Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Gjyqtarët e një gjykate federale të apelit me qendër në Atlanta, duket se anuan në krahun e Departamentit të Drejtësisë lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të anuluar vendimin për emërimin e një eksperti të pavarur për të verifikuar dokumentet e sekuestruara nga FBI-ja në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida. Sinjalet u vunë re nga një seri pyetjesh të vështira që gjykatësit i drejtuan avokatit të zotit Trump.
Një trupë prej tre gjyqtarësh dëgjoi argumentet në çështjen e ngritur nga departamenti kundër emërimit të një eksperti të pavarur të posaçëm. Po kështu Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar qasje të menjëhershme tek të gjitha dokumentet e sekuestruara, me gjithë kërkesën e avokatëve të zotit Trump për të përjashtuar një pjesë të tyre.
Ky ishte një prej disa problemeve ligjore me të cilat zoti Trump u përball të martën, një javë pasi shpalli vendimin për të kandiduar për herë të tretë për Shtëpinë e Bardhë. Po dje, Gjykata e Lartë i hapi rrugën një komisioni të Kongresit, të udhëhequr nga demokratët, për të shqyrtuar deklaratat e tij tatimore.
Avokati i zotit Trump, James Trusty, u tha gjyqtarëve në Atlanta se statusi i zotit Trump si ish-president, e bën përplasjen mbi dokumentet, një rast të pazakontë, ndaj dhe çëshja duhej të rishikohej nga një ekspert i posaçëm.
Por gjyqtari kryesor, William Pryor, ngriti vazhdimisht pyetjen mbi pasojat e lejimit të një gjykate për të ndërhyrë në një hetim penal, përpara ngritjes së një aktakuzë, duke e parë atë si një preçedent serioz që do të dëmtonte hetime të tjera në të ardhmen.
Zoti Pryor kërkoi gjithashtu të dijë nëse avokatët e zotit Trump kishin ofruar ndonjë provë për ndonjë veprim të paligjshëm nga ana e departamentit, lidhur me mënyrën se si ishin sekuestruar dokumentet.
"Nëse nuk mund ta vërtetoni një gjë të tillë, nuk e kuptoj se për çfarë jemi mbledhur?!", u shpreh zoti Pryor.
Zoti Trusty pranoi se kontrolli i rezidencës së zotit Trump nuk ishte trajtuar ndryshe nga një hetim tipik penal, me përjashtim të faktit se në këtë rast bëhej fjalë për një ish-president.
Avokati i Departamentit të Drejtësisë, Sopan Joshi i tha gjykatës se departamenti nuk kishte ndeshur në ndonjë rast më parë kur një gjyqtar ndalonte një hetim penal në vazhdim, kur nuk kishte prova për një kontroll të paligjshëm nga qeveria.
Në një kontroll të miratuar nga gjykata, agjentët e FBI-së sekuestruan në 8 gusht rreth 11,000 dokumente në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago, mes tyre rreth 100 të shënuara si të klasifikuara, kjo si pjesë e një hetimi penal mbi posedimin dhe mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare nga ana e ish-presidentit me përfundimin e mandatit të tij.
Të premten e javës së kaluar Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi prokuror të posaçëm, zotin Jack Smith, për të marrë përsipër këtë hetim, vetëm tri ditë pasi zoti Trump njoftoi se do të kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./voa
Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndër...
Një skifter është e vetmja gjë që fluturon këto ditë nënto...
Zhvillimin e një ofensive të madhe ajrore kundër pozicione...
“Jepini një shans diplomacisë!” Kjo frazë përsëritet poth...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar sulmet rus...
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targat me n...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur të mërkurën pr...
Ndërsa në Katar po vazhdojnë të luhen ndeshjet e Kampi...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris vizitoi të mar...
Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi th...
Faqja e Parlamentit Evropian ka rënë pre e një sulmi k...
Ukraina ka disa javë që po përjeton sulme në infrastru...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar 400 mi...
Pas sulmeve të fundit në rrjetin energjetik të Ukrainë...
Një protestë e madhe ka shpërthyer në fabrikën më të m...
Pas sulmeve të Rusisë së Vladimir Putinit kundër Ukrai...
Qyteti perëndimor i Lvivit ka mbetur pa energji elektr...
Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për ...
Qëndrimi “refuzues” dhe “i ngurtë” i kryeministrit të Koso...
Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar konstatoi të mërk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...