Britania nuk lejon SHBA-në të përdorë bazat e saj ushtarake për sulmet ndaj Iranit
Qeveria britanike nuk i ka dhënë leje SHBA-së të përdorë b...

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes i tha Radios Evropa e Lirë se, aktualisht, nuk ka ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave amerikane.
“Sot, nuk kemi për të njoftuar ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave”, tha ai në përgjigjen me shkrim.
REL-i kërkoi koment nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, pasi gazeta amerikane Politico duke cituar katër diplomatë të NATO-s - tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë nga aleanca të reduktojë aktivitetin e saj të jashtëm, përfshirë atë në misionin paqeruajtës në Kosovë - KFOR.
Në komentet për REL-in, një zyrtar i NATO-s tha se Shtetet e Bashkuara luajnë rol thelbësor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.
Megjithatë, ai theksoi se autoritetet amerikane janë adresa për më shumë hollësi.
Ai shtoi se SHBA-ja, aktualisht, i ka rreth 600 trupa të angazhuara në misionin e KFOR-it dhe se e ka udhëheqjen e Komandës Rajonale Lindje.
Komanda Rajonale Lindje kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mënyra të ndryshme, duke përfshirë patrullimet, ushtrimet, angazhimet me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve lokale dhe mbështetjen e projekteve të rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik.
REL-i kërkoi komente në lidhje me raportimet e Politico-s edhe nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes, dhe është në pritje të përgjigjeve.
Sipas Politico-s, në muajt e fundit, Uashingtoni ka lobuar për reduktimin e operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të përfundojë misioni në Irak dhe që aleatët nga Indo-Paqësori të mos marrin pjesë në samitin vjetor të aleancës që mbahet në Ankara të Turqisë në korrik.
Ky raportim vjen pasi, vitin e kaluar, ishin ngritur shqetësime në mesin e shteteve evropiane se SHBA-ja mund t'i tërhiqte plotësisht trupat e saj nga Evropa.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, atëbotë kishte porositur Evropën se duhej të përgatitej për një rishikim dhe reduktim eventual të pranisë ushtarake amerikane.
Megjithatë, tërheqje të plotë nuk pati, dhe në tetor SHBA-ja njoftoi për tërheqjen e disa trupave nga Rumania. Kjo tërheqje u tha se ishte pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së që të përqendrohet në Indo-Paqësor.
SHBA-ja ka 590 trupa në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Nga afër 50.000 trupa sa ishin dislokuar më 1999, pas përfundimit të luftës, në Kosovë aktualisht janë 4.767 trupa paqeruajtëse të KFOR-it nga 33 shtete të ndryshme.
Kampi Bondsteel, që gjendet pranë Ferizajit, shërben si baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Ballkan.
Kosova e konsideron si qenësore aleancën me Shtetet e Bashkuara, vend që ka kontribuar në pavarësinë dhe shtetndërtimin e saj.
Ndryshe, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.
Ky mision paqeruajtës i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë./REL
Qeveria britanike nuk i ka dhënë leje SHBA-së të përdorë b...
Gjeneralmajori i Ushtrisë Amerikane, Jasper Jeffers konfir...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar një organizat...
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump...
Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga ka mbajtur fjalën...
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se 10 miliardë d...
Presidenti amerikan Donald Trump tha se parashikon që Bord...
Në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes, ka mbjatur fjalën...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha sot në fjalë...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD...
Këtë të enjte në Uashington, kryeqytetin e SHBA-ve, po mba...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në fjalën e tij në Bord...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ndal sot në fjalën e...
Presidneti i SHBA-ve në fjalën përmbyllëse në Bordin e Paq...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur fjalën e tij ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Irani dhe Rusia kanë nisur stërvitje të përbashkëta detare...
Qindra liderë botërorë janë mbledhur sot në Uashington, në...
Mbreti Charles III ka reaguar pas arrestimit të vëllait të...
Ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...