Ekzekutohet prokurori në Ekuador, po hetonte sulmin në studion televizive
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador. Prok...

Gjermania nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketat e tipit "Taurus". Për këtë votoi një shumicë e qartë në Bundestag. Me gjithë votën mbetet pyetja, a mundet Ukraina të sulmojë Rusinë me armë gjermane?
Prej muajsh politikanë të ndryshëm të qeverisë së koalicionit trepartiak gjerman kërkojnë furnizimin e Ukrainës me raketat "Taurus". Më aktivë janë përfaqësuesi e Të Gjelbërve dhe liberalëve. Megjithatë të mërkurën në mbrëmje (17.01) Bundestagu vendosi kundër kërkesë së parashtruar që qeveria gjermane "më në fund dhe pa vonesa të vërë në dispozicion raketat e tipit Taurus në sasi sa më të madhe të mundshme" për Ukrainën.
Nga fillimi i luftës në Ukrainë, qytetet ukrainase bombardohen përditë me artileri, raketa dhe dronë. Ukraina kundërpërgjigjet duke goditur objektiva ushtarakë në zonat e pushtuara nga Rusia, si në Krime. Por në fokus ka qenë edhe objektiva në Rusi, si për shembull në rajonin strategjik, Belgorod, 30 km nga kufiri ukrainas. Më 30 dhjetor sipas të dhënave ruse humbën jetën aty 25 veta.
E mbështetur nga e drejta ndërkombëtare
Sipas Wolff Heintschel von Heinegg, profesor jurist në Universitetin Evropian, Viadrina, sulmet e Ukrainës në territorin rus janë të mbrojtura nga e drejta ndërkombëtare. Në konfliktet e armatosura ndërkombëtare "asnjë palë në fkonlfikt nuk është e detyruar të kufizojë veprimet armiqësore në territorin e saj", bën të ditur Heintschel. "Përkundrazi është qëllim legjitim të dobësosh forcat e armatosura të kundërshtarit përfshirë sulmin ndaj objektivave të lejuara ushtarake." Sipas ekspertit, kjo nuk e ndryshon gjendjen ligjore edhe kur vriten civilë. Edhe pse sulmet direkte kundër personave civilë apo objekteve civile mbeten të ndaluara, kjo nuk do të thotë, se ata nuk i vuajnë pasojat, shpjegon von Heinegg.
Frika e Olaf Scholz
Nuk dihet nëse në sulmet kundër Rusisë, janë përdorur armë perëndimore. Por kjo mbetet një çështje vendimtare për mbështetësit perëndimorë të Ukrainës. Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk do t'i dërgojë avionët e tipit "Taurus" në Ukrainë, që kanë një rreze të gjatë veprimi. Pas kësaj fshihet frika, se me to mund të goditen objektiva në Rusi dhe si pasojë Gjermania tërhiqet në luftë.
Por për juristin Wolff Heintschel von Heinegg, edhe nëse armët gjermane vihen në përdorim, kjo nuk përbën problem për të drejtën ndërkombëtare. Në sulmin rus në shkurt 2002 "bëhet fjalë për një luftë agresore, kështu shtete të treta, si Republika Federale Gjermane (...) mund të mbështesin viktimën e agresionit, edhe përmes furnizimit me armë." Sipas ekspertit këtu vënia në përdorim e armëve të dërguara nga Gjermania kundër objektivave në Federatën Ruse "nuk bën ndonjë dallim".
Sara Nanni, zëdhënëse për Mbrojtjen tek grupi parlamentar i Të Gjelbërve në Bundestag shkon madje një hap më tej. Për DW ajo thotë, se Ukrainës i lejohet të sulmojë territorin rus, edhe me armë gjermane. Në lidhje me pasojat për Gjermaninë ajo thotë: "Unë sigurisht, kam frikë, se Rusia luftën e saj do ta zgjerojë kundër NATO-s, dhe me këtë edhe kundër Gjermanisë. Megjithatë kjo nuk varet nga ajo, se çfarë armësh dërgojmë apo nuk dërgojmë ne. Kjo varet nga ajo që vendos Putini." Edhe Roderich Kiesewetter, politikan për mbrojtjen tek CDU thotë se "sulmet e Ukrainës kundër objektivave ushtarakë në territorin rus jo vetëm që janë të lejueshme bazuar tek e drejta ndërkombëtare, por janë tërësisht të kuptueshme." Nëse përdoren armë gjermane, nuk ka rëndësi, sipas tij, sepse në vend ato pastaj janë armë ukrainase.
Por gjenerali i Bundeswehrit në pension, Helmut Ganser paralajmëron nga iluzionet. Në një bisedë me "Zeit online" ai thotë se "pritshmëria që Ukraina të rivendosë plotësisht integritetin e saj territorial me mjete ushtarake, bazohet për momentin tek nevoja e jashtëzakonshme e kapaciteteve dhe gatishmëria në rënie në kryeqytetet europiane, tek një humbje e qartë e sensit të realitetit". Ganser bën fjalë për rrezikun që NATO të tërhiqet në luftë, nëse ajo mban qëndrimin "paqe e bazuar në fitoren ukrainase". Sipas Ganser "politika e përgjegjshme e sigurisë, që mënjanon dëmet për popullin gjerman nuk duhet ta ndjekë këtë." Kancelari Scholz me vendimin e fundit të Bundestagut për Taurus duhet të ndihet i konfirmuar./ DW
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador. Prok...
Rrugë e shtigje të mbuluara me shtresë akulli në jugpe...
Ushtria amerikane ndërmori një valë të re goditjesh ku...
Policia famëkeqe fetare e talebanëve ka ndaluar dhjetë...
Administrata e Presidentit Joe Biden i riktheu rebelët Hou...
Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça kanë...
Mbreti Charles III pritet të shtrohet në spital javën e ar...
Uashingtoni po shton përpjekjet për të forcuar sanksionet ...
Që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti të m...
“Kënaqësia seksuale, e cila është një dhuratë nga Zoti, mi...
Në zgjedhjet e para për kandidatin presidencial të Par...
Reshjet e dendura të borës dhe ato të shiut në mbarë G...
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, nga sot qytetarë...
Qeveria e Pakistanit njoftoi se dy fëmijë u vranë dhe ...
Meryam Schouler-Ocak e përjetoi vetë. "Së fundi në nj...
Temperaturat ranë në -13 gradë gjatë natës, duke e bër...
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të martën se mbre...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje...
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, shkoi dje në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...