VIDEO-Të maskuar dhe të armatosur/ Një grup mafioz ndërpret emisionin live
Një program i drejtpërdrejtë televiziv në Ekuador u ndërpr...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit që të ndërmarrë hapa më të mëdhenj për të mbrojtur civilët, për të lejuar dërgimin e më shumë ndihme në Gazë dhe të punojë me udhëheqësit e moderuar palestinezë. Ai gjatë vizitës në Izrael më 9 janar tha se shtetet rajonale do të investojnë në rindërtimin e Gazës vetëm nëse do të ketë “një rrugë që do të çojë drejt një shteti palestinez”.
Ai tha se ishte “i qartë” se palestinezët duhet t’iu mundësohet të kthehen në shtëpitë e tyre “sapo të krijohen kushtet”, duke shtuar se SHBA-ja refuzon çdo propozim që parasheh vendosjen e tyre jashtë territorit të Gazës, një gjë të cilën anëtarët e krahut të djathtë të koalicionit qeverisës në Izrael kanë kërkuar.
Përderisa Blinken vizitoi Izraelin, ushtria e këtij shteti vazhdoi me ofensivën e saj në Gazë, përfshirë edhe kryerjen e bombardimeve të ashpra në territorin me 2.3 milionë banorë.
Lufta u nxit pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.
Blinken tha se ka marrë premtim nga katër shtetet arabe dhe Turqia që do të ndihmojnë në rindërtimin e Gazës pas luftës. Por, këto shtete dëshirojnë që luftimet të ndalen në Gazë dhe të ndërmerren hapa konkretë për krijimin eventual të një shteti palestinez, diçka që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do të lejojë që të ndodhë.
“Izraeli duhet të ndalet së ndërmarri hapa që minojnë aftësinë e palestinezëve që të qeverisin me veten në mënyrë efektive”, tha Blinken gjatë një konference për media të martën, pasi u takua me liderët izraelitë.
“Izraeli duhet të jetë një partner i udhëheqësve palestinezë, të cilët kanë vullnet të udhëheqin popullin e tyre dhe të jetojnë krah për krah në paqe me Izraelin”, shtoi ai.
Sipas kryediplomatit amerikan, dhuna e kolonëve, zgjerimi i vendbanimeve, shembjet e shtëpive dhe dëbimet e palestinezëve nga shtëpitë e tyre “e bëjnë më të vështirë, jo më lehtë, për Izraelin që të arrijë paqe të qëndrueshme dhe siguri”.
Pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme tokësore, ajrore dhe detare në Gazë duke vrarë mbi 23.000 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë./ Rel
Një program i drejtpërdrejtë televiziv në Ekuador u ndërpr...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar 13 pers...
Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i ...
Viti 2023 është cilësuar si viti më i ngrohtë i regjis...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e hënë në në n...
Emmanuel Macron e ka emëruar Gabriel Attal-in kryemini...
Këtë të hënë nisi java e protestave të bujqve gjermanë, du...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje...
Bad Ischl, një qytet në rajonin austriak të Salzkammer...
Koreja e Jugut e ka kaluar një ligj të ri, i cili synon që...
Këtë të hënë (08.01.2024) nisi java e protestave të bujqve...
Bashkimi Evropian (BE) i ka hedhur poshtë të hënën pretend...
Një ngjarje horror është zbardhur në Greqi. Është gjendur ...
Izraeli ka vazhduar ofensivën ushtarake në Gazë ndërsa dës...
Kryeministrja e Francës Élisabeth Borne do të largohet...
Franca dëshiron të ndërtojë tetë termocentrale të reja bër...
Ministria e Jashtme e Spanjës tha të hënën se qytetarët ko...
Pavarësisht reduktimit të numrit të tyre, kabinat e kuqe t...
Udhëheqës të lartë të administratës së Presidentit Biden, ...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se në takimet me zy...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...