EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Republikane për garën presidenciale, Donald Trump thotë se në rast se do të fitojë, do të rikthejë vendimin për t’u ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara shtetasve të disa vendeve me shumicë myslimane, që në ditën e parë që do të hyjnë në zyrë. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, urdhri për ndalimin e udhëtimit nxiti reagime gjatë mandatit të tij të parë dhe u shfuqizua nga Presidenti Joe Biden.
Kur zoti Trump garoi për president në 2016 ai u zotua të ndryshonte ligjin amerikan të emigracionit për të mos lejuar hyrjen në vend të terroristëve nga vendet islamike.
“Do t’i mbajmë larg vendit tonë terrorristët radikalë islamikë, 100 për qind. Nuk kemi zgjidhjet tjetër”, thoshte zoti Trump në nëntor të vitit 2016.
Pasi mori detyrën ai u ndaloi hyrjen në SHBA të shtetasve nga 7 vende me shumicë myslimane duke nxitur protesta dhe padi ligjore, përfshirë nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut , “Unioni për Liritë Civile Amerikane”(American Civil Liberties Union).
“Nëse ka kërcënime reale atëherë këto kërcënime duhet të hetohen në bazë individuale. Nuk mund të marrim të mirëqenë se një grup i caktuar qytetarësh ose i një besimi të caktuar fetar është më i rrezikshëm se një grup tjetër”, shprehet Lee Gelernt, nga Organizata “Unioni për Liritë Civile Amerikane”
Vendimi për ndalimin e udhëtimit shkoi deri në Gjykatën e Lartë, ku shumica konservatore e la atë në fuqi, çka u përshëndet nga zoti Trump përmes reagimeve on line si edhe në Shtëpinë e Bardhë.
“Duhet të tregohemi të ashpër dhe të jemi të sigurt”, thoshte zoti Trump në 25 qershor të vitit 2018.
Në 2020, Joe Biden bëri fushatë kundër këtij vendimi të zotit Trump.
“Nuk keni pse pranoni një president që përhap urrejtje dhe përjashtim dhe shpik vendime për ndalim udhëtimi, ndalime për myslimanët”.
Ai e shfuqizoi vendimin pasi u bë President.
Katë vjet më vonë, zoti Trump u tha mbështetësve në Viskonsin këtë javë se ngjarjet që po ndodhin në Lindjen e Mesme e kanë bindur se ka ardhur koha për një vendim tjetër për ndalim udhëtimi.
“Ne nuk kemi nevojë për xhihad në Shtetet e Bashkuara. Nuk kemi nevojë që qytetet tona të shndërrohen në vatra terrorizmi. Në ditën e parë të presidencës sime do të rikthej ndalimin e udhëtimit, duke pezulluar hyrjen e refugjatëve dhe mbajtur larg vendit tonë terrorristët, siç kam bërë më parë”.
Në këtë fushatë, zoti Biden ka vlerësuar lart kontributin e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara duke u shprehur para një grupi donatorësh këtë javë se vendet e tjera kanë vuajtur pasi janë ksenofobe.
“Pse ka ngecur ekonomia e Kinës? Pse ka vështirësi Japonia? Rusia? India? Për shkak të ksenfofobisë. Ata nuk i duan emigrantët. Emigrantët na bëjnë më të fortë. Nuk është shaka. Nuk është ekzagjerim. Sepse kemi një dyndje punëtorësh që duan të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë”.
Emigrantët po na bëjnë më të fortë, tha zoti Biden, sepse “një dyndje punëtorësh që duan të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë”.
Sipas një ankete të muajit prill të organizatës “Harvard CAPS-Harris” emigracioni dhe inflacioni janë ndër shqetësimet kryesore të votuesve amerikanë./ VOA
Ndërsa Ukraina shënoi Pashkët e saj të tretë në luftë, Rus...
Ndërkohë që disa shtete amerikane po konsiderojnë metoda t...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, arriti më 5 maj në Francë ...
Kur gazetarja kineze Su Yutong u largua nga vendi i saj në...
Zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkua...
Udhëheqësit e Hamasit u takuan sot për të dytën ditë radha...
Të dielën herët në mëngjes protestues propalestinezë u lar...
Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyte...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Qeve...
Sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas të Donjeckut kan...
Delegacioni i Hamasit – grupit palestinez të shpallur orga...
Në Maqedoninë e Veriut, partia më e madhe opozitare VMRO-D...
Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presi...
Zyrtarë amerikanë thonë se Izraeli informoi këtë javë zyrt...
Në universitetet amerikane në të gjithë vendin janë zhvill...
“Rreziqet ndaj demokracisë” janë bërë shqetësimi kryesor i...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se grupi ...
Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj m...
Kremlini i karakterizoi si "të rrezikshme" komentet e Sekr...
Aeroportet më të pastra ndodhen në Azi, të paktën kësh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...