“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Emri i Sellver Hrustiçit, shtetas i Bosnje e Hercegovinës, i cili u kap nga ushtria ukrainase si mercenar rus, nuk është i njohur për Prokurorinë e Bosnje e Hercegovinës, ka mësuar Radio Evropa e Lirë.
Hrustiç kishte luftuar në anën e Rusisë që nga shtatori i vitit 2025, para se të kapej në Ukrainë.
Tani, ky shtetas i Bosnjës mund të gjendet në një vakum ligjor midis statusit të të burgosurit të luftës dhe atij të mercenarit të huaj, gjë që sjell pasoja të ndryshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve vendëse.
Ka mundësi që ai të ndiqet penalisht në Ukrainë dhe ka më pak gjasa të këmbehet dhe të dërgohet në Rusi (sepse Moska rëndom nuk kërkon luftëtarë të huaj gjatë këmbimeve të të burgosurve të luftës) dhe ai mund të kthehet edhe në Bosnje, ku bashkimi me një ushtri të huaj përbën vepër penale.
Në video thotë se ishte dërguar për të vrarë njerëz
Projekti medial i Qeverisë së Ukrainës, United24 Media, më 17 janar publikoi një video në X, në të cilën Hrustiq flet për pjesëmarrjen e tij në ushtrinë ruse.
“Kam nënshkruar kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë në shtator të vitit 2025. Ata e paraqesin sikur ne po mbrojmë dikë në Ukrainë. Kjo është propagandë”, thotë Hrustiç në videon e publikuar.
Sipas United24 Media, personi që flet në video kishte pasur probleme me ligjin në një nga vendet e Bashkimit Evropian dhe ka thënë se i ishte premtuar se, pas një kontrate gjashtëmujore me ushtrinë ruse, do të kishte një avokat që do ta ndihmonte me problemet e tij ligjore.
Radio Evropa e Lirë ka mësuar se Hrustiç, me origjinë nga Zenica, kishte studiuar histori në Fakultetin Filozofik në Sarajevë, dhe më pas kishte jetuar dhe punuar për një kohë edhe në Gjermani.
Ky 35-vjeçar në video thotë se persona si ai shkojnë dhe dërgohen për të vrarë njerëz në këmbim të parave.
“I këshilloj të gjithë të mos nënshkruajnë kontrata me ushtrinë ruse, sepse ata i shohin ndryshe njerëzit e tillë. Një oficer më tha se ne nuk na quajnë ushtarë. Ai tha se ne jemi mercenarë që vrasim njerëz të tjerë për para”.
Ai thotë po ashtu se i ishte premtuar që nuk do të dërgohej për të sulmuar Ukrainën, por ndodhi pikërisht e kundërta: ai u urdhërua që të tentonte të thyente mbrojtjen përmes fshatrave ukrainase, duke u fshehur herë pas here në bodrume.
Në Bosnje e Hercegovinë ka bashkëshorten dhe vajzën
Hrustiç në Bosnje e Hercegovinë ka lënë bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Vëllai i tij, emrin e të cilit REL-i nuk e publikon, shprehet se i vjen keq që nuk e ka ndaluar të shkojë në Rusi, kur kishte folur për këtë gjë gjatë verës së vitit 2025.
“Më vjen keq që nuk më dëgjoi vitin e kaluar, sepse e kam bindur të mos shkonte. Më vjen keq që e gjithë familja po kalon nëpër një situatë të tillë”, shprehet ai për REL-in.
Hrustiç kishte qëndruar edhe më herët në Rusi, në ditët para nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në fillimin e vitit 2022.
Një kushëri i tij nga Zenica thotë për REL-in se nuk kishte tregues se ai po planifikonte të shkonte në luftë, kur kishte biseduar me Selleverin në fundin e verës së kaluar.
“Kjo është një familje normale. Sellveri ka qenë disa vjet në Gjermani”, thotë kushëriri i Hrustiç, i cili kërkoi që të mos i publikohej emri dhe mbiemri.
Ai shprehet se është rritur me Sellverin dhe kanë pasur raport të afërt.
“Kur e pashë videon ku ai thotë se ka luftuar për Rusinë, u befasova. Nuk e prisja dhe askush nuk e dinte që kishte shkuar”, thotë ky banor i Zenicës.
REL-i është përpjekur të zbulojë se për çfarë problemesh ligjore flet Hrustiqi në video, por anëtarët e familjes së tij nuk treguan se për çfarë bëhet fjalë.
Në disa profile në rrjete sociale, Hrustiç ka publikuar kryesisht fotografi të tij. Në një profil në Facebook, në janar të vitit 2025 ai kishte shpërndarë edhe një fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin.
Cila është procedura e mundshme për Hrustiqin?
Shtabi Koordinues për trajtimin e të burgosurve të luftës është agjenci zyrtare qeveritare e Ukrainës, përgjegjëse për kërkimin dhe kthimin në atdhe të të burgosurve ukrainas të luftës, si dhe për trajtimin e të burgosurve të luftës nga pala armike.
Hrustiç, së bashku me dhjetëra mijëra shtetas të huaj për të cilët vlerësohet se i janë bashkuar ushtrisë ruse, bënë pjesë në pjesën e të burgosurve të luftës nga pala armike.
Ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë kanë status juridik të luftëtarëve, gjë që u jep atyre të drejta dhe mbrojtje të veçanta të parashikuara me Konventën e Gjenevës të vitit 1949.
Nga ana tjetër, mercenarët e huaj kanë një status të veçantë sipas së drejtës ndërkombëtare, si pjesëmarrës në konflikt të armatosur.
Teksa një luftëtar nuk mund të ndiqet penalisht vetëm për shkak të pjesëmarrjes në armiqësi – pasi vepron në emër të ushtrisë së shtetit të tij – një mercenar nuk e gëzon këtë privilegj.
Ai mund të ndiqet penalisht, gjë që është pikërisht ajo që po bën sistemi ukrainas i zbatimit të ligjit, ka shkruar Instituti për Raportim mbi Luftën dhe Paqen (IWPR). Më së shpeshti nën hetim janë mercenarët e kompanisë private ushtarake Wagner. Për aq kohë sa ishte aktive, kjo kompani rekrutonte shtetas të huaj nga anembanë bota.
Konventa e Gjenevës parashikon po ashtu trajtimin njerëzor të të burgosurve të luftës, përkatësisht të pjesëtarëve të forcave të vendeve ndërluftuese.
Ndërkaq, sa i përket luftëtarëve nga një shtet i tretë që i bashkohen një ushtrie në luftë, çështja nuk është e thjeshtë.
“Nëse janë përfshirë në forcat e armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ata kanë statusin e luftëtarit. Kjo u jep të drejta të të burgosurve të luftës dhe ua heq statusin e mercenarit”, tha Andrii Yakovlev, ekspert i të drejtës ndërkombëtare humanitare për median ukrainase, Frontliner.
Lidhur me raportimin për këtë temë, kjo media ukrainase shkruan se Rusia rrallëherë është e interesuar për fatin e të luftëtarëve të huaj që kapen. Sipas informacioneve të kësaj media, Rusia nuk ka kërkuar asnjë këmbim të të huajve të kapur në Ukrainë, përveç disa rasteve të shtetasve të Bjellorusisë dhe Uzbekistanit.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, Drejtoria e Inteligjencës së Ukrainës dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, të cilat merren me çështjet e të burgosurve të luftës dhe komunikimin me vendet prej nga ata vijnë, por deri në publikimin e këtij teksti këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me fatin e mundshëm të Hrustiç.
Përgjigje nuk kanë kthyer as tri ministritë kompetente të Bosnjës, përkatësisht ajo e Sigurisë, e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë, nëse janë njoftuar për rastin e Sellver Hrustiçit.
Hrustiç flet për kushte të rënda në frontin e luftës
Hrustiç, në videon e publikuar, u shpreh po ashtu se mercenarët dërgohen në vijën e frontit me vetëm gjysmë litri ujë dhe një ose dy kuti të vogla me mish.
“Dy persona, unë dhe një koleg, duhet ta ndajmë gjysmë litri ujë dhe pak ushqim. Ndonjëherë disa dalin për të gjetur diçka dhe vriten. Shumë gabojnë. Dalin dhe i vret droni. Dronët janë të tmerrshëm”, thotë Hrustiç.
Ai pretendon se shkalla e vdekshmërisë në mesin e mercenarëve rusë është e lartë dhe se shanset për mbijetesë janë shumë të vogla.
REL-i nuk ka mundur të përcaktojë se kur saktësisht Hrustiç u ndalua nga ushtria ukrainase.
Shtabi Koordinues për trajtimin e të burgosurve të luftës në Ukrainë nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se kur dhe ku është kapur shtetasi i Bosnje e Hercegovinës, as se cila është procedura e mundshme në rastin e tij.
Më herët, Ukraina e ka njoftuar Bosnje e Hercegovinën për 12 persona të dyshuar se, si mercenarë të grupeve ruse Wagner dhe Redut, kanë marrë pjesë në krime lufte në Ukrainë.
Bashkimi me ushtri të huaja përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës.
Më herët, për shkak të shkuarjes në front në Ukrainë, përkatësisht për shkak të bashkimit me ushtrinë ruse, janë ndërmarrë veprime ligjore ndaj shtetasit të Bosnjës Gavrillo Steviq, i cili është liruar përfundimisht nga akuzat se kishte luftuar në Ukrainë në vitin 2015, për shkak të mungesës së provave.
Rasti tjetër, ai i Darijo Ristiqit, i cili u arrestua pas kthimit në Bosnje në shtator të vitit 2025, është ende në proces e sipër. Siç mëson REL-i, ndaj tij pritet të ngrihet një aktakuzë dhe të ketë marrëveshje për pranim të fajësisë.
REL-i në fund të vitit të kaluar ka raportuar edhe për rastin e Petar Popoviqit, një tjetër shtetas i Bosnjës që iu bashkua ushtrisë ruse, për të cilin Bosnje e Hercegovina ka kërkuar shpalljen e një fletarrestimi, gjë që INTERPOL-i e ka refuzuar.
Deri më tani dihet se pak më shumë se 20 persona nga Bosnje e Hercegovina i janë bashkuar ushtrisë ruse. /REL
Rinisja e centralit bërthamor më të madh në botë u pezullu...
Pesë orë diskutuan krerët e qeverive dhe shteteve të BE: T...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar tërheqjen e...
Negociatorët rusë, ukrainas dhe ato amerikanë do të zh...
Mbremjen e kësaj së enjteje ka nisur një takim midis të dë...
Numri i viktimave nga përplasja mes dy trenave të shpejtë ...
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobi...
Vlerësimi i ri i dëmeve nga vala e fortë e motit të keq që...
Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të funksionalizojnë komi...
Shtetet e Bashkuara emëruan një të ngarkuar të re me punë ...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban iu drejtua Presidentit...
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka shprehur kri...
Kryeministri çek, Andrej Babis është bërë objekt shakash n...
Mbi 76 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar në Kosov...
Rajoni i Atikës në Greqi po përballet me shkatërrim të gje...
Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Marina Fran...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lansu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti fjalimin në For...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...