Zjarr në një bazë ushtarake në Krime, evakuohen banorët dhe mbyllet autostrada
Një zjarr që shpërtheu pranë një baze ushtarake të stërvit...

Diplomatë të lartë nga Gjermania, Franca e Polonia kërkojnë prej politikanëve në Maqedoninë e Veriut të mbështesin ndryshimet kushtetuese.
Integrimi evropian tani është në duart tuaja. Miratoni ndryshimet kushtetuese dhe bëhuni pjesë e Bashkimit Evropian. Ky ishte mesazhi i tre diplomatëve të lartë nga Gjermania, Franca dhe Polonia pas takimit me autoritetet më të larta politike në Maqedoninë e Veriut.
Fazë kritike për të ardhmen e vendit
Sekretarja e shtetit për Evropën dhe Klimën pranë MPJ të Gjermanisë, Anna Lührmann, e quajti momentin aktual politik në Maqedonisë së Veriut si fazë kritike për të ardhmen e vendit. Ajo kërkoi nga liderët politikë që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.
"Këto ndryshime do ta bëjnë Maqedoninë e Veriut shembull të një shteti multietnik. I inkurajojmë të gjithë personat, dhe aktorët politikë në RMV që ta mbështesin qeverinë që ta tejkalojë këtë hap të rëndësishëm, i cili çon drejt BE-së”, tha Lührmann.
Sekretari francez i shtetit për BE-në, Llorens Bun, thënë se ky shans që i jepet Maqedonisë së Veriut duhet të shfrytëzohet nga politikanët vendas. "Ky diskutim rreth ndryshimeve kushtetuese nuk do të shoqërohet me kërkesa të reja nga pala bullgare, apo nga ndonjë vend tjetër dhe kështu RMV në mënyrë automatike do të jetë në fazën e negociatave. Dua të jem i qartë, ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Bun.
Ballkani Perëndimor ka mbështetje të fuqishme nga Polonia
Diplomati polak, Shimon Shinkovski, tha se e kupton zhgënjimin e RMV-së për shkak të progresit të ngadaltë drejt aderimit në BE, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbështetje të fuqishme nga Polonia. "Vendimi tani gjendet në duart e klasës politike në Maqedoni, dhe janë dakorduar ndryshime në kushtetutë në mes mes RMV dhe BE e të cilat ndryshime do t'ju mundësojnë që të vazhdoni në hapin tjetër, apo më mirë të them hapin më vendimtar integrimin në Bashkimin Europian, dhe ky do të jetë një vendim serioz për RMV”, tha Shinkovski.
VMRO-DPMNE: Nuk pranojmë ndyshime nën diktatin e Bullgarisë
Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në takimin me treshen e Vajmarit edhe një herë u shprehkundër ndryshimeve kushtetuese. "Mbetemi në qëndrimin se ndryshimet kushtetuese në rrethana të diktatit politik nga fqinjësia nuk janë të pranueshme. Roli i fqinjve duhet të jetë rol mbështetës i integrimeve tona euroatlantike, e jo të mohohet identiteti kombëtar maqedonas.
Po për BE-në, por jo për shantazhet nga ana e Bullgarisë, e cila nuk ofron asnjë siguri se procesi i integrimeve evropiane nuk do të bllokohet përsëri për çështje irracionale, të cilat Bullgaria duket se ende i ka ndaj Maqedonisë”, deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
Shumica parlamentare humbet tre deputetë
Ndërkohë qeveria ka miratuar nismën për ndryshimet Kushtetuese. Tani janë në vijim procedurat që ajo të dorëzohen në Kuvend. Por shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut humbi më 18.07. tre deputetë, duke e rrezikuar kështu jo vetëm miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por edhe që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Tani numri i deputetëve të pozitës në Kuvend ka rënë nga 64 në 61, që do të thotë se mjafton largimi vetëm edhe i një deputeti që opozita të ngrejë mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexheti, ka njoftuar se largohet nga BDI-ja dhe se do të formojë një lëvizjeje të re politike. Atij iu bashkua edhe një deputet tjetër i BDI-së, si dhe një deputet i pavarur, i cili më parë mbështeste politikat e BDI-së./ DW
Një zjarr që shpërtheu pranë një baze ushtarake të stërvit...
Një ushtar amerikan po mbahet në Korenë e Veriut pasi ka k...
Zyrtarët në Moskë dhe në Krimenë e pushtuar kanë qenë të s...
Departamenti amerikan i Tregtisë i ka shtuar të martën dy ...
Një studim i platformës për verifikimin e fakteve, Hibrid,...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bë...
Zyrtarët në Uashington thonë se një amerikan i ndaluar, pa...
Kreu i USAID, Samantha Power, ka akuzuar presidentin rus, ...
Marrëveshja që i krijonte mundësi Ukrainës të eksportonte ...
I dërguari amerikan për klimën, John Kerry tha pas takimit...
Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në mëngjesin e ...
Arabia Saudite ra dakord të martën për të blerë dronët tur...
Përpjekjet për të vaksinuar fëmijët kundër sëmundjeve vdek...
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar ...
Gabriel Escobar, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerik...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet sot me të dë...
Mediat greke raportojnë se qyteti grek Dervenochoria, ësht...
Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se ka mungesë ...
Gjenerali, Oleksandr Syrskyi është njeriu i cili qëndron p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...