Dyshime për vrasje/ Regjisori i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të pajetë në banesën e tyre në Los Angeles
Regjisori dhe aktori legjendar i Hollivudit, Rob Reiner, d...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe të dërguar amerikanë kanë zhvilluar negociata më shumë se pesë orë në Berlin, pa sinjale për ndonjë rezultat potencial, duke thënë vetëm se bisedimet do të vazhdojnë edhe të hënën.
“Përfaqësuesit kanë zhvilluar diskutime të thella sa i përket planit 20-pikësh për paqe, për agjendën ekonomike edhe më tepër. Është arritur shumë përparim dhe do të ketë takim sërish nesër në mëngjes”, ka thënë i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, përmes një postimi në "X" – dikur "Twitter", më 14 dhjetor.
Zelensky planifikohet të takohet edhe me zyrtarë të lartë europianë – liderët e Gjermanisë, Britanisë dhe Francës – më 15 dhjetor.
Ende nuk është bërë e qartë nëse këto diskutime do të zhvillohen ndaras apo të kombinuara me diskutimet SHBA-Ukrainë.
Dmytro Lytvyn, zëdhënës i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, e ka konfirmuar rinisjen e bisedimeve më 15 dhjetor.
Negociatat e Zelensky-t me zyrtarët amerikanë dhe ata europianë synojnë ndaljen e luftës së Rusisë në Ukrainë, që ka nisur pothuajse katër vjet më parë. Ky është konflikti më i përgjakshëm në Europë prej Luftës së Dytë Botërore.
Para nisjes së takimeve, Zelensky ka sugjeruar se Ukraina do të heqë dorë nga aspiratat për t’u anëtarësuar në NATO, në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë.
Megjithatë, heqja dorë nga NATO-ja nuk është vendim i lehtë për Zelensky-n, pasi anëtarësimi në aleancë është synim i përfshirë në Kushtetutën e Ukrainës.
“Prej fillimit, dëshira e Ukrainës ka qenë t’i bashkohet NATO-s, këto janë garanci reale të sigurisë”, ka thënë Zelensky në përgjigjen ndaj një gazetari.
“Disa partnerë prej Shteteve të Bashkuara dhe Europës nuk e përkrahin këtë drejtim. Prandaj, garancitë bilaterale të sigurisë në mes të Ukrainës dhe SHBA-së, garanci të stilit të Artikullit 5, dhe garancitë e sigurisë nga kolegët europianë, si dhe nga shtetet tjera – Kanadaja dhe Japonia – janë mundësi për të parandaluar një tjetër pushtim rus”, ka thënë ai.
“Ky është tashmë kompromis nga ana jonë”, ka thënë ai, duke shtuar se çdo garanci e sigurisë duhet të jetë ligjërisht e detyrueshme.
Në mesin e kërkesave kryesore të Moskës është që Kievi të mos anëtarësohet kurrë në aleancën ushtarake perëndimore. Shumë vende anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë përjashtuar mundësinë e hyrjes së Ukrainës në aleancë, të paktën në kushtet aktuale.
Moska i nënvlerëson bisedimet në Berlin
Moska, në anën tjetër, e ka nënvlerësuar rëndësinë e bisedimeve në Berlin, pasi palët vazhdojnë të mos pajtohen për çështje territoriale dhe garanci të sigurisë.
Prezenca e Witkoff-it – i cili i ka udhëhequr negociatat me Kievin dhe Moskën lidhur me propozimin amerikan – është parë si sinjal që Uashingtoni pret përparim drejt përfundimit të luftës.
Në nëntor, Shtetet e Bashkuara e kanë publikuar një plan 28-pikësh të paqes, që kritikët besojnë se është në favor të Rusisë. Kievi dhe aleatët europianë kanë tentuar ta modifikojnë propozimin për t’i pasur parasysh nevojat e Ukrainës.
Zyrtarët kanë thënë se plani është rishkruar në 20 pika, ndonëse hollësitë nuk janë bërë të ditura.
“Plani nuk do të jetë diçka që të gjithë e pëlqejnë”, u ka thënë Zelensky gazetarëve para nisjes së bisedimeve.
“Ka natyrisht shumë kompromise në pikat e planit”.
Megjithatë, ka pak indikacione që Rusia do të jetë në të njëjtën linjë. Duke folur për një television rus më 14 dhjetor, Yuri Ushakov, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin, për politikë të jashtme, ka thënë se ndryshimet e propozuara në planin amerikan për paqe “vështirë se do të jenë konstruktive”.
Rusia, Ukraina i vazhdojnë sulmet
Teksa vazhdojnë përpjekjet diplomatike, Ukraina dhe Rusia i kanë vazhduar sulmet.
Një sulm rus me dron në një qendër tregtare në Zaporizhja i ka plagosur gjashtë persona, përfshirë një fëmijë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se sulmet me dron e kanë goditur një depo nafte në rajonin Volgograd dhe një rafineri tjetër nafte në rajonin Krasnodar.
Zelensky ka thënë se rusët i kanë nisur më shumë se 1.500 dronë dhe 46 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës këtë javë.
“Rusia është duke e zvarritur luftën dhe synon të shkaktojë sa më shumë dëm që është e mundshme kundër njerëzve tanë”, ka thënë mes tjerash ai.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL
Regjisori dhe aktori legjendar i Hollivudit, Rob Reiner, d...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e nxori muajin e kaluar nj...
Kili ka zgjedhur Jose Antonio Kast, të krahut të djathtë e...
I dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, ...
Baba dhe bir, raportohet se janë autorët e masakrës së ndo...
Zyra e prokurorit në Rusi e ka klasifikuar transmetuesin g...
Kryenegociatori i Hamasit, Khalil Al-Hayya, tha se vrasja ...
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës ka njoftuar s...
Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga sulmi i ndodhur ditë...
Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoft...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Uk...
Pesë persona janë arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ...
Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë p...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar me ak...
Tajlanda ka shpallur sot një shtetrrethim në provincën e s...
Policia e moralit e Qeverisë talebane në Afganistan, e njo...
Dikur pjesë e vizionit strategjik të SHBA-së, sot Kosova g...
Sfiduesi kryesor i kryeministrit hungarez Viktor Orben, Pe...
Të paktën 10 persona u vranë dhe mbi 18 të tjerë u plagosë...
Një nga dhjetëra pikat në Athinë, ku policia helene kryen ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...