Shpërthen inceneratori/ Plagosen tre persona
Disa shpërthime të forta u dëgjuan rreth orës 16:30 në inc...

Shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, tha se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, gjatë takimit në Bruksel më 22 janar, u pajtuan se tani nuk është koha për të reduktuar ndihmën për Ukrainën.
“Përkundrazi, ne duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt sa i përket burimeve financiare, pajisjeve ushtarake, trajnimeve ushtarake dhe gjithë mbrojtjen që i duhet Ukrainës. Ne do të vazhdojmë të punojmë që të projektojmë këtë ndihmë”, tha Borrell gjatë konferencës për media pas takimit.
Ai po ashtu njoftoi se planifikon të vizitojë Ukrainën në javën e dytë të shkurtit, por nuk dha një datë specifike për vizitën e tij, apo se me kë planifikon të takohet.
Në agjendën e takimit të parë të këtij vitit të ministrave të Jashtëm të BE-së u përfshin luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Mbrojtja e Ukrainës kundër pushtimit të nisur nga Rusia vazhdon të jetë prioritet për BE-në, tha Borrell para takimit në Bruksel, duke shtuar se konfliktet në Lindjen e Mesme nuk do të shpërqendrojnë bllokun.
Ukraina “është pika e parë në agjendë”, tha Borrell para takimit. “Fakti që ne jemi të përfshirë për të kërkuar një zgjidhje për Lindjen e Mesme nuk nënkupton që ne nuk do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se shteti i tij po mbështetet në hapa të shpejtë gjatë çerekut të parë të këtij viti sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Ai po ashtu i bëri thirrje bllokut që të rrisë furnizimet me armë dhe të miratojë programin për mbështetje afatgjate për Kievin.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – ka qenë në fokus të Brukselit që kur nisi lufta më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit.
Përderisa BE-ja ka thënë se Ukraina vazhdon të jetë prioritet, disa shtete anëtare kanë bërë deklarata muajve të fundit, duke ngritur pyetje nëse një mbështetje e tillë duhet të vazhdojë. Para takimit në Bruksel, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, kritikoi “partinë proluftës në Bruksel” se po kërkon që t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 5 miliardë dollarësh.
Ndërkaq, Sllovakia ka paralajmëruar se do të vendosë veto nëse Ukraina vendos t’i bashkohet NATO-s, sepse sipas kryeministrit të këtij shteti, Robert Fico, anëtarësimi në aleancën ushtarake perëndimore të Kievit do të nënkuptonte “asgjë tjetër përpos bazë për Luftën e Tretë Botërore”./ Rel
Disa shpërthime të forta u dëgjuan rreth orës 16:30 në inc...
Një person që endej rrugëve të Stambollit ka plagosur ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shënoi Ditën ...
Një rekord prej 22 tonësh kokainë u kap gjatë një operacio...
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë njoftuar për sanksio...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thumboi presidenti...
Kombet e Bashkuara do të kërkojnë të hënën nga Moska që të...
Australia e ka shfuqizuar skemën e të ashtuquajturave “viz...
Presidenti polak, Andrzej Duda e ka kritikuar Komisionin E...
Kandidati republikan për president Ron DeSantis, i cili di...
Autoritetet në Zambia thonë se tregtia ndërmjet vendit të ...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley dhe ish...
Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë ...
25 persona u vranë dhe 20 u plagosën pasi forcat ukrainase...
Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se numri i vi...
Baza ushtarake Ain al-Assad në provincën Al-Anbar në Irak ...
Një shpërthim ka ndodhur në një terminal të eksportit ...
Të afërmit e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e...
Sulmet me raketa në Siri, Liban, Irak dhe Jemen të sht...
Dhjetëra mijëra njerëz kanë ndalë të shtunën nëpër rru...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...