Gjermania bën thirrje për vigjilencë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit
Oficerë policie nga e gjithë Evropa kanë shkuar në Gje...

Ish-Presidentit Donald Trump iu ofrua një mirëpritje entuziaste të enjten, kur u rikthye në Uashington, ndërsa gëzoi mbështetje nga ligjvënës republikanë, pas shpalljes fajtor në gjyqin kundër tij në Nju Jork.
Zoti Trump, që sipas anketimeve është në garë të ngushtë me pasardhësin e tij Joe Biden për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, falenderoi anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve në një klub privat pranë Kapitolit, të cilët i kënduan “Gëzuar ditëlindjen”, pasi të premten ai do të mbushë 78 vjeç.
Ky ishte takimi i parë i zotit Trump me ligjvënësit në Kapitol, që kur la Shtëpinë e Bardhë në 2021 dhe hera e parë që qëndroi në Uashington që kur u shpall fajtor muajin e kaluar për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.
Gjatë vizitës në Kapitol, në takime të ndara që pati me republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, zoti Trump u duk se tentoi të zbuste ndasitë përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, ku partia e tij mund të marrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe të të dyja dhomave të Kongresit.

Zoti Trump kritikoi ndihmën amerikane për Ukrainën dhe sugjeroi rritjen e tarifave për të zëvendësuar tatimin mbi të ardhurat ndërsa e cilësoi qytetin ku do të organizohet Kuvendi i Partisë Republikane “të tmerrshëm”.
Pjesëmarrësit thanë se pati një shtrëngim duarsh mes tij dhe kreut të republikanëve në Senat, Mitch McConnell, pavarësisht marrëdhënies së tyre të ftohtë dhe se ai kishte nxitur republikanen Marjorie Taylor Greene që të ishte e sjellshme me kryetarn e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pas dështimit të përpjekjes së saj për ta larguar nga posti.
“Ka një unitet të jashtëzakonshëm në Partinë Republikane”, tha zoti Trump pas mbledhjes me ligjvënës të Senatit.
Por republikanët e patën të vështirë të jepnin shpjegime pas njoftimeve në disa media se zoti Trump gjatë takimit me dyer të mbylluar e kishte cilësuar Miluakin, një qytet "të tmerrshëm", afërsisht një muaj para se atje të mbahej Kuvendi i Partisë Republikane, ku pritet që zoti Trump të sigurojë emërimin e kësaj force politike si kandidat për zgjedhjet presidenciale.
Një gjë e tillë mund të shkaktojë zemërim te banorët e qytetit më të madh të Viskonsinit, një nga shtetet që mund të jenë vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve.
Një zëdhënës i fushatës presidenciale dhe disa ligjvënës republikanë thanë se zoti Trump po u referohej problemeve të qytetit me krimin dhe manipulimin e votave. Një kontroll jopartiak i zgjedhjeve të vitit 2020 në Viskonsin nuk gjeti prova për parregullsi.
Ligjvënësit thanë se zoti Trump kritikoi paketën e ndihmës prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën që u miratua së fundmi edhe me mbështetjen e republikanëve.
Zotu Trump u tha republikanëve se ata duhet të përkrahnin idenë që secili shtet të ketë politikat e veta lidhur me abortin, më shumë sesa të nxisnin idenë e ndalimit të abortit në nivel kombëtar.
Disa anëtarë të Partisë do donin që aborti të ishte plotësisht i jashtëligjshëm./ VOA
Oficerë policie nga e gjithë Evropa kanë shkuar në Gje...
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë konfirmoi ...
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municione në...
Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa n...
Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe ...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, shpr...
Një debat i ashpër, i tensionuar, që degjeneroi deri n...
Formulimi nuk është figurativ: Një ulërimë u dëgjua në tër...
Ata duken si fqinjë të mirë, janë miqësorë. Disa kanë ...
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën se prokurori i...
Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Kri...
Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës ...
Ekspertë të të drejtave të njeriut, të angazhuar nga K...
Tronditja në Evropë është e madhe: në vendet më të rëndësi...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Hungaria është ...
Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur një seancë solemne ...
Kosova sot e shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo ...
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terror...
Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, u shpall ...
Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...