Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA-së shpallet fajtor për 3 vepra penale
Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, u shpall ...

Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha të martën vonë se e ka dorëzuar te ndërmjetësit përgjigjen për propozimin e SHBA-së për armëpushim në Rripin e Gazës, duke i kërkuar disa ndryshime në marrëveshje.
Duket se Hamasi s’e pranoi menjëherë marrëveshjen, me gjithë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, por, megjithatë i mbajti gjallë bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje të vështirë për t’i dhënë fund luftës që ka hyrë në muajin e tetë në Gazë.
Ministrat e Jashtëm të Katarit dhe Egjiptit – të cilët janë ndërmjetësit kryesorë së bashku me SHBA-në – konfirmuan se e kanë marrë përgjigjen e Hamasit dhe thanë se janë duke e vlerësuar atë.
“Ne e kemi pranuar përgjigjen që Hamasi ua dorëzoi Katarit dhe Egjiptit, dhe po e shqyrtojmë atë tani”, tha zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Zëdhënësi i Hamasit, Jihad Taha, tha se përgjigjja përfshin “ndryshime të cilat konfirmojnë armëpushimin, tërheqjen, rindërtimin dhe shkëmbimin [e të burgosurve]”. Ai nuk dha shpjegime.
Por, derisa e mbështesin marrëveshjen në vija të trasha, zyrtarët e Hamasit kanë shprehur dyshime nëse Izraeli do t’i zbatojë kushtet e marrëveshjes, posaçërisht ndaljen e përhershme të luftimeve dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza, në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve që po mbahen nga militantët.
Madje edhe pasi SHBA-ja tha se Izraeli e ka pranuar propozimin, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dhënë shenja kundërthënëse, duke thënë se Izraeli nuk do të ndalet derisa ta arrijë synimin për shfarosjen e Hamasit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e vizitoi rajonin këtë javë në përpjekje për ta siguruar arritjen e marrëveshjes. Kjo është vizita e tij e tetë prej se Hamasi e kreu sulmin në jug të Izraelit dhe e nxiti luftën izraelite në Gazë.
Të martën, ai e vazhdoi trysninë ndaj Hamasit për ta pranuar propozimin, duke thënë se vota e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në favor të tij e bëri të “qartë sa më s’ka” se bota e mbështet planin.
“Të gjitha votat janë për, përveç njërës, Hamasit”, tha Blinken në Tel Aviv pas takimit me zyrtarë izraelitë, pak orë para se Hamasi ta jepte përgjigjen.
Blinken tha se Netanyahu e ka ritheksuar përkushtimin ndaj propozimit gjatë një takimi të hënën në mbrëmje.
Propozimi ka rritur shpresat për t’i dhënë fund luftës tetëmujore, gjatë së cilës bombardimet dhe ofensiva tokësore e Izraelit në Gazë i kanë vrarë mbi 37.000 palestinezë dhe i kanë detyruar rreth 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të largohen nga shtëpitë e tyre.
Izraeli e nisi luftën, duke u zotuar për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal palestinez i vrau rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, si dhe i rrëmbeu mbi 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit. Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor, në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi të hënën një rezolutë për ta mbështetur propozimin e Shteteve të Bashkuara, me 14 vota për dhe asnjë kundër. Rusia abstenoi.
Propozimi i presidentit amerikan Joe Biden përfshin tri faza për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Faza e parë përfshin një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit forcat izraelite do të tërhiqeshin nga “të gjitha zonat e banuara“ të Gazës, disa pengje – të moshuar dhe gra – do të liroheshin në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë; civilët palestinezë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazë; dhe 600 kamionë në ditë do të dërgonin ndihmë humanitare në enklavën e rrënuar.
Në fazën e dytë, do të shkëmbeheshin të gjitha pengjet e gjalla, përfshirë ushtarë; forcat izraelite do të tërhiqeshin nga Gaza dhe armëpushimi i përhershëm do të niste.
Faza e tretë parasheh një plan të madh rindërtimi për Gazën, si dhe rikthimin e “mbetjeve të fundit” të pengjeve te familjet e tyre./ REL
Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, u shpall ...
Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra p...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Në Berlin filloi sot një konferencë dy ditore për rimëkëmb...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani ë...
Qeveria federale gjermane ka hezituar për një kohë të ...
Një plan i paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Joe Bid...
Dy vëllezër nga Kosova kanë falsifikuar të gjitha letr...
Një prokuror tha të hënën se “askush nuk është mbi lig...
Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe e...
"Ne kërkojmë një vote-besimi dhe zgjedhje të reja," u ...
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beler...
Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, tha se gati 90 vende ...
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua të h...
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bul...
Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, libe...
Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë...
Më 31 maj, trupat amerikane përfunduan stërvitjet e para t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...