caktuar që Trump ka vendosur ndaras tarifa për importet e çelikut, aluminit dhe mallrave të tjera.
Tre gjyqtarë liberalë, iu bashkuan tre gjykatësve të tjerë konservatorë për të vendosur për tarifat, duke mbajtur në fuqi vendimet e gjykatave më të ulëta që vendosën se tarifat e vendosura nga Trump nën IEEPA-në ishin të paligjshme.
Kryegjykatësi John Roberts, gjatë njoftimit të vendimit tha se “IEEPA-ja nuk ka asnjë referencë për tarifat apo detyrimet doganore”.
Në majin e vitit të kaluar, një gjykatë më e ulët tregtare kishte vendosur se Trump kishte tejkaluar autoritetin e tij kur vendosi tarifa të gjera, por vendimi nuk është zbatuar pasi Qeveria kishte njoftuar se do ta apelojë./REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se...
Europa po rrit shqetësimin për mungesën e saj në bisedimet...
Kosova ka ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Rusisë, për shk...
Pasi bisedimet bërthamore SHBA–Iran përfunduan në Gjenevë ...
Një moment nga takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uash...
Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka mir...
Në një aktivitet ndërkombëtar kushtuar bashkëpunimit dhe s...
Kordonë policie para furrave të bukës, protesta dhe gjuhë ...
Si mund të ndikojë arrestimi i vëllait të Mbretit Charles,...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar të enjten ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një foto albu...
Presidenti Donald Trump ka komentuar arrestimin e ish-prin...
Ish-princi i Britanisë, Andreë Mountbatten-Windsor është l...
Raporti i fundit mbi qasjen në teknologji tregon se pothua...
Një zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes i tha Rad...
Qeveria britanike nuk i ka dhënë leje SHBA-së të përdorë b...
Gjeneralmajori i Ushtrisë Amerikane, Jasper Jeffers konfir...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar një organizat...
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump...
Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga ka mbajtur fjalën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...