Zvicra mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Teheran
Zvicra ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Teheran,...

Deputetët e Parlamentit Europian e kanë miratuar një strategji për zgjerim të Bashkimit Europian, në të cilën thuhet se zgjerimi është përgjigje strategjike ndaj realiteteve gjeopolitike që po ndryshojnë dhe investim në sigurinë dhe stabilitetin e bllokut europian.
Sipas dokumentit të miratuar më 11 mars, kostoja e moszgjerimit do ta tejkalonte koston e anëtarësimit të vendeve të reja në BE, dhe do të rrezikonte krijimin e zonave gri gjeopolitike të ndjeshme ndaj ndikimit të huaj antagonist.
Për strategjinë votuan 385 deputetë, 147 ishin kundër dhe 98 abstenuan.
Autori i dokumentit, eurodeputeti Petras Austrevicius, tha se marrë parasysh sfidat e sotme, modeli i integrimit të BE-së duhet të përmirësohet në mënyrë që të pasqyrojë më mirë interesat e BE-së dhe pritjet nga vendet kandidate.
“Zgjerimi i BE-së duhet të shkojë krah për krah me reformat e brendshme për të mbrojtur funksionimin e BE-së dhe për t’i përmirësuar proceset e vendimmarrjes, duke përfshirë shfrytëzimin më të madh të votimit me shumicë të kualifikuar. BE-ja duhet t'i përfundojë këto reforma deri në kohën kur vendet kandidate t’i plotësojnë kriteret e anëtarësimit dhe janë gati të bashkohen me BE-në”, tha eurodeputeti Austrevicius.
Sipas dokumentit të miratuar, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vendosur tashmë objektiva ambiciozë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri më 2026-2027.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian në vitin 2022, mirëpo aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.
Kështu, ajo është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon statusin e vendit kandidat.
Kur përmendet Kosova në raport, aty theksohet rëndësia e dialogut të saj me Serbinë për avancim në rrugën drejt anëtarësimit.
Mes tjerash në raport bëhet thirrje që të nisin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që asnjë vend të mos trajtohet si pjesë e një pakete.
“Sundimi i ligjit, reformat demokratike, liria e medias, të drejtat e pakicave, pavarësia e Gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbeten në krye të prioriteteve të procesit të zgjerimit, me mbështetje të qëndrueshme për shoqërinë civile”, thuhet në dokument.
Ai, gjithashtu, nënvizon domosdoshmërinë e përafrimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, e cila vlerësohet si “një tregues kyç i orientimit gjeostrategjik të vendit kandidat”.
Në këtë drejtim, Serbia është kritikuar shpesh për mospërputhje të politikës së jashtme me atë të bllokut, meqë është vendi i vetëm në Ballkan që nuk e ka sanksionuar Rusinë për nisjen e luftës në Ukrainë.
Para votimit të këtij raporti, në Parlamentin Europian është zhvilluar një debat, në të cilin mori pjesë edhe Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e cila tha se BE-ja nuk do të lejojë anëtarësimin e vendeve që mund t’i minojnë fshehurazi vlerat ose institucionet e BE-së.
“Nuk ka kuaj të Trojës. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen anëtarë të BE-së. Duhet të jemi absolutisht të sigurt për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve”, tha mes tjerash Kos.
Bashkimi Europian është zgjeruar herën e fundit më 2013, me pranimin e Kroacisë./REL
Zvicra ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Teheran,...
Sulmet e vazhdueshme iraniane kanë shkaktuar zjarre në të ...
Gjashtë ditët e para të luftës kundër Iranit u kushtuan Sh...
Forcat Ajrore Izraelite (IAF) kanë publikuar një bisedë m...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka reaguar pas vendimit të ...
Hungaria dhe Sllovakia po kundërshtojnë një rinovim të san...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vlerë...
Mediat e huaja po raportojnë për sulme ajrore izraelite dh...
“Po vjen së shpejti” dhe “Ju kemi dhënë paralajmërimet ton...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Gjermania autorizon përdorimin e një pjese të rezervave të...
Rreth 18,000 banorë u detyruan të largohenin nga shtëpitë ...
Bashkimi Evropian ka ofruar rreth 100 milionë euro ndihmë ...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se ek...
Qindra fluturime direkt apo tranzit janë anuluar në aeropo...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se bllokimi i Ngush...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se udhëheqësit e...
Konflikti në Lindjen e Mesme po kërcënon zinxhirët e furni...
Një draft-raport vjetor i Parlamentit Evropian (PE) për Ko...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...