E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Gjermania njihej si një vend ku qytetarët mbështesin institucionet. Por duket se ato kohë kanë kaluar. Sipas një sondazhi, vetëm 27% e qytetarëve besojnë se shteti është në gjendje të bëjë mirë punën e tij.
Mosmbajtja e orëve të mësimit për shkak të mungesës së mësuesve në shkolla, bashkitë që nuk kanë më ku të strehojnë refugjatët, pritjet e përjetshme për zgjatje apo lëshim dokumentesh dhe më në fund një bilanc katastrofik vonesash në hekurudhë: lista e problemeve të shtetit gjerman është e gjatë. Kjo ndikon në disponimin e qytetarëve. Një studim i publikuar këtë javë tregoi se vetëm 27 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se shteti është në gjendje të bëjë punën e tij. Ndërsa 69 për qind besojnë se institucionet shtetërore janë të mbingarkuara dhe se kryerja e detyrave për të cilat qytetarët paguajnë taksat është përtej mundësive të tyre.
Numra të frikshëm
"Numrat janë të frikshëm," thotë Ulrich Silberbach, president i Shoqatës Gjermane të Nëpunësve Civil (dbb), i cili autorizoi studimin. Ai thotë se "peshku qelbet nga koka" dhe kritikon stilin e keq të qeverisjes së koalicionit të tanishëm. "Në zyrën e kancelaritkemi një person që thotë se qytetarët do të kenë udhëheqje nëse duan të kenë të tillë. Por duket se qytetarët e perceptojnë ndryshe këtë”, kritikon kreu i sindikatës së punonjësve të qytetit dhe shton: "Pakënaqësinë ndaj strukturave në pushtet e ndjejnë në radhë të parë nëpunësit civilë”.
Ata nga ana tjetër presin mbështetje nga qeveria në kryerjen e punës së tyre të përditshme. Kjo përfshin kryesisht më shumë punonjës, paga më të mira dhe investime në digjitalizimin e administratës publike, e cila ka mbetur prapa vendeve të tjera të zhvilluara. "Vendimi i qeverisë për të ulur fondet për digjitalizimin nga 377 në 3,3 milionë euro është një sinjal krejtësisht i gabuar”, përfundon Silberbach.
Problemi më i madh - refugjatët
Një vështrim më i detajuar i sondazhit tregon se qytetarët janë veçanërisht të pakënaqur me mënyrën se si po tratjohet problemi i refugjatëve. 27 për qind e të anketuarve mendojnë se ky është problemi më i madh i shtetit, i cili po shfrytëzohet nga krahu i djathtë radikal politik, kryesisht nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD). Kjo parti po përfiton politikisht nga tema e refugjatëve, e cila është shndërruar në problem të madh jo vetëm në lindje por edhe në pjesën perëndimore të Gjermanisë. Qytetarët e perceptojnë ruajtjen e drejtësisë sociale në shoqëri si detyrën më të rëndësishme të shtetit. Lufta kundër ndryshimeve klimatike, që qeveria aktuale e rendit si detyrën më të rëndësishme, nuk është më aq e rëndësishme për qytetarët.
Ndarja në Lindje dhe Perëndim
Por Manfred Güllner, drejtor i Institutit Forsa, i cili kreu këtë studim tëopinionit publik, beson se sondazhi tregoi gjithashtu dallime të mëdha në prioritetet e detyrave shtetërore kur bëhet fjalë për pjesët perëndimore dhe lindore të vendit. Investimi në luftën kundër ndryshimeve klimatike është shumë më i rëndësishëm për qytetarët në Perëndim sesa në Lindje të vendit ku çështjet sociale kanë prioritet. "Këto lloj dallimesh shkaktojnë frikë”, thotë Güllner.
Partia AfD, si kritiku më i madh i qeverisë së Olaf Scholz-it, po përjeton së fundi një rritje të madhe të popullaritetit në lindje të vendit. Për votuesit e AfD-së, lufta kundër ndryshimeve klimatike nuk luan asnjë rol. Ndërsa për votuesit e partisë ekologjiste, të cilët kryesisht jetojnë në Perëndim të vendit dhe në qendrat urbane, investimi në standardet mjedisore është detyra më e rëndësishme e shtetit./DW
Sipas raportimeve, një bombardues rus me rreze të gjatë ës...
Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan – duke ...
Tetë persona kanë mbetur të bllokuar në një teleferik ...
Propozimi për ta shtuar një amendament në ligjin në Ir...
Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Afrikën e Jugut për...
Njëmbëdhjetë liderët e vendeve të Ballkanit, përfshirë edh...
Ndonëse BE-ja në masat ndëshkuese për shkak të situatës në...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se ki...
Ish-Presidenti Donald Trump njoftoi se do të paraqitet...
Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
Franca të hënën pasdite lëshoi një "alarm të kuq" pë...
Shefi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, thot...
Sipas organizatorëve, qëllimi i samitit të ardhshëm të BRI...
Zyrtarët rusë thanë herët të martën se ushtria kishte rrëz...
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të B...
Këtë të hënë në Greqi kanë zbarkuar liderët e vendeve ball...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ës...
Ministria e Jashtme e Turqisë i ka thirrur në një takim të...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i ë...
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...