Stuhitë në SHBA/ Shënohen pesë viktima
Disa shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për m...

WINDHAM, Nju Hempshër – Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, tha të mërkurën se po i jep fund kandidimit për president përpara fillimit të votimeve paraprake brenda Partisë Republikane, me një përpjekje të fundit për t’ia mohuar ish-presidentit Donald Trump mundësinë e marrjes së emërimit si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane.
“Qëllimi im nuk ka qenë kurrë të jem thjesht një zë kundër urrejtjes dhe ndasive, si dhe të egoizmit që ka arritur partia jonë nën drejtimin e Donald Trump-it”, tha zoti Christie gjatë një takimi publik në Nju Hempshër.
“E kam thënë gjithnjë se nëse do të vinte momenti në këtë garë kur nuk do të shikoja mundësinë e arritjes së këtij qëllimi, atëherë do të largohesha. Dhe është e qartë për mua sot se nuk ekziston mundësia e marrjes së emërimit, prandaj po ndërpres sot fushatën time për president të Shteteve të Bashkuara”.

Largimi nga gara vjen si surprizë, pasi zoti Christie e kishte bazuar suksesin e fushatës së tij te zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër, të cilat mbahen pas vetëm dy javësh. Ai kishte këmbëngulur deri të martën në mbrëmje se nuk kishte ndërmend të dilte nga gara, duke vazhduar ta paraqesë veten si të vetmin kandidat me vullnetin për t’u përballur me ish-presidentin.
Por zoti Christie përballej me një realitet të vështirë. Anketimet e bëra nga CNN/UNH javën e fundit në Nju Hempshër treguan se katër në dhjetë votues të mundshëm republikanë do të votonin për zotin Trump, megjithë ngushtimin e avantazhit të tij, si dhe se tashmë një e treta e tyre mbështet kandidaten Nikki Haley.
Aleatët e zonjës Haley dhe republikanë të tjerë anti-Trump, i patën bërë thirrje zotit Christie të dilte nga gara, duke shpresuar se një pjesë e madhe e mbështetësve të tij do të kalonin në mbështetje të zonjës Haley, duke i dhënë asaj kështu një shans më të madh përballë ish-presidentit Trump, që vazhdon të jetë favoriti kryesor.

Në anketimin në Nju Hempshër, ku zoti Christie rezultoi me 12% mbështetje, tregohet se rreth dy të tretat e mbështetësve të tij do të përzgjidhnin zonjën Haley si kandidaten e dytë më të preferuar.
Zoti Christie pati hyrë në garë si kritiku më i ashpër i ish-presidentit Trump. Ai i paralajmëroi votuesit të mos ia japin emërimin një kandidati ndaj të cilit janë ngritur katër padi penale dhe i cili edhe mund të dënohet deri në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Ai gjithashtu tha se zoti Trump do të humbiste përballë presidentit Joe Biden, që duket se do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokrate.
Megjithëse mesazhi i tij anti-Trump tërhoqi vëmendje mediatike dhe ndihmoi për kontributet financiare për fushatën e tij dhe ai vazhdoi në garë për shumë më gjatë se ç’pritej, për zotin Christie kishte nivel të lartë mosmiratimi në radhët e anëtarëve të partisë që vazhdojnë të tregojnë mbështetje ndaj zotit Trump./ VOA
Disa shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi të mërkurë...
Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar s...
Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtr...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Ekuado...
Më shumë se 14.6 milionë ukrainas brenda vendit – apo rret...
Udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thotë...
Shtetet e Bashkuara dhe Kina u dhanë fund bisedimeve ushta...
Ndërsa zoti Donald Trump ishte i pranishëm në sallën e gjy...
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri t...
Një program i drejtpërdrejtë televiziv në Ekuador u ndërpr...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar 13 pers...
Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i ...
Viti 2023 është cilësuar si viti më i ngrohtë i regjis...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e hënë në në n...
Emmanuel Macron e ka emëruar Gabriel Attal-in kryemini...
Këtë të hënë nisi java e protestave të bujqve gjermanë, du...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje...
Bad Ischl, një qytet në rajonin austriak të Salzkammer...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...