Ngjarja në Ekuador/ Banda plagos 2 punonjës në një studio televizive
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Ekuado...

Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtrënguese shtesë për të reduktuar barrën mbi buxhetin federal për vitin 2024. Projektligji për financimin e buxhetit, ndër të tjera, përfshin uljen e diskutueshme të subvencioneve të naftës për fermerët, taksat më të larta për trafikun ajror dhe sanksione më të rrepta në fushën e ndihmës sociale për të papunët.
Këto masa kursimi janë të nevojshme sepse, sipas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, qeveria duhet të kompensojë një mungesë financiare prej rreth 30 miliardë eurosh në buxhetin bazë, si dhe në fondin e klimës dhe transformimit.
Pavarësisht protestave, hiqen subvencionet për naftën për fermerët
Nga maji do të rriten taksat për biletat e fluturimeve me avion. Në varësi të destinacionit përfundimtar të udhëtimit, biletat duhet të rriten me pothuajse një të pestën - në 15,53 deri në 70,83 euro për pasagjer. Taksa e biletës do të paguhet për të gjithë pasagjerët që nisen nga aeroportet gjermane. Tarifat shtesë do të duhet të paguhen nga kompanitë ajrore, por ato do të mund t'ua kalojnë këto taksa pasagjerëve. Nisur nga kjo, qeveria në Berlin këtë vit pret të ardhura shtesë prej rreth 400 milionë eurosh.
Qeveria i qëndroi vendimit edhe për uljen shumë të diskutueshme të subvencioneve në sektorin e bujqësisë – pavarësisht protestave të fermerëve. Po flasim për heqjen graduale të stimujve tatimorë për naftën. "Është një kontribut i veçantë për uljen e subvencioneve që dëmtojnë klimën”, thuhet në projektin e qeverisë. Deri më tani fermerët kanë mundur të marrin një rimbursim të pjesshëm të taksës së energjisë për naftën, me kompensim prej 21,48 cent për litër.
Koalicioni qeverisës gjerman në fakt fillimisht planifikonte të shkurtonte menjëherë dhe plotësisht këtë ndihmë, e cila jepet që nga viti 1951. Fermerëve dhe kompanive të prekura në sektorin agrar tani u është dhënë më shumë kohë për t'u përshtatur. Këtë vit, shkalla e subvencioneve do të ulet me 40 për qind, ndërsa në vitin 2025 dhe 2026 me 30 për qind shtesë. Nga viti 2026, këto subvencione nuk duhet të ekzistojnë më.
Drita jeshile për shkurtimin e ndihmave sociale
Kabineti dha dritën jeshile edhe për shkurtimin e planifikuar të ndihmës sociale për të papunët, të ashtuquajturin "Bürgergeld”. Në të ardhmen, zyrat e punësimit (Jobcenter)do të mund të anulojnë plotësisht për dy muaj, ndihmat për personat e papunë që refuzojnë me këmbëngulje punët e ofruara.
Pritet që kjo rregullore të sjellë kursime prej rreth 170 milionë euro në vit – 150 milionë për qeverinë federale dhe 20 milionë për komunat. Në të njëjtën kohë, ndihma e dhënë për banim dhe ngrohje nuk duhet të hiqet.
Përveç kësaj, do të hiqet edhe i ashtuquajturi bonusi i ndihmës sociale prej 75 eurosh në muaj, i cili është futur për trajnimin e mëtejshëm të të papunëve. Pritet që kjo të sjellë kursime shtesë prej 100 milionë eurosh. Trajnimet që synojnë marrjen e diplomës profesionale do të vazhdojnë të mbështeten me 150 euro në muaj.
Vendimi për buxhetin ndoshta në janar
Pasi qeveria mori një vendim për masat shtrënguese, parlamenti gjerman është tani në lëvizje. Qeveria pret që buxheti fillimisht të miratohet në janar në Bundestag dhe më pas në seancën e 2 shkurtit në Bundesrat. Deri atëherë në fuqi është i ashtuquajturi Menaxhimi i përkohshëm i buxhetit./DW
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Ekuado...
Më shumë se 14.6 milionë ukrainas brenda vendit – apo rret...
Udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thotë...
Shtetet e Bashkuara dhe Kina u dhanë fund bisedimeve ushta...
Ndërsa zoti Donald Trump ishte i pranishëm në sallën e gjy...
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri t...
Një program i drejtpërdrejtë televiziv në Ekuador u ndërpr...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar 13 pers...
Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i ...
Viti 2023 është cilësuar si viti më i ngrohtë i regjis...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e hënë në në n...
Emmanuel Macron e ka emëruar Gabriel Attal-in kryemini...
Këtë të hënë nisi java e protestave të bujqve gjermanë, du...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje...
Bad Ischl, një qytet në rajonin austriak të Salzkammer...
Koreja e Jugut e ka kaluar një ligj të ri, i cili synon që...
Këtë të hënë (08.01.2024) nisi java e protestave të bujqve...
Bashkimi Evropian (BE) i ka hedhur poshtë të hënën pretend...
Një ngjarje horror është zbardhur në Greqi. Është gjendur ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...