Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë
Sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas të Donjeckut kan...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Qeveria e tij ka votuar në mënyrë unanime për mbylljen e zyrave lokale të transmetuesit televiziv në pronësi të Katarit, "Al Jazeera".
Netayahu e bëri publik vendimin më 5 maj përmes një postimi në "X", që më herët njihej si "Twitter". Por, detajet e ndikimit që do të ketë ky vendim ndaj "Al Jazeera"-s, nuk janë ende të qarta. Po ashtu ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi vendimi dhe nëse është i përhershëm apo i përkohshëm.
"Al Jazeera", që ka selinë qendrore në Doha të Katarit, ende nuk ka komentuar për vendimin izraelit. Por, një korrespondent i "Al Jazeera"-s në shërbimin arab tha se ky urdhër do të ndikojë tek operacionet e transmetuesit në Izrael dhe në Jerusalemin Lindor, prej ku kishte transmetuar drejtpërdrejtë programe që nga 7 tetori, kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Korrespondenti tha se vendimi i Qeverisë izraelite nuk do të ketë ndikim në operacionet e "Al Jazeera"-s në territoret palestineze.
Mediat izraelite thanë se vendimi në kabinetin qeverisës do t’i mundësojë Izraelit që të bllokojë "Al Jazeera"-n që të operojë në shtet për 45 ditë, sipas vendimit. “Qeveria ime vendosi në mënyrë unanime: kanali nxitës 'Al Jazeera' do të mbyllet në Izrael”, shkroi Netanyahu.
"Al Jazeera" ka mohuar fuqishëm se është një kanal nxitës kundër Izraelit.
Izraeli dhe "Al Jazeera" për një kohë të gjatë kanë mospajtime. Por, vendimi kërcënon rritje tensionesh me Katarin, pasi Qeveria në Doha aktualisht po luan rol kyç në përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje që do të ndalte luftën në Gazë.
"Al Jazeera" është një prej mediave të pakta ndërkombëtare që raportojnë nga Gaza që nga nisja e luftës më 7 tetor. Programet në gjuhën arabe të kësaj medie shpesh publikojnë edhe deklarata nga Hamasi dhe nga grupe të tjera militante në rajon. Kjo media ishte kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara gjatë ndërhyrjes amerikane në Irak dhe pas rrëzimit të diktatorit irakian, Saddam Hussein./ Rel
Sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas të Donjeckut kan...
Delegacioni i Hamasit – grupit palestinez të shpallur orga...
Në Maqedoninë e Veriut, partia më e madhe opozitare VMRO-D...
Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presi...
Zyrtarë amerikanë thonë se Izraeli informoi këtë javë zyrt...
Në universitetet amerikane në të gjithë vendin janë zhvill...
“Rreziqet ndaj demokracisë” janë bërë shqetësimi kryesor i...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se grupi ...
Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj m...
Kremlini i karakterizoi si "të rrezikshme" komentet e Sekr...
Aeroportet më të pastra ndodhen në Azi, të paktën kësh...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 4 maj se forcat e mbrojt...
Kush kë do të përkrahë dhe ku do të shkojnë votat në r...
Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar “fuqishëm” një sërë sulm...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë...
Mediat gjermane raportojnë se një shpërthim i madh ka ndod...
Pas muajsh negociatash, përpjekjet për armëpushim duket se...
Shtetet e Bashkuara po punojnë për një plan për lirimin e ...
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Pet...
Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ng...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...