Aksidenti i rëndë me betonieren në autostradë/ Zbardhen detaje nga ngjarja
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burgim dy ish-pjesëtarët të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.
Zoran Kostiq u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Miloviq me 7 vjet burgim gjatë një seance të mërkurën, njoftoi gjykata.
Gjykata tha se, në dënim, atyre do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim, por nuk dha hollësi se kur ishin arrestuar ata.
Ata kanë të drejtë të ankohet ndaj dënimit në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Sipas aktakuzës së ngritur më 16 maj 2024, Zoran Kostiq, si pjesëtar i forcave policore serbe, i armatosur dhe në uniformë, ishte përfshirë drejtpërdrejt në krime kundër civilëve shqiptarë, më saktë kundër familjes Ujkani në një sulm të organizuar nga forcat serbe në shtëpinë e kësaj familjeje në Reznik të Vushtrrisë në maj të vitit 1999.
Kostiq kishte marrë pjesë edhe në plaçkitjen e shtëpive të banorëve shqiptarë, pastaj djegien e shtëpive dhe vrasjen e civilë të paarmatosur në fshatin Reznik.
Tetë persona, në mesin e tyre shumica të familjes Ujkani, u vranë në të këtë sulm.
Kostiq u dënua edhe për urdhërimin e dëbimit të popullatës shqiptare nga shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, Miloviq u dënua për maltertimin, torturimin dhe rrahjen e civilëve shqiptarë kur forcat serbe i kishin grumbulluar rreth 20.000 banorë civilë të Vushtrrisë tek varrezat e qytetit në vitin 1999.
Sipas aktakuzës, Miloviq, së bashku me disa policë serbë të armatosur, e kishte ndarë popullatën civile shqiptare, si dhe i kishte detyruar që t’i vendosnin duart e lidhura pas koke dhe të bien me gjunj në kokë për toke, duke i goditur vazhdimisht disa me bastun të hekurt, e disa me shkopinj druri dhe me kondaktë të armëve.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Kohët e fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë.
Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë./REL
Një djalë trevjeçar u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëm...
Regjimi në Iran mbetet funksional, megjithëse i dobësuar n...
Departamenti Amerikan i Shtetit po zgjeron programin pilot...
Irani ka kërcënuar të sulmojë infrastrukturën energjetike ...
Një draft-udhëzim i ri i Ministrisë së Drejtësisë së Kosov...
BBC raporton se burime britanike të mbrojtjes bëjnë të dit...
Pakistani ka njoftuar se do të ndërpresë përkohësisht oper...
Shërbimi sekret izraelit Mossad ka intensifikuar përpjekje...
Një universitet në Kinë po i inkurajon studentët e tij që ...
Forcat e armatosura të Iranit kanë paralajmëruar se do të ...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka konfirmuar vras...
Për vite me radhë, Ilya Remeslo njihej si një nga zërat be...
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, gjatë një kon...
Kremlini i ka mohuar raportet se Rusia ka zgjeruar shkëmbi...
Shumë shpejt pasi u përhap lajmi se udhëheqësi suprem i Ir...
Autoritetet në Kosovë i kanë marrë në pyetje disa zyrtarë ...
Ushtria e Izraelit ka konfirmuar vrasjen e ministrit irani...
Centrali i vetëm i energjisë atomike në Iran është goditur...
NATO po ecën përpara me vendosjen e një sistemi tjetër të ...
Senatorët amerikanë pritet të zhvillojnë një seancë dëgjim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...