E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësin e moderuar të Izraelit, Presidentin Isaac Herzog, e dyta në harkun kohor të një viti. Ata biseduan për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë forcimin e lidhjeve të Rusisë me Iranin. Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi normalizimin e mëtejshëm diplomatik me fqinjët e Izraelit dhe shqetësimet e Uashingtonit lidhur me përpjekjet e kryeministrit konservator për të bërë ndryshime në sistemin gjyqësor, si dhe zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor
Kjo është vizita e dytë e Presidentit izraelit Isaac Herzog në Shtëpinë e Bardhë në më pak se një vit, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu ende nuk e ka vizituar Zyrën Ovale të Presidentit Biden.
Të martën, të dy presidentët diskutuan bazat e asaj që zoti Biden e cilësoi si lidhjen e tyre të pathyeshme.
“Siç ia konfirmova dje Kryeministrit Netanyahu, angazhimi i Amerikës ndaj Izraelit është i hekurt. Jemi të përkushtuar që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore. Kështu që ne kemi shumë për të biseduar”, tha Presidenti Joe Biden.
Zoti Herzog i adresoi gjithashtu shqetësimet e Presidentit Biden lidhur me planet e Kryeministrit Netanyahu për të reformuar gjyqësorin izraelit, çka ka shkaktuar protesta masive ndërsa shumë izraelitë thonë se e çon vendin drejt autokracisë.
“Është një debat i nxehtë, por është gjithashtu një virtyt dhe një nderim për madhështinë e demokracisë izraelite. Më lejoni ta përsëris qartë, demokracia izraelite është e shëndoshë, e fortë dhe e qëndrueshme. Po kalojme momente dhimbje, debate të ashpra dhe sfiduese. Por unë me të vërtetë besoj zoti president, siç i kam thënë edhe popullit izraelit, se ne gjithmonë duhet të gjejmë një konsensus miqësor”, tha presidenti izraelit.
Zhvillimet po ndiqen nga miliona amerikanë që kanë lidhje me Izraelin.
“Jemi në solidaritet me protestuesit. Është shpresa më e mirë, më e madhe për Izraelin që të vazhdojë të lulëzojë si një demokraci gjithëpërfshirëse. Në këtë mes ka shumë çështje, që nga të drejat e grave e deri tek barazia LGBTQIA, tek të drejat e formave të ndryshme të shprehjes dhe grupe të tjera besimesh që kërkojnë që të drejtat e tyre të mbrohen në Izrael”, thotë rabini Jonah Pesner me Qendren e Veprimit Fetar të Judaizmit të Reformuar.
Grupet më konservatore hebraike nuk pajtohen. Disa republikanë po kërkojnë që Uashingtoni të qëndrojë jashtë çështjeve të Izraelit.
“Ajo që ka bërë administrata e Biden-it, mendoj se ka qenë e turpshme. Mënyra se si ata trajtojnë një aleat të fortë si Kryeministri Netanyahu ka qenë e turpshme. Përpjeka e tyre për ta shtyrë Izraelin në politika të gabuara, ka qenë e turpshme. Ka shumë zhvillime në Izrael, siç është reforma në drejtësi. Biden-i duhet të tërhiqet dhe ta lërë Izraelin ta qeverisë veten”, thotë Ron DeSantis, kandidat republikan për president.
Shtëpia e Bardhë tha këtë javë se Presidenti Biden do të takohet me Kryeministrin Netanyahu gjatë muajve të ardhshëm, por pa përmendur vendin dhe datën. Presidenti Herzog do të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan./ VOA
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se një ushtar ame...
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë për...
Rusia ka rritur kufirin e moshës për ushtarët e saj, ndërs...
Temperaturat ekstreme që përfshijnë globin këtë javë janë ...
Ricardo Martinelli, ish-presidenti i Panamasë, është dënua...
Me presidentin francez Emmanuel Macron që këmbëngul se Bas...
Afërsia me Rusinë, korrupsioni, përgjimet e paligjshme, nd...
Diplomatë të lartë nga Gjermania, Franca e Polonia kërkojn...
Një zjarr që shpërtheu pranë një baze ushtarake të stërvit...
Një ushtar amerikan po mbahet në Korenë e Veriut pasi ka k...
Zyrtarët në Moskë dhe në Krimenë e pushtuar kanë qenë të s...
Departamenti amerikan i Tregtisë i ka shtuar të martën dy ...
Një studim i platformës për verifikimin e fakteve, Hibrid,...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bë...
Zyrtarët në Uashington thonë se një amerikan i ndaluar, pa...
Kreu i USAID, Samantha Power, ka akuzuar presidentin rus, ...
Marrëveshja që i krijonte mundësi Ukrainës të eksportonte ...
I dërguari amerikan për klimën, John Kerry tha pas takimit...
Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në mëngjesin e ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...