Hamasi pranon propozimin për armëpushim
Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin pë...

Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar, por do të lëvizë gjatë javëve në vijim për një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, në kuadër të një rotacioni të planifikuar prej kohe.
“Zv/ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkakuar nga detyra e tij. Të gjithë diplomatët e karrierës ndërrojnë detyrë çdo katër vjet si pjesë e një praktike të rregullt,” thuhet në njoftimin e zëdhënësit.
Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen pas publikimit në platformën pak të njohur dixhitale ‘Frontliner’, me autor Vedat Xhymshitin, i vetë-identifikuar si gazetar, ku pretendon se i dërguari Escobar është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor për shkak të, siç pretendohet në shkrim, konfliktit të interesit që komprometon pozitën e tij si ndërmjetës neutral në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Në deklaratën për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH, i hedh poshtë pretendimet e zotit Xhymshiti “si pretendime të rreme lehtësisht të verifikueshme.”
Në postimet e tij në rrjetin X dhe shkrimet e tij, zoti Xhymshiti pretendon se diplomati amerikan Escobar është larguar nga detyra si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor për shkak të lidhjeve financiare të familjes së tij me institucione shtetërore serbe, respektivisht të bashkëshortes së zotit Escobar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë si dhe një kontrate ligjore ndërmjet Republikës Serbe dhe zyrës ligjore amerikane McGinnis Lochridge më 2019, ku sipas Xhymshitit partner është një familjar i zotit Escobar.
Departamenti i Shtetit i hodhi poshtë këto pretendime si të rreme.
“Vudi Xhymshiti së fundmi ka bërë një numër deklaratash në internet për zotin Escobar të cilat janë të verifikueshme si të rreme. Përkundër pretendimeve të zotit Xhymshiti, bashkëshortja e zotit Escobar kurrë nuk ka marrë fonde nga Ministria e Jashtme e Serbisë dhe zoti Escobar nuk ka asnjë lidhje familjare me të ashtuquajturin partner të zyrës së avokatisë në Texas, McGinnis Lochridge LLP,” thuhet në deklaratën e DASH.
“Është e papërgjegjshme të botohen gënjeshtra të tilla. Nxisim gazetarët të verifikojnë faktet para se të përhapin thashetheme ofenduese dhe të pabaza,” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.
Dezinformimet, thuhet më tej në deklaratë, paraqesin një kërcënim të jashtëzakonshëm për shoqëritë demokratike.
“Ato helmojnë diskursin shoqëror, thellojnë ndasitë dhe paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tonë,” thuhet në deklaratë.
Zëdhënësi thekson se Departamenti amerikan i Shtetit “fuqimisht mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rrugën për vendosjen e marrëdhënieve paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Uashingtoni është në të njëjtën linjë me partnerët evropianë dhe do të vazhdojë të luajë rol aktiv në përkrahje të dialogut, përfundon njoftimi i zëdhënësit të DASH.
Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin pë...
Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Mosk...
Presidenti i Kinës Xi Jiping do të vizitojë këtë javë Serb...
Rusia planifikon të mbajë manovra që simulojnë përdorimin ...
Presidenti francez Emmanuel Macron priti sot homologun kin...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i Bashkimit Evrop...
Ushtria izraelite thotë se po inkurajon njerëzit në qy...
Më shumë se 60 për qind e popullsisë së botës u beson ...
Ushtria izraelite ka kërkuar nga njerëzit në qytetin jugor...
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, pranon se ishujt F...
Vetëm disa muaj para se të bëhet një çerek shekulli si...
Në Berlin dhe Dreseden janë mbajtur të dielën në mbrëm...
Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në G...
Analistët vlerësojnë se në Mal të Zi duhet të ketë një mir...
Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Rep...
Ndërsa Ukraina shënoi Pashkët e saj të tretë në luftë, Rus...
Ndërkohë që disa shtete amerikane po konsiderojnë metoda t...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, arriti më 5 maj në Francë ...
Kur gazetarja kineze Su Yutong u largua nga vendi i saj në...
Zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...