Apeli skeptik mbi imunitetin e presidentit Trump
Ndërsa zoti Donald Trump ishte i pranishëm në sallën e gjy...

Shtetet e Bashkuara dhe Kina u dhanë fund bisedimeve ushtarake dyditore në Uashington të martën, njoftoi Pentagoni. Ky është angazhimi më i fundit midis dy vendeve që kur ranë dakord për të ringjallur komunikimet mes dy ushtrive.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord në fund të vitit të kaluar për të rifilluar angazhimin që ishte ndërprerë nga Pekini pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin në gusht të vitit 2022.
Michael Chase, zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes për Kinën, Tajvanin dhe Mongolinë, u takua me gjeneralmajorin e Kinës, Song Yanchao, zëvendësdrejtor i zyrës së komisionit qendror ushtarak për bashkëpunimin ndërkombëtar ushtarak, njoftoi Pentagoni. Takimi shënon bisedimet e 17 Kinë-SHBA për koordinimin e politikës së mbrojtjes.
“Dy palët diskutuan marrëdhëniet SHBA-Kinë në fushën e mbrojtjes. Dr. Chase theksoi rëndësinë e mbajtjes hapur të rrugëve të komunikimit mes dy ushtrive në mënyrë që të parandalohet që konkurrenca të tjetërsohet në konflikt”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali Charles Q. Brown, zhvilloi muajin e kaluar një bisedë virtuale me homologun e tij kinez, Gjeneralin Liu Zhenli.
Zyrtarët e Pentagonit thonë se komunikimi midis dy ushtrive është thelbësor për të parandaluar një kalkulim të gabuar që të tjetërsohet në konflikt.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se edhe pas rivendosjes së disa komunikimeve ushtarake, do të duhet kohë për krijimin e një dialogu funksional mes dy palëve.
Uashingtoni dhe Pekini kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, që nga e ardhmja e Tajvanit të vetëqeverisur në mënyrë demokratike e deri tek pretendimet territoriale në Detin e Kinës Jugore.
Marrëdhëniet diplomatike janë ende duke u përmirësuar pasi SHBA-të rrëzuan shkurtin e kaluar një balonë kineze të dyshuar për spiunazh.
Këtë fundjavë, Tajvani do të zhvillojë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare mes tensioneve me Kinën, e cila ka pretendime territoriale ndaj ishullit pavarësisht kundërshtimeve të forta nga qeveria tajvaneze./ VOA
Ndërsa zoti Donald Trump ishte i pranishëm në sallën e gjy...
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri t...
Një program i drejtpërdrejtë televiziv në Ekuador u ndërpr...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar 13 pers...
Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i ...
Viti 2023 është cilësuar si viti më i ngrohtë i regjis...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e hënë në në n...
Emmanuel Macron e ka emëruar Gabriel Attal-in kryemini...
Këtë të hënë nisi java e protestave të bujqve gjermanë, du...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje...
Bad Ischl, një qytet në rajonin austriak të Salzkammer...
Koreja e Jugut e ka kaluar një ligj të ri, i cili synon që...
Këtë të hënë (08.01.2024) nisi java e protestave të bujqve...
Bashkimi Evropian (BE) i ka hedhur poshtë të hënën pretend...
Një ngjarje horror është zbardhur në Greqi. Është gjendur ...
Izraeli ka vazhduar ofensivën ushtarake në Gazë ndërsa dës...
Kryeministrja e Francës Élisabeth Borne do të largohet...
Franca dëshiron të ndërtojë tetë termocentrale të reja bër...
Ministria e Jashtme e Spanjës tha të hënën se qytetarët ko...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...