Rreth 4 orë pas aksidentit në Tiranë/ Betonieria ende në vendgjarje
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lansuar Bordin e Paqes, një trup i ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, duke përsëritur bindjen e tij se një marrëveshje e paqes për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës “do të arrihet shumë shpejt”.
Ky trup i ri fillimisht ishte i përqendruar në zbatimin e marrëveshjes për përfundimin e luftës Izrael-Gazë, ashtu siç është miratuar nëntorin e vitit të kaluar me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por udhëheqësi amerikan tha se ai do të punojë që të sigurojë paqe në mbarë botën.
“Ne do të punojmë me shumë të tjerë, përfshirë OKB-në”, tha Trump gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Davos të Zvicrës më 22 janar, duke iu referuar me gjasë shqetësimeve se Bordi do të synojë të zëvendësojë OKB-së, institucion që Trump e ka kritikuar shpesh.
Në ceremoni morën pjesë udhëheqës nga Kosova, Bahrejni, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani. Që të gjitha këto shtete janë pajtuar që t’i bashkohen Bordit të Paqes.
Shtete të tjera kanë sinjalizuar gatishmëri për t’u bashkuar, përfshirë Bjellorusinë, Izraelin dhe Vietnamin. Asnjë nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përveç SHBA-së, nuk ishin të pranishëm, ndonëse të gjithë ishin ftuar që të bashkohen.
Putin synon zhbllokimin e fondeve
Rusia ka deklaruar se është e gatshme tarifën prej 1 miliard dollarësh për anëtarësim të përhershëm duke përdorur asetet jashtë vendit që janë të ngrira për shkak të pushtimit të Ukrainës që Moska nisi më 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, iu referua kësaj oferte gjatë takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Moskë më 22 janar.
“Ndoshta keni dëgjuar se ne jemi të gatshëm të disbursojmë 1 miliard dollarë për trupin e ri, Bordin e Paqes, mbi të gjitha për të mbështetur popullin palestinez, duke i orientuar fondet drejt rindërtimit të Rripit të Gazës dhe zgjidhjes së problemeve të Palestinës”, tha Putin. “Siç kam thënë, besoj se kjo është mjaft e mundur të bëhet duke përdorur fondet e bllokuara në SHBA nën administratën e mëparshme”.
Trump nuk e ka komentuar propozimin e Putinit.
Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Yvette Cooper, tha më 22 janar se roli i mundshëm i Putinit në këtë Bord do të ishte problematik.
“Ne kemi po ashtu shqetësime lidhur me fatin që presidenti Putin do të jetë pjesë e diçkaje që flet për paqe, kur ende nuk kemi parë asnjë tregues nga Putini se ka përkushtim për paqe në Ukrainë”, tha ajo.
Edhe Ukraina është ftuar që t’i bashkohet Bordit, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po ashtu është shprehur se pjesëmarrja ruse është pengesë.
“Është ende e vështirë për mua që ta imagjinoj se si ne dhe Rusia mund të jemi së bashku në një këshill apo një tjetër”, tha ai më 20 janar. Ai shtoi se prania e aleates së Rusisë, Bjellorusisë, po ashtu përbën problem.
Zelensky takohet më 22 janar me Trumpin për diskutime të mëtejme rreth bisedimeve të paqes, që kanë ngecur.
Në ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, pritet të udhëtojnë drejt Moskës për bisedime me Putinin. /REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti fjalimin në For...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbajtur fjal...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, nga Davos deklaroi se që ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në fjalimin e tij në D...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar Bordin e...
Tre persona janë qëlluar duke mbetur viktima dhe një perso...
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, përshëndeti ndrys...
Finlanda, Danimarka, por edhe Suedia prej kohësh nuk kanë ...
Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johan Wadephul, qeveri...
SHBA-ja do të largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore ...
Zyrtarët e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) arre...
Shtatë vende, përfshirë Arabinë Saudite, Turqinë dhe Egjip...
Televizioni shtetëror iranian raportoi sot se 3117 persona...
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë me dije se ka zhv...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkof...
Një stuhi e quajtur Harry ka ndikuar në disa pjesë të Mesd...
Japonia ka riaktivizuar reaktorin e centralit bërthamor më...
Autoritetet serbe e kanë liruar nga paraburgimi shtetasin ...
Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në rajonin e At...
Organi legjislativ i Bashkimit Evropian ndaloi të mërkurën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...