52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Shtetet e Bashkuara po punojnë për një plan për lirimin e pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Linda Gradstein, nëse arrihet, kjo mund të ndihmojë në vendosjen e lidhjeve diplomatike mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Plani vjen mes tensioneve midis SHBA-së dhe Izraelit mbi këmbënguljen e kryeministrit Benjamin Netanyahu se ai do të sulmojë Rafahun, qytetin në skajin jugor të Rripit të Gazës.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së fundit në Izrael konfirmoi se qeveria e këtij vendi i është përgjigjur kërkesave amerikane për të rritur sasinë e ndihmave që arrijnë në Gazë. Ai megjithatë e pranoi se ka ende mosmarrëveshje midis Uashingtonit dhe Izraelit rreth synimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të sulmuar Rafahun, në skajin jugor të Gazës.
"Ne nuk do të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah, në mungesë të një plani për t'u siguruar që civilët të mos dëmtohen. Ne nuk kemi parë ende një plan të tillë. Sipas gjykimit tonë, mënyra më e mirë për t'u marrë me Hamasin nuk është përmes një operacioni të madh ushtarak në Rafah”, thotë z. Blinken.
Kryeministri Netanyahu këmbëngul se Izraeli duhet të ndërhyjë në Rafah për të goditur katër batalionet e fundit të Hamasit, ku edhe besohet se fshihet Yahya Sinwari, udhëheqësi i Hamasit në Gazë. Kjo do të shtonte trysninë për lirimin e pengjeve. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se është kundër një operacioni në Rafah nëse Izraeli nuk mund të garantojë sigurinë e më shumë se një milion civilëve të strehuar atje. “Biden thotë se Izraeli nuk duhet të shkojë në Rafah, qytet në kufirin midis Izraelit dhe Egjiptit dhe e vetmja strehë e mbetur për Hamasin. Por, kërcënimi për të shkuar në Rafah është mënyra e vetme për të bindur Yahya Sinwarin, kreun e Hamasit, të pranojë marrëveshjen për lirimin e pengjeve”, thotë Eytan Gilboa, profesor i shkencave politike në Universitetin 'Bar Ilan'.
Një armëpushim në luftën e Gazës shihet gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara si një parakusht për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Kjo marrëveshje normalizimi u pezullua me shpërthimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit, por Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje intensive për ta ringjallur atë.
“Normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite mund të ketë ndikim transformues në të gjithë Lindjen e Mesme. Kjo do të forconte aleatët e Amerikës dhe do të dobësonte armiqtë e Shteteve të Bashkuara, kryesisht Iranin dhe aleatët e tij”, thotë Jonathan Rynhold, ekspert për marrëdhëniet SHBA-Izrael në Universitetin 'Bar Ilan'.
Profesori Rynhold thotë se Izraeli do të përfitonte nga njohja e Arabisë Saudite për të zbutur qëndrimet e ashpra ndërkombëtare.
“Izraeli do të forconte shumë pozicionet e tij diplomatike dhe ushtarake. Në aspektin diplomatik kjo do ta bënte shumë më të vështirë për ata që kërkojnë të minojnë legjitimitetin e Izraelit përmes bojkotit dhe sanksioneve, nëse shteti më prestigjioz mysliman në rajon dhe ndoshta në botë, normalizon marrëdhëniet e tij me Izraelin”, thotë profesor Rynhold.
Disa njoftime në Izrael thonë se Arabia Saudite është aq e interesuar për arritjen e një pakti mbrojtës me Shtetet e Bashkuara, saqë mund ’ t'i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin edhe pa një armëpushim në Gazë./ Voa
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Pet...
Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ng...
Kur Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake në Gaza pas sul...
Shefi i "Apple", Tim Cook, u përpoq të largonte dyshim...
Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për...
Kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson (J&J) ka...
Teherani ka vendosur sanksione kundër një grupi kompan...
Nga një sulm me raketa të kryer nga Rusia më 2 maj në qyte...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti ka ...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofto...
Për 98-vjeçaren Lidiia Lomikovska, pushtimi i Ukrainës...
Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është ...
"Ne të gjithë e dimë se të gjithë kemi armë, por askush nu...
Shumica e amerikanëve besojnë se Kina e përdor rrjetin Tik...
Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën ...
Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po rrit përpjekjet pë...
Shumica e votuesve të rinj në këto zgjedhje presidenciale ...
Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ...
Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë me ak...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...