Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...

Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, u shpall fajtor të martën për tri vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018 kur sipas prokurorëve gënjeu në një formular për blerje armësh, duke thënë se nuk ishte përdorues droge apo nuk kishte varësi nga droga.
Presidenti amerikan, Joe Biden, përmes një deklarate pas vendimit tha se ai dhe Zonja e Parë gjithmonë do t’i qëndrojnë pranë djalit të tyre “me dashurinë dhe përkrahjen tonë.” Ai tha se do ta respektojë vendimin e jurisë dhe se do të vazhdojë ta respektojë procesin gjyqësor ndërkohë që djali i tij po shqyrton mundësinë ta apelojë vendimin.
“Shumë familje, të dashurit e të cilëve janë përballur me varësinë nga droga, e kuptojnë ndjenjën e krenarisë kur i shohin ata që i duan të tejkalojnë sfidat dhe të tregojnë forcë dhe vendosmëri gjatë rimëkëmbjes,” thuhet në deklaratë.
Presidenti Biden tha se po shkon në Delauerë që të jetë me djalin e tij.
Juria e shpalli zotin Biden fajtor për pretendime të rreme në formularin për blerje armësh dhe për mbajtjen e një arme në shkelje të ligjit për 11 ditë.
Në një deklaratë pas shpalljes fajtor, Hunter Biden falënderoi familjen dhe miqtë për përkrahjen, por shprehu zhgënjimin me vendimin.
“Mirënjohja që ndiej sot për dashurinë dhe përkrahjen gjatë kësaj kohe ndaj Melisës, familjes, miqve dhe komunitetit tim, është më e madhe sesa zhgënjimi nga vendimi”, tha ai. “Tërheqja nga varësia është e mundshme me bekimin e Zotit dhe unë jam i bekuar që e përjetoj çdo ditë këtë dhuratë.”
Në kohën kur u dha vendimi i jurisë, zoti Hunter Biden shikoi pa reagim. Më pas, ai përqafoi avokatët e tij dhe mezi buzëqeshi. Ai puthi bashkëshorten e tij, Melisën, me të cilën dolën së bashku nga gjykata.
Avokati mbrojtës, Abbe Lowell, tha se “natyrisht që jemi të zhgënjyer” nga vendimi për shpalljen fajtor të zotit Biden. Por përmes një deklarate, avokati Lowell tha se ekipi i tij do të respektojë procesin dhe do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore për ta sfiduar vendimin.
Reagimi i republikanëve ishte i shpejtë dhe toni i tyre ishte i ndryshëm.
Ligjvënësi James Comer, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Kongresit, që po heton familjen e Presidentit Biden gjatë dy viteve të fundit, tha se ndonëse vendimi shënon “një hap drejt përgjegjësisë”, nuk do të ketë drejtësi “derisa Departamenti i Drejtësisë të ketë hetuar të gjithë ata që janë të përfshirë në skemat korruptive të familjes Biden.”
Hunter Biden përballet me një dënim maksimal prej 25 vitesh në burg, por shkelësve të ligjit për herë të parë nuk u jepen dënime kaq të rënda. Është e paqartë nëse gjykatësja e rastit, Maryellen Noreika, do ta dënojë atë me vuajtje të dënimit në burg.
Hunter Biden dhe kandidati republikan për president, Donald Trump, rivali kryesor politik i Presidentit Joe Biden, janë gjetur fajtorë nga juritë në këtë vit zgjedhor.
Presidenti Biden ka qëndruar larg gjykimit në Delauerë dhe ka folur shumë pak rreth rastit, duke u kujdesur që të mos krijojë përshtypjen se po ndërhyn në një çështje penale të cilën e ka ngritur Departamenti i Drejtësisë i administratës së tij. Por të gjithë aleatët e tij janë të shqetësuar për ndikimin që ka ky gjykim – dhe tani shpallja e tij fajtor – do të ketë ndikim edhe te Presidenti 81-vjeçar, i cili për një kohë të gjatë ka qenë i shqetësuar me problemet shëndetësore dhe varësinë nga droga dhe alkooli të djalit të tij.
Që të dy, zoti Hunter Biden dhe zoti Trump kanë thënë se janë viktima të politikës së çastit. Por ndërkohë që zoti Trump ka vazhduar të bëjë pretendime të pabaza se dënimi i tij është “sajuar”, Joe Biden deklaroi se do të pranojë rezultatet e vendimit dhe nuk do ta falë djalin e tij.
Sfidat ligjore të zotit Hunter Biden nuk përfundojnë këtu. Në shtator ai do të përballet me një gjykim në Kalifoni për akuzat se nuk ka paguar tatim në vlerë prej 1.4 milionë dollarësh dhe ligjvënësit republikanë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë hulumtimet ndaj tij në përpjekjet e tyre në procesin për ta shkarkuar presidentin. Prokurorët që po hetojnë zotin Hunter Biden nuk kanë akuzuar Presidentin Biden për ndonjë shkelje./ VOA
Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra p...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Në Berlin filloi sot një konferencë dy ditore për rimëkëmb...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani ë...
Qeveria federale gjermane ka hezituar për një kohë të ...
Një plan i paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Joe Bid...
Dy vëllezër nga Kosova kanë falsifikuar të gjitha letr...
Një prokuror tha të hënën se “askush nuk është mbi lig...
Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe e...
"Ne kërkojmë një vote-besimi dhe zgjedhje të reja," u ...
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beler...
Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, tha se gati 90 vende ...
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua të h...
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bul...
Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, libe...
Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë...
Më 31 maj, trupat amerikane përfunduan stërvitjet e para t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpallur zgj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...