Ekzekutimi i shqiptarit, Faton Hajrizit nga policia serbe, Daçiç: Do kërkojmë arrestimin e vëllait të tij
Autoritetet në Beograd do të arrestojnë çdo person të ...

Rusia e dënoi gazetarin amerikan Evan Gershkovich të gazetës Wall Street Journal me 16 vjet burg të premten, në një gjyq të konsideruar gjerësisht si të sajuar. Ai është gazetari i parë amerikan i dënuar për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Baragona shumë vëzhgues të medias thonë se ky rasti nxjerr në pah gjendjen e medias në Rusi.
Një gjykatë ruse dha të premten vendimin kundër gazetarit amerikan Evan Gershkovich, në atë që shihet gjerësisht si një rast i motivuar politikisht. Dënimi me 16 vite burg nën akuzat për spiunazh kundër gazetarit amerikan është kundërshtuar ashpër nga gazeta “Wall Street Journal” dhe qeveria amerikane.
Shtëpia e Bardhë përsërit qëndrimin se zoti Gershkovich është arrestuar gabimisht dhe se “gazetaria nuk është një krim”.
“I gjithë ky proces ligjor është një sajesë. Ai është arrestuar pa të drejtë, nuk ka bërë asgjë të keqe. Ne kemi qenë të qartë për këtë që në fillim”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Vedant Patel.
Ai është gazetari i parë amerikan që Rusia dënon për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.
Ambasada e Rusisë në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment. Por ministri i jashtëm rus thotë se një shkëmbim i të burgosurve është në diskutim. Vëzhguesit e medias thonë se ky rast nxjerr në pah gjendjen e medias në Rusi.
“Ky dënim me burg thjesht tregon se si gazetaria po përdoret si peng nga autoritetet ruse. Thjesht tregon mungesën e plotë të respektit ndaj gazetarisë së pavarur nga autoritetet ruse", thotë Karol Luczka nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit.
Gershkovich është një nga dy gazetarët amerikanë të arrestuar nga Rusia. Alsu Kurmasheva, e cila punon për Radion Evropa e Lirë që ashtu si Zëri i Amerikës, është pjesë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale, është në paraburgim që nga tetori.
Gazetarja udhëtoi në Rusi për t’u kujdesur për nënën e saj. Që nga arrestimi i saj, asaj i është mohuar takimi me një zyrtar të zyrës konsullore amerikane dhe kontakti me burrin dhe vajzat e saj në Pragë.
Kurmasheva dhe Radio Evropa e Lirë i mohojnë akuzat, të cilat përfshijnë shkeljen e ligjeve të censurës ushtarake dhe mosregjistrimin si agjent i huaj.
“Ata nuk po e mbyllin Radion Evropa e Lirë duke burgosur gazetaren tonë. Ata nuk po i ndalin infromacionet tona duke burgosur Alsunë. Ata thjesht po ndajnë një nënë nga dy vajzat e saj adoleshente”, thotë Presidenti.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalen derisa Rusia të ndërpresë, “praktikën e saj barbare të mbajtjes së njerëzve peng ".
Rusia gjithashtu ka lëshuar urdhër-ndalimi dhe dënime në mungesë për gazetarët për raportimet e tyre në Ukrainë. Midis tyre është dhe gazetarja amerikane me origjinë ruse, Masha Gessen. Grupet mediatike thonë se Rusia ka një rekord drastik për burgosjen e gazetarëve, me 22 të arrestuar në fund të vitit të kaluar, 12 prej të cilëve janë shtetas të huaj. /VOA
Autoritetet në Beograd do të arrestojnë çdo person të ...
Të paktën 27 persona janë vrarë në 24 orët e fundit në Rri...
Ndërsa zyrtarë të lartë demokratë po ushtrojnë trysni ...
Të premten, ekipi elektoral i presidentit Joe Biden de...
Krimi i organizuar është duke u përhapur nëpër Evropë,...
Prodhuesi amerikan, Boeing parashikon që industria e a...
Ish-deputetja nacionaliste e Ukrainës, Iryna Farion, e...
Turqia vazhdon të kundërshtojë krijimin e një Federate të ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se d...
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dy civilë janë vrarë g...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur të...
Ushtarët në Bangladesh janë duke patrulluar të shtunën...
Mosmarrëveshja për emërimin e hershëm të Joe Biden si kand...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamika...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha më 19 ko...
Një sulm ajror rus në qytetin jugor ukrainas të Mikola...
Bashkimi Evropian dhe Serbia nënshkruan të premten një...
Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u përmbyll të enjten ...
Një gjykatë ruse e shpalli të premten gazetarin amerik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...