"Rivaliteti i ashpër"/ Momenti që u bë viral mes dy emrave gjigantë të teknologjisë në Indi
Në një aktivitet ndërkombëtar kushtuar bashkëpunimit dhe s...

Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka miratuar të premten një program legjislativ dyvjeçar, i cili përfshin dy ligje të rëndësishme, si ai për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ligjin për çmimet tavan.
Duke folur në mbledhje të qeverisë, Kurti tha se këto dy ligje janë prioritet i tij në dy vjetët e ardhshme.
“Do të vazhdojmë me vendosmëri për të sjellë ligje të qarta e cilësore në dobi të qytetarëve dhe sundimit të ligjit”, tha Kurti.
Kjo është një përpjekje e re e Kurtit për t’i fuqizuar këto ligje, pasi Gjykata Kushtetuese ia kishte rrëzuar që të dyja gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar.
Programi legjislativ është lista zyrtare e projektligjeve që qeveria synon t’i hartojë dhe t’i dërgojë për miratim në Kuvend brenda një periudhe të caktuar.
Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Gjykata më e lartë e vendit ia rrëzoi Kurtit dy herë ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.
Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Kushtetuesja tha në vendimin e janarit se e shfuqizoi ligjin për byronë sepse ai u miratua me “shkelje të rënda procedurale dhe kushtetuese”.
Sipas saj, Kuvendi e përdori në mënyrë të pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dhënë deputetëve dhe komisioneve kohë për shqyrtim, debat dhe amendamente, në kundërshtim me nenet 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës.
Ligji për çmimet tavan
Ligji për çmimet tavan ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2023. Asokohe, gjykata kishte theksuar se ai nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Qeveria e kishte arsyetuar ligjin për shkak të “rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë dhe ankesave të shumta të qytetarëve, lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve te të gjitha produktet bazë”. Sipas qeverisë, ligji do të aplikohej në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ligji, tashmë i shpallur i pavlefshëm, i konsideronte produkte themelore drithërat, bukën, miellin, orizin, pastat, vajin ushqimor të lulediellit, qumështin, kripën e kuzhinës, vezët e pulës, mishin e pulës, sheqerin kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie. /REL
Në një aktivitet ndërkombëtar kushtuar bashkëpunimit dhe s...
Kordonë policie para furrave të bukës, protesta dhe gjuhë ...
Si mund të ndikojë arrestimi i vëllait të Mbretit Charles,...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar të enjten ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një foto albu...
Presidenti Donald Trump ka komentuar arrestimin e ish-prin...
Ish-princi i Britanisë, Andreë Mountbatten-Windsor është l...
Raporti i fundit mbi qasjen në teknologji tregon se pothua...
Një zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes i tha Rad...
Qeveria britanike nuk i ka dhënë leje SHBA-së të përdorë b...
Gjeneralmajori i Ushtrisë Amerikane, Jasper Jeffers konfir...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar një organizat...
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump...
Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga ka mbajtur fjalën...
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se 10 miliardë d...
Presidenti amerikan Donald Trump tha se parashikon që Bord...
Në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes, ka mbjatur fjalën...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha sot në fjalë...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD...
Këtë të enjte në Uashington, kryeqytetin e SHBA-ve, po mba...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...