Luftanijet ruse mbërrijnë në ujërat e Kubës për një stërvitje ushtarake
Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës ...

Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Krivi Rih, vrau të paktën tetë persona dhe plagosi të paktën 21 të tjerë, përfshirë fëmijë, tha ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko.
Ai njoftoi në Telegram, më 12 qershor, numrin e përditësuar të viktimave, pasi fillimisht tha se ishin vrarë gjashtë persona.
Ai shtoi se katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Sulmi dëmtoi një ndërtesë administrative dhe një bllok apartamentesh, sipas autoriteteve ukrainase.
Krivi Rih, një qytet i madh në rajonin e Dnjipropetrovsk, që është vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky, ka qenë objektiv i sulmeve ajrore disa herë gjatë pushtimit rus të Ukrainës i cili ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Zelensky u përgjigj duke u bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të rrisin dërgesat e baterive të sofistikuara të mbrojtjes ajrore për të shmangur sulmet ruse. “Çdo ditë dhe çdo orë, terrori rus dëshmon se Ukraina, së bashku me partnerët e saj, duhet të forcojnë mbrojtjen ajrore”, tha Zelenskiy.
Ai shprehu ngushëllime për familjet dhe miqtë e viktimave dhe tha se shërbimet e urgjencës po punonin në vendngjarje, derisa publikoi një video që tregonte një burrë duke u nxjerrë nga rrënojat.
Në një deklaratë të mëparshme në Telegram, Zelensky tha se Rusia u përpoq të fillonte një sulm të kombinuar ndaj Ukrainës duke përdorur raketa dhe dronë.
Ai tha se pesë raketa dhe më shumë se 20 dronë u rrëzuan.
Më herët më 12 qershor, Associated Press raportoi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një sistem tjetër raketor Patriot, në përgjigje të lutjeve të Ukrainës për më shumë mbrojtje ajrore.
Ky do të jetë kundërajrori i dytë Patriot që Shtetet e Bashkuara ia dhurojnë Ukrainës, edhe pse Pentagoni i ka dhënë kohë pas kohe Kievit një numër të pazbuluar raketash për këtë sistem kundërajror./ Rel
Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës ...
Ekspertë të të drejtave të njeriut, të angazhuar nga K...
Tronditja në Evropë është e madhe: në vendet më të rëndësi...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Hungaria është ...
Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur një seancë solemne ...
Kosova sot e shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo ...
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terror...
Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, u shpall ...
Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra p...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Në Berlin filloi sot një konferencë dy ditore për rimëkëmb...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani ë...
Qeveria federale gjermane ka hezituar për një kohë të ...
Një plan i paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Joe Bid...
Dy vëllezër nga Kosova kanë falsifikuar të gjitha letr...
Një prokuror tha të hënën se “askush nuk është mbi lig...
Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe e...
"Ne kërkojmë një vote-besimi dhe zgjedhje të reja," u ...
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beler...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...