Të paktën gjashtë të vdekur nga zjarri në Jerevan
Zjarrfikësit ende po luftojnë me flakët në një treg të mad...

Dyzetedy shtete nga e mbarë bota kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës i bëjnë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga centrali bërthamor i Zaporizhjas.
Këto shtete thanë se prezenca e trupave ruse në këtë central ukrainas përbën “rrezik të madh”.
Deklarata, që u publikua nga Bashkimi Europian më 14 gusht, dënon pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës dhe thotë se prezenca e forcave ushtarake ruse në central, pengon autoritetet që ta mirëmbajnë këtë uzinë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë nga rrezatimi.
Centrali i Zaporizhjas është më i madhi në Europë.
“Është e pamohueshme që pushtimi i Rusisë dhe prania e saj e vazhdueshme në ndërtesat bërthamore rrit ndjeshëm rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve bërthamore”, thuhet në deklaratë.
“Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse që menjëherë të tërheqë trupat e saj dhe personelin e paautorizuar nga centrali i Zaporizhjas dhe të gjithë operatorët dhe autoritetet ukrainase të mund të rinisin përgjegjësitë e tyre sovrane brenda kufijve të Ukrainës të njohur ndërkombtarisht”.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, gjatë fundjavës paralajmëroi se grantimet e fundit në central kanë rritur rrezikun e rrjedhjes së rrezatimit.
Rusia nuk e mohon se trupat e saj gjenden në central, por hedh poshtë pretendimet se ka granatuar këtë zonë. Në vend të kësaj, Moska akuzon forcat ukrainase se kanë goditur zonën me artileri, pretendime që mohohen nga Kievi.
Situata në central ka rritur alarmin në Kombet e Bashkuara dhe në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Si OKB-ja, ashtu edhe kjo agjenci kanë thënë se ekspertët ndërkombëtarë duhet të lejohen që ta vizitojnë centralin. Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për çmilitarizimin e zonës.
“Dislokimi i personelit ushtarak dhe armatimit në ndërtesën bërthamore është i papranueshëm dhe shpërfill rregullat e sigurisë dhe masave mbrojtëse të cilat anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore janë zotuar që të respektojnë”, u tha në deklaratë.
Deklarata është nënshkruar nga: Australia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Letonia, Litenshtajni, Lutania, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Norvegjia, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Koreja, Moldavia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara si dhe Bashkimi Europian./REL
Zjarrfikësit ende po luftojnë me flakët në një treg të mad...
Pushtimi rus i Ukrainës ka ndërprerë zinxhirët globalë të ...
Diskutimi sapo është ndezur: A është e mundur që qytetarët...
Një zjarr masiv në verilindje të Spanjës u përhap me s...
Prodhimi i orizit në luginën e lumit Po të Italisë ësh...
Shkrimtari Salman Rushdie është "në rrugën e rimëkëmbj...
Një delegacion i Kongresit amerikan mbërriti të dielën...
Një ceremoni përkujtimore u mbajt të dielën në Cetinje të ...
Ukraina synon më shumë depo armësh ruse, ndërsa frika për ...
Bashkimi Europian ka akuzuar talibanët se "kanë dështuar t...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se forcat ...
Të paktën 41 vetë humbën jetën dhe 45 u plagosën nga një z...
Sipas shifrave zyrtare, prindërit i financojnë fëmijët e t...
Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara të qeverisë ameri...
Një sulm terrorist me armë zjarri në Izrael ka shkaktuar p...
Hadi Matar, i dyshuari për sulmin me thikë ndaj shkrim...
Pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pronar...
Sulmi me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie u dënua...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarj...
Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ruse ka bombarduar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...