web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy viktima nga të shtënat me armë në Zelandë të Re, ngjarja disa orë para Kupës së Botës për femra

20 Korrik 2023, 08:54, Kosova & Bota CNA

Dy viktima nga të shtënat me armë në Zelandë të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Auckland, Zelanda e Re, disa orë përpara se të niste Kupa e Botës për femra. 

BBC raporton se një person i armatosur qëlloi me armë duke lënë të pajetë dy persona dhe 6 të tjerë të plagosur, përfshirë oficerë policie. 

Mësohet se personi i armatosur humbi jetën pak minuta pas ngjarjes së rëndë në një kantier ndërtimi në zonën qendrore të qytetit.

Kryeministri Chris Hipkins u shpreh se sulmi nuk po shihej si një akt terrorist dhe konfirmoi se turneu sportiv do të vazhdojë siç ishte planifikuar. 

Sipas kryebashkiakut të Auckland, Wayne Brown, i gjithë personeli i FIFA-s dhe ekipet e futbollit janë të sigurt.

FIFA shprehu "ngushëllimet më të thella" për familjet e viktimave dhe tha se ishte në komunikim me autoritetet e Zelandës së Re.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet mes Zelandës së Re dhe Norvegjisë në Eden Park të qytetit.

 

 





Lajmet e fundit nga